Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E shtunë, 7-01-2012

192 TELEFONATAT E METES

Kreu i LSI kërkesë Kuvendit: Dua qelinë më të errët, më pa drita, më me lagështirë PRETENCA / Prokuroria kërkon dy vjet burg dhe 10 milionë lekë gjobë për ish-zv.kryeministrin
Ilir Meta

Lajmi

Akuza në pretencën e djeshme ndaj ish-kryeministrit Ilir Meta, ka zbardhur komunikimin e dendur të tij telefonik me biznesmenin Bekim Halilaj, pikërisht në periudhën e zhvillimit dhe bllokimit të ankandit të naftës bruto, nga ARMO. Plot 192 herë kanë komunikuar ata të dy, ndërkohë që Halilaj me ish ministrin Prifti, vetëm 13 herë. ■■■ TIRANË POLI HOXHA Prokuroria ka vlerësuar, si “të pabesueshme dëshminë e Agim Rapajt dhe Bekim Halilajt”, dy personave, që përmenden në video. Për të argumentuar këtë fakt përfaqësuesi i akuzës paraqiti, si prove tabulatet telefonike të tyre. “Vetëm gjatë vitit 2010, kohë që është diskutuar për ankandin e naftës në ARMO, Bekim Halilaj, ka komunikuar në telefon me Ilir Metën 192 herë dhe 13 herë me Dritan Priftin. Kjo hedh poshtë deklarimet e Halilajt se ai ka pasur më shumë mik Dritan Priftin sesa Ilir Metën”, tha prokurori. Gjithashtu, përfaqësuesi i akuzës Sheshi, u përpoq ti argumentonte Kolegjit Penal, se pikërisht ditën që ishte kryer video-përgjimi, përpara orës së incizimit dhe pas tij, deri në orën 24:00 të mesnatë, Halilaj ka komunikuar intensivisht me Ilir Metën, por dhe Dritan Priftin, gjithmonë për çështjen e ankandit të naftës bruto të bllokuar nga ARMO... vijon në faqen 2
Ilir Meta Dritan Prifti Agim Rapaj Sheshi Poli Hoxha Tiranë

Korçë, rrënohet shtëpia e fotografit të Pavarësisë, Petro Dhimitri

Monumentet Faqe 12-13 Korçë, rrënohet shtëpia e fotografit të Pavarësisë, Petro Dhimitri NGA NIKO KOTHERJA
Gëzim Alpion Max Weber Korçë

Monarkizimi i politikës në shtetin njëshekullor

Editorial NGA DR. GËZIM ALPION Monarkizimi i politikës në shtetin njëshekullor 2012-ta është një vit i veçantë për shqiptarët dhe veçanërisht për politikanët. Unë i përgëzoj politikanët e ndershëm për çfarë kanë arritur qê kur filluan aktivitetin politik në fillim të viteve 1990-të të motivuar nga qëllime idealiste për t’i shërbyer vendit në një moment kritik. Për fat të keq, një pjesë e mirë e politikanëve shqiptarë që nga viti 1912 i përkasin asaj kategorie që Max Weber i konsideron si udhëheqës ‘diletantë’ e ‘diktatorë rrugësh’ të cilët vuajnë nga mekati politik i kotësisë. Në këtë kallëp futen edhe politikanët të cilëve, po sipas Weber, u mungon ndjenja e përgjegjësisë dhe integriteti intelektual. Sjellja e disa politikanëve në njëzet vitet e fundit ka qenë në të shumtën e rasteve e një natyre bajraktare. Urojmë që politikanët ta kuptojnë se sa e rëndësishme është që gjatë këtij viti jubilar të përparësojnë Shqipërinë dhe jo partite që kanë themeluar apo trashëguar. Ky do të jetë një ndryshim shpresëdhënës në një kohë kur politika shqiptare ngelet thellësisht përcarëse dhe është shndërruar në ‘epsh për të qëndruar apo ardhur në pushtet me çdo kusht’. Sjellja e disa politikanëve në njëzet vitet e fundit ka qenë të shumtën e rasteve e një natyre bajraktare. Disa drejtuese të politikës shqiptare ka kohë që sillen sa despotët e botës arabe nga fundi i sundimit të tyre. Është e qartë se do të nxjerrin mësimet e duhura sa s’është vonë. Kur studioja në Kajro kujtoj që miqtë e mi Egjiptianë shpesh ktheheshin të rrallë në kampusin e universitetit sepse demonstronin kundër regjimit të Mubarakut, një nga ‘oficeret e lirë’, të cilët e detyruan Mbretin Faruk të largohet nga Egjipti në vitin 1952. ‘Oficerët e lirë’ premtuan se do t’u kthenin Egjiptin Egjiptianëve... vijon në faqen 12
Mubarakut Mbretin Faruk Shkëlqim Hajdari Xhevat Hana Shqipëri Kajro Egjipt

Presidenti, Ngjela: Grusht shteti po kaloi pa 84 vota / Kuvendi, Nami Dokle: ja 11 propozimet e PS për reformën

Presidenti, Ngjela: Grusht shteti po kaloi pa 84 vota Faqe 4 Kuvendi, Nami Dokle: ja 11 propozimet e PS për reformën Faqe 6
Ngjela Nami Dokle

Shifrat e INSTAT për 2011 shtrenjtohet buka dhe ushqimet / “Spiunët”, Biberaj: Do të hapim dosjet e sekretarëve të PPSH-së

Shifrat e INSTAT për 2011 shtrenjtohet buka dhe ushqimet Faqe 9 “Spiunët”, Biberaj: Do të hapim dosjet e sekretarëve të PPSH-së Faqe 7
Biberaj

Shkollat, bashkia: Shemben “Servete Maçi” dhe Hoxha Tahsim / Rrëfimi i vajzave në polici: Si ia morëm 150 milionë lekë dajës

Shkollat, bashkia: Shemben “Servete Maçi” dhe Hoxha Tahsim Faqe 10 Rrëfimi i vajzave në polici: Si ia morëm 150 milionë lekë dajës Faqe 14

“Xhevat Hana, prokurori pa kulisa”

INTERVISTA Prokurori Shkëlqim Hajdari rrëfen lidhjen. Ministria e Shëndetësisë: Bëmë maksimumin “Xhevat Hana, prokurori pa kulisa” ARBEN RROZHANI Shkëlqim Hajdari, prokuror dhe mik i afërt i prokurorit të ndjerë Xhevat Hana, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë në një intervistë për “Shqiptarja.com” tregon për lidhjet profesionale dhe shoqërore me të. Sipas tij, ai ishte simboli i njeriut që zbatonte vetëm ligjin... vijon në faqen 5
Arben Rrozhani Xhevat Hana

NERANXI

... gjithmonë një hap përpara... Erëza dhe fruta të thata Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km. 7, Yzberisht Tiranë; Tel: 042 406 500; 042 406 501; Fax 042 406 502; e-mail: neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com
Tiranë Durrës Yzberisht