Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E enjte, 22-12-2011

“TË GJITHA INTRIGAT E ISLAMIT”

INTERVISTA/ Rrëfimi i ish-ministrit të PS-së dhe ish-anëtarit të kryesisë së LSI-së “TË GJITHA INTRIGAT E ISLAMIT” Sabit Brokaj: Kurthet në selinë rozë Pse ishte i vonuar çrregjistrimi nga partia, çfarë pune antiparti bëri brenda dhe jashtë vendit kundër Ramës dhe pse nuk donte afrimin e Metës me socialistët Lajmi Ish-anëtari i kryesisë së PS, deputet në të gjitha legjislaturat dhe një ndër ministrat e qeverisjes socialiste, Brokaj ka hedhur akuza të forta ndaj deputetit të sapo çrregjistruar Islami se ka punuar kundër PS por dhe kundër koalicionit të kësaj partie me LSI ■■ TIRANE JAKIN MARENA Ish-anëtari i kryesisë së PS, njëherësh ish-ministër i Mbrojtjes në qeverisjen socialiste, Sabit Brokaj vlerëson se çrregjistrimi i deputetit Kastriot Islami nga grupi parlamentar i PS është bërë ndoshta shumë vonë, pasi kishte kohë që ai ecte në drejtim të kundërt me projektin dhe strategjinë e PS. Brokaj nuk ka munguar ta cilësojë Islamin si intrigantin më të madh të Partisë Socialiste, punë me të cilin është marrë që në themelimin e saj, duke sjellë “viktima” në radhët e partisë më të madhe të opozitës, por dhe konflikte gjatë kohës që ka qenë në pushtet si dhe pakësuar shanset e saj për koalicione dhe arritjen e një solidariteti politik brenda vetë Partisë Socialiste dhe të majtës shqiptare. “Mendoj që u realizua një aspekt formal, pasi Islami kishte shumë kohë që nuk transmetonte asgjë në drejtim të PS. Përkundrazi punonte në drejtim të kundërt me PS, duke i sjellë mjaft dëme kësaj partie”, është shprehur Brokaj në... vijon në faqen 4
Sabit Brokaj Kastriot Islami Meta Bumçi Tiranë

Autocensura Pëdëiste

Një kafe me Berishën NGA ANILA BASHA Ky vit po mbyllet si një vit i komunikimit shumë të veçantë mes meje dhe kryeministrit të vendit tim. Padashje, me nota humori nga ato që kohët e fundit di t’i bëjë vetëm doktori. Ja, më thanë, se në një mbledhje qeverie, rreth dy javë më parë, pat deklaruar se Helena Kadare e ka marrë më kot çmimin për shkrimtaren më të mirë. Dhe po të mos ishte mbyll Panairi, kryeministri çmimin do ia jepte Anila Bashës, si botueses më të mirë (duke e pasur fjalën për botimin e poezisë erotike të ministrit Olldashi). E gjendur në pozita të tilla dialogu të vazhdueshëm, u nisa dje për të pirë një kafe me kryeministrin. Unë - Zoti kryeministër, keni kohë besoj... Ai - Eja Anila, eja. Kur do e boto sh dokumentin e radhës? Unë - Zoti Kryeministër, shqiptarja.com gjithmonë do të botojë dokumente, se ne, me lajme, aktivë kemi qenë gjithë këtë kohë. Por sot, meqë jemi dhe në prag festash dhe si gjithmonë ju nuk mungoni të falenderoni mediat për kontributin e tyre gjatë një viti, po ndalem te diçka tjetër që më bëri përshtypje. Këto dy ditët e fundit ka pasur dy aktivitete të rëndësishme gazetareske: ishte promovimi i librit të Fevziut, një ceremoni e ngrohtë te Galeria e Arteve. Nuk mbeti ministër e kryeministër, drejtorë e deputetë, nga Shqipëria e Kosova, pa ardhur në atë aktivitet. Dhe mirë e bënë. Do thoni ju, ç’punë kam unë si kryeministër? Kisha një ftesë, dhe shkova. Po, po, dakord, jam unë... ...një PD demokratike, e hapur, luajale, me vizion, kreative, energjike, hiperenerg jike sikurse ju, nuk mund të ketë këtë frymë vetëcensurimi vijon në faqen 3
Anila Basha Helena Kadare Olldashi Fevziut Arben Rrozhani Shqipëri Kosovë Galeria E Arteve

INSTAT, zhduken 363.259 shqiptarë

CENSUS 2011 Paradoksi: në 2010 u raportuan 3.194.972 banorë, sot raportohen 2.9 milionë INSTAT, zhduken 363.259 shqiptarë ARBEN RROZHANI Popullsia e Shqipërisë është zvogëluar me 7.7 për qind brenda 10 viteve të fundit, sipas rezultateve paraprake të publikuara nga INSTAT për Censusin 2011. Instituti i Statistikave të Shqipërisë publikoi dje të dhënat paraprake të mbledhura nga 15 mijë... vijon në faqen 2
Arben Rrozhani Shqipëri

NERANXI

....gjithmonë një hap përpara... Patatina Nachos dhe Meksikane shoqëruar me salcat dhe djathin përkatës Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km 7, Yrshek Tiranë; Tel: 042 406 500; 042 406 501; Fax 042 406 502; e-mail: neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com
Tiranë Durrës Yrshek