Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E mërkurë, 11-01-2012

AKSIDENTI I DJALIT TE RUÇIT

Policia: Fajtorë të dy shoferët. Eksperti: Duhet ekspertim tjetër me pamjet filmike EKSKLUZIVE/ Zbardhet raporti paraprak i ekspertizës së policisë rrugore për përplasjen te rruga e Elbasanit Lajmi Policia e Shtetit nuk i ka dhënë përgjigje, ende pas gati dy muajve përgjigjes se kush është fajtori i aksidentit tragjik te rruga e Elbasanit, ku vdiq një 28-vjeçare. Në akt-ekspertimin e policisë rrugore të siguruar “Shqiptarja.com”, fajësohen si shtetasi Ledjan Ruçi, ashtu edhe Edi Lika, që udhëtonin me makinat e përplasura në aksident. Në foto: Faksimile e faqes së parë dhe të fundit të akt-ekspertimit (poshtë) Mjekët duke marrë të dëmtuarit e makinës së shkatërruar “Mini Cooper” TIRANE Policia e Shtetit nuk i kanë dhënë përgjigje se kush është fajtori i aksidentit të ndodhur në natën e 20 nëntorit 2011 në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit, ku vdiq një vajzë e re 28-vjeçare, pas përplasjes së makinës së drejtuar nga Ledjan Ruçi, djali i Gramoz Ruçit dhe një shtetasi tjetër me makinë qyetetëse. Akt-ekspertimi i kryer vetëm një ditë më pas dhe që thuhet se në kokë se është paraprak, fajëson të dy drejtuesit e mjeteve, se janë futur me semafor të kuq, ku në fakt kjo është e pamundur, se të dy kanë qenë me shpejtësi të madhe dhe që të dy nuk kanë treguar kujdes për të ulur shpejtësinë në kryqëzim. Në aksidentin fatal të 20 nëntorit 2011, vdiq 28-vjeçarja Brunilda Pinderi dhe për këtë u arrestuan fillimisht që të dy drejtuesit e mjeteve, por dy ditë... vijon në faqen 2
Ledjan Ruçi Edi Lika Gramoz Ruçi Brunilda Pinderi Rruga E Elbasanit Tiranë

Topi dhe dilemat që s’i luan topi

Editorial NGA ANILA BASHA Topi dhe dilemat që s’i luan topi Ka kohë që në politikën shqiptare mendon “dokush” për partinë e re të Bamir Topit. Tashmë zërat nuk janë të fshehtë, por publikisht është deklaruar se presidenti i republikës pas përfundimit të mandatit do të ketë partinë e tij. Por çfarë duket se nuk shkon në nismën e re të Bamir Topit? Berisha përpiqet ta nënvleftësojë, Rama në të kundërt, kërkon t’i japë zë. Nëse Bamir Topi do të vërë fatin politik të tij dhe më së tepërmi të këtyre dy partive të mëdha, në deklaratat e tyre, kjo do të thotë se beteja e ka humbur. Së pari, sepse të dyja forcat politike e mendojnë si një satelit, njëra palë mendon se Topi është sponsorizuar nga e majta, pala tjetër i jep zë lëvizjes se mendon se mund të fitojë disa vota nga e djathta. Së dyti, asnjëra nga palët politike nuk ka të ulur Bamir Topin si faktor në reformën zgjedhore, që do të thotë, veç iniciativës legjislative, Bamir Topi do të shpenzojë shumë kohë dhe energji në krijimin e partisë së re për rreth. Së treti, lidhet me emrin e presidentit aktual: shumica e njerëzve që i dalin sot në krah, merren më shumë me faktin se ai do të jetë lideri i partisë, por jo me faktin sesa e organizuar do të jetë partia në bazë. Në këtë moment, Bamir Topi nuk i ka dhënë përgjigje asnjë nga këto pikëpyetje. I duhet të kujdeset për mandatin presidencial për ta mbyllur ashtu siç duhet, ashtu sikurse duhet të kujdeset për të ngritur strukturat e partisë së re, pa dashur që dikush të thotë se kjo është partia e Bamir Topit. Krijimi i një partie, është bashkim vullnetar idesh dhe vlerash, dhe nuk ka të bëjë asfare me faktin se kush është president republike. Bamir Topi ka një iniciativë pozitive, e rëndësishme është që askush të mos e shpërdorojë, qoftë në mënyrën se si ekspozon përpara elektoratit, apo në mënyrën sesi forcat e tjera politike kërkojnë ta shpërdorojnë. Koha ka treguar se partinë nuk e bën një njeri i vetëm, programi politik dhe shpresa për ndryshim që sjell tek njerëzit, mund të thyejnë realitetin bipolar që ekziston sot tek elektorati shqiptar.
Anila Basha Bamir Topi Genc Kondi Rama Shqiptare

Rrogat, qeveria borxh 260 mln USD

GENC KONDI Në dy ankandet e para të bonove të thesarit të shtetit për vitin 2012 qeveria shqiptare mori një borxh prej 27.4 miliardë lekësh, pas ankandit të obligacioneve të datës 4 janar dhe pas disa ankandeve të njëpasnjëshëm në fund të 2011-ës. Vetëm dje janë arkëtuar rreth 260 milionë dollarë amerikanë... vijon në faqen 6-7 NERANXI ... gjithmonë një hap përpara... Shurupe për kokteilet dhe likerra për bare dhe restorante Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km 7, Yrshek Tiranë; Tel: 042 406 500; 042 406 501; Fax 042 405 502; e-mail: neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com
Genc Kondi Tiranë Durrës Yrshek

Procedurat dhe tarifat, si të bësh studimet e larta në Francë

Faqe 10 Procedurat dhe tarifat, si të bësh studimet e larta në Francë Faqe 11 Anglishtja në Universitet, TOEFL-i rrezikon 14 mijë studentë
Francë

BORXHI I BRENDSHËM

Viti 2012 nis me “breshëri” ankandesh për shitjen e bonove të qeverisë. Ankand tjetër në 16 janar