PERGJIMET E DROGËS
Mafozët shqiptarë, vëllezërve Primiceri: “Mos guxoni të na e fusni, ju heqim qafe”
EKSKLUZIVE Historia e bandës italo-shqiptare që transportoi drogën me tragetin e linjës Vlorë-Brindizi
Bamir Topi: Pas presidencës rikthim në politikë me partinë e re
Faqe 7
Shantazh të fejuarës: 8 mln lekë, ose të nxorra videon porno
Erion Veliaj: Topi në politikë rifillon konkurrenca qytetare
Faqe 4
Lajmi
Rrjeti i drogës mes djemve të Vlorës dhe klanit të arrestuar tashmë në Itali, Primiceri, zbardhet dhe dokumentohet nga përgjimet e prokurorisë italiane. Në datën 17 prill 2009, Luigi Primiceri, merret peng nga dy shqiptarë Erjon Sadiq dhe Kaflija Nurce. Shqiptarët nuk lironin italianin derisa të bëhej dorëzimi i 184 kileve marijuanë
Nënparkimi te sheshi Italia
Faqe 11 Në foto: Faksimile e draftit për dhënien me koncesion të sheshit “Italia” dhe Kryetari i Bashkisë Lul Basha Lulëzim Basha firmos pa asnjë ndryshim projektin e Ramës NGA ESMERALDA KETA
Editorial
NGA FRIDA DIBRA Jetojmë në Tiranë Shpesh dëgjojmë apo lexojmë për shtypjen nga më të ndryshmet të dhëna nga vizitorët e huaj për Tiranën, po si ndihemi ne që jetojmë në këtë qytet? Si ndihen banorët e thjeshtë të këtij qyteti? Ndoshta shumica e njerëzve, të cilët përbëjnë shpirtin e tij, nuk e dinë rëndësinë e arkitektët dhe planifikimit urban luajnë në jetën e tyre. Ne përballemi përditë me qytetin tonë. Shpesh e gjejmë njëri-tjetrin, duke shprehur pakënaqësi për ca objekte që s'dokush nga ne, pa qenë nevoja të jemi të gjithë arkitektë, e kupton se nuk janë në vendin e duhur. Nuk ka ditë që të mos jemi të detyruar të kalojmë në sheshin Skënderbej, të cilin herë e gjejmë me një fytyrë e herë me një tjetër, por për herë ka diçka, që na nxit të largohemi prej tij. Ndërsa na duhet të kalojmë në rrugët e Tiranës, diku gjendemi në një shesh, të cilit nuk i kuptojmë ku i fillon apo ku i mbaron konturi. Dhe ky mund të jetë një ndër tre a katër sheshet e vetme të kryeqytetit tonë. Menjëherë pas ndërtesave të ulëta, të cilat kanë konturuar sheshin, ngrihen disa ndërtesa banimi kolektiv shumëkatëshe, duke shpërqendruar vëmendjen dhe duke shndërruar sheshin në të mjerë. Në shumë zona qyteti na shfaqet kontradiktor. Duke u larguar nga bulevardi i gjerë, i cili i mirëpret të gjithë, qyteti fsheh në brendësinë e tij, një botë tjetër me rrugica të shtrëmbëra e të ngushta, në të cilat makinë shpesh preferon të mos hysh. Dhe për ta mbyllur këtë shëtitje të çuditshme me një kafe në zonat e shtrenjta të qytetit, pasi ngrijmë nga një pjesë e mirë e tyre, me mirë të mos shohim lart në godinat e pasuvatuara dhe me rroba shumëngjyrëshe që varen në ballkonet e familjarëve apo një tufë e frikshme me tela të ngatërruar me njëri-tjetrin. ...na duhet të kalojmë në rrugët e Tiranës, diku gjendemi në një shesh, të cilit nuk i kuptojmë ku i fillon apo ku i mbaron konturi...
Minoriteti, asnjë grek në Himarë dhe Korçë
Dr. SONILA BOÇI Regjistrimi i vitit 1945 ishte regjistrimi i katërt i kryer nga shteti shqiptar gjatë historisë së tij. Duke mos llogaritur regjistrimet e pjesshme të popullsisë të kryera gjatë Luftës së Parë Botërore nga austriakët, popullsia shqiptare ishte regjistruar në... vijon në faqen 8
TIRANE
ARBEN ROZHANI Karabinierët italianë, në mes të shtatorit 2011, prangosën 25 persona, mes të cilëve 8 shqiptarë, të cilët akuzohen për trafikim hashashi, heroine dhe kokaine nga Shqipëria në Itali. Drejtuesit ishin Salvatore, Ezio dhe Osvaldo Primiceri, që prej marsit 2008, operonin me kompaninë “Transporti Primiceri Vlora”, të krijuar në Shqipëri, që zotëronte tragetin e linjës Vlorë-Brindizi “Veronica Line” dhe biznese në Itali. Pas arrestimit të Leçe të vëllezërve Primiceri, të akuzuar për drejtimin e organizatës së narko-trafikut, u sekuestruan edhe 7 kompani që zotëronin. Sipas hetimeve të kryera në Itali, transporti i pasagjerëve ishte mbulesë për trafikimin e drogës, që kalohej nga Vlora për në Itali dhe drejt kriminal italian ka trafikuar rreth 300 kilogramë marijuanë dhe 19 kokainë. Droga fshihej në goma automjetesh që shkonin në Itali dhe hetimet nisën pas kapjes së rreth 300 kilogramë kanabis në disa operacione të ndryshme, kur u prangosën edhe 11 shtetas shqiptarë... vijon në faqen 3
Nesër FALAS bashkë me gazetën kalendari 2012
Faqe 7
SPECIALE
Faqe 14 Horoskopi 2012, çfarë parashikojnë yjet Dashuria, puna, shëndeti dhe paratë vitin që vjen
Tani jemi edhe online
www.shqiptarja.com
DOKUMENTET
Në 1945 në Shqipëri u regjistruan vetëm 31560 greqishtfolës në Gjirokastër
NERANXI
1991 ... gjithmonë një hap përpara... Lëndë të para për restorante, piceri, kreperi dhe fast food.