Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E premte, 30-12-2011

META: DO I KISHA VRARË DHE UNË

Viktimat e 21 janarit, kreu i LSI pro Berishës. Topi: Episode të pakëndëshme Kreu i shtetit dhe ish-zv.kryeministri komentojnë ngjarjen kulmore me katër të vrarë Lajmi Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” komentoi zhvillimet më të rëndësishme në Shqipëri në vitin 2011, raportet e tij të vështira me shumicën qeverisëse dhe idenë për të krijuar një forcë të re politike pas mbarimit të mandatit si kryetar shteti TIRANE ARMAND MERO Do të doja ta nisja me një pyetje që përmbledh zhvillimet që ka pasur 2011-ta, një vit i vështirë politikisht, por duket se këto javët e fundit ka një marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës, të paktën për disa çështje. A mund të themi se ajo që kemi kaluar këto dy vite të fundit është lënë pas shpine, apo ngërçi politik është tejkaluar? Unë ndaj të njëjtin mendim me ju që viti 2011 u karakterizua nga episode absolutisht të pakëndëshme, që u shkaktuan, sipas meje, nga mungesa e komunikimit politik, nga konfliktualiteti politik, dhe ajo mungesë bashkëpunimi, që nuk është e natyrshme në një vend demokratik. Unë gjithmonë kam shpresuar, dhe tek e fundit, e shohim të realizuar, që ka një riposedtje të komunikimit, të dialogut. Çështja e produktit është sërish çështje e vullnetit të forcave politike parlamentare. Fakti që... vijon në faqen 2 Në foto: Momenti i vrasjes së demonstruesve përballë kryeministrisë në 21 janar 2011
Meta Bamir Topi Berisha Armand Mero Shqipëri Tiranë

Nga Fatosi te Ora News

Editorial NGA ANILA BASHA Nga Fatosi te Ora News Dhe nuk kishte ndonjë dyshim. Ky është viti i gazetarëve. I shpallur i tillë nga të tjerë, jo nga shqiptarët. Por duket se për Shqipërinë, kishte jo pak kuptim. Le ti marrim gjërat me radhë. E kush mund të flasë sot më shumë sesa gazetari Fatos Mahmutaj. Sot endet në azil politik në rrugët e Belgjikës, por në 21 janar, atëherë kur mendonim se demokracia ishte më e fortë se kurrë në Shqipëri, atëherë kur mendonim se shtypi dhe media ishin duke hyrë në rrugën e tyre të profesionalizmit të madh, ndodhi gjëma. Gazetari Mahmutaj qëndroi në protestë, kur plumbat i fërshëllyen shumë afër veshit. Pa dikë të binte në tokë, por nuk e kuptoi asfare, se plumbi që përçoi kokën e një prej të vrarëve nga Garda e Republikës në 21 janar, kishte përçuar në të njëjtën kohë dhe dorën e tij, kur mbante telefonin celular në vesh, për të raportuar apo thënë atë që po shihte me sytë e tij. Ai është një dëshmitar i plumbave të 21 janarit dhe me profesionalizmin, kurajon e një gazetari që e ka menduar jetën e vet edhe në një fije të perit, nuk mori, nuk u tërhoq, përkundrazi, tha gjithçka që dinte e pa atë ditë. Tha, se nga i vinin plumbat, dhe për më tepër, ai plumb, jo qorr që mund t’i kishte marrë dhe jetën. Ndoshta do të duhej që Fatosi ta merrte çmimin e gazetarit kurajoz të këtij viti. Por, një koleg i tij, Artan Hoxha, që po me aq profesionalizëm nxorri në TV News24, pamjet e tmerrshme të protestës vrastare atë ditë të 21 janarit. Artan Hoxha dhe operatori i tij që kurrë s’ka dashur t’i përmendet emri, të... vijon në faqen 8 Dikush po mendon se jam duke bërë “qokën” e radhës? Kjo, në gjithë klasifikimin e ngjarjeve të këtij viti mediatik, rëndësi ka.
Anila Basha Fatos Mahmutaj Artan Hoxha Shqipëri Belgjikë

Ahmet Zogu, nuk shkruante shqip?

HAZIS GJERGJI Me rastin e 80-vjetorit të shpalljes “së Ahmet bej Zogut “mbret i shqiptarëve”, një shtëpi anonime botuese hodhi në tregun shqiptar një libër voluminoz me 721 faqe të formatit të madh, të autorit Hysen Selmani, me një titull të çuditshëm: “Nga notimet e Zogut I mbretit të... vijon në faqen 12-13
Ahmet Zogu Hazis Gjergji Hysen Selmani Shqiptar

Ndryshimi i sistemit zgjedhor të vegjlit kundër Wolfarth

Faqe 4 Vendimi I bashkisë, Pedonalja do të kthehet në treg Faqe 5
Wolfarth

Qeveria merr sërish borxh shtrenjtohen këstet në lekë

Faqe 7 Kardiologjia dhe Pediatria pa ilaçe, pacientët te privati Faqe 11

VAZHDON SPECIALE

Faqe 14 Horoskopi 2012, shenjat e Ujori dhe Peshqit Dashuria, puna, shëndeti dhe paratë vitin që vjen

FAKTET E KOHËS

Dokumentet brenda dhe jashtë vendit për shkollimin e mbretit dhe nëse e njihte gramatikën

NERANXI

... gjithmonë një hap përpara... Patatina Nachos dhe Meksikane Shoqëruar me salcat dhe djathin përkatës Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km. 7, Yrshek Tiranë. Tel: 042 406 500; 042 406 501; Fax 042 406 502; e-mail: neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com
Tiranë Durrës Yrshek

[SHQIPTARJA.com]

ju uron Gëzuar Vitin e Ri Kthehemi pas 4 ditësh në treg