Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E diel, 22-01-2012

DRITAN PRIFTI: ME MBRONI

LETRA SEKRETE/ Denoncimi i ish-ministrit për prokuroren Ina Rama DRITAN PRIFTI: ME MBRONI Deputeti: Më kërcënojnë me vdekje Denoncuesi i video-skandalit për korrupsion kërkon siguri fizike. Iu hoq pas dëshmive në prokurori. Një vit më parë akuzoi Berishën dhe Metën nëse do t’i ndodhte gjë atij dhe familjes
Arben Rrozhani Admirina Peçi Berisha Meta

Lajmi

Ish-ministri Dritan Prifti ka marrë disa kërcënime me vdekje për jetën me anë të telefonatave dhe mesazheve. Kërcënimet kanë ardhur pas publikimit të videos së fundit, ndërsa ka kërkuar mbrojtje nga Prokuroria e Përgjithshme ■■■ TIRANË ARBEN RROZHANI Ish-ministri Dritan Prifti është kërcënuar sërish me vdekje me anë të telefonatave dhe mesazheve në numrin e tij të celularit. Ngjarja e përsëritur ka ndodhur pak ditë më parë dhe sërish deputeti, brenda një viti, i është drejtuar organit të Prokurorisë së Përgjithshme, duke kërkuar mbrojtje fizike për jetën e tij. Në një reagim me anë të celularit për “Shqiptarja.com” dhe që më pas u shpërnda për shtypin, Prifti shprehet: “Më vjen shumë keq për një shkrim të pavërtetë dhe abuziv të Rilindjes Demokratike sot(dje). Kjo gazetë ka shpifur dhe mashtruar për çdo gjë që ka shkruar, nga fillimi deri në fund. Unë i kam shkruar prokurores së Përgjithshme një letër tepër sekret për disa shqetësime personale lidhur me sigurinë time për të cilën kërkova të hetohet. Kam marrë telefonata dhe sms për dënim me vdekje dhe jam shumë i shqetësuar”. Por ndryshe nga shqetësimi real për sigurinë e tij fizike gazeta “Rilindja Demokratike”, organ zyrtar i PD-së, botoi një shkrim dje, duke pohuar se Dritan Prifti ka dërguar një letër kohë më parë kryeprokurores Ina Rama, të cilën, sipas RD-së, Prifti e ka paguar miliona lekë. Në shkrim thuhej se letra vërteton bashkëpunimin e Priftit me PS-në... vijon në faqen 5
Arben Rrozhani Teodor Kekos Admirina Peçi Tiranë

Zbulohen dorëshkrimet e muajve të fundit të Teodor Kekos

“RILINDASI”/ Ishin hedhur në bodrumet e Kryeministrisë Faqe 13-20 Zbulohen dorëshkrimet e muajve të fundit të Teodor Kekos NGA ADMIRINA PEÇI Në foto: Faksimile e disa prej fletëve me dorëshkrime e skica, të cilat nuk dihesin që ekzistonin. Dorëshkrimet ishin ruajtur në bodrumet e Kryeministrisë që nga vdekja e Teodor Kekos në vitin 2002
Anila Basha Vaçe Zela

Dy realitetet e Shqipërisë sime

Editorial NGA ANILA BASHA Dy realitetet e Shqipërisë sime Dje, më 21 janar pashë dy Shqipëri. E trishtë. Ndoqa live nga Teatri i “Vaçe Zelës” në Lushnje, korin e Teatrit të Operas dhe Baletit, ardhur enkas nga Tirana për të performuar për 92 vjetorin e hapjes së punimeve të Kongresit të Lushnjes në qytetin tim; të lindjes; trupa profesionale e solistëve, artistëve, dirigjentëve dhe orkestruesve, trupa e valltarëve të këtij institucioni, ishin duke kënduar live përpara kryeministrit, kryetares së kuvendit, ministrit të kulturës e mjaft pushtetarëve vendorë të qytetit... U ktheva në redaksi. Po shihja zhvillimet e ditës. Ndodha nëpërmjet internetit, jolive, muzikën funebre që po luhej në sallën Black Box të Akademisë së Arteve. Përkujtohej 1 vjetori i vdekje[s] së katër protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e kombit”. Mandej iu ktheva fjalimit të kryeministrit, si një historian. Foli në teatrin “Vaçe Zela” për meritat e kongresit të Lushnjes dhe qeverinë e Sulejman Delvinës. Foli për kontributin e çdo patrioti delegat në atë kongres; ngriti në pah vlerat e asaj mbledhjeje të lavdishme, që sipas tij, bashkë me Lidhjen e Prizrenit dhe shpalljen e Pavarësisë në Vlorë, në këndvështrimin e kryeministrit, ishin tri ngjarjet e mëdha historike që hodhën bazat e shtetit demokratik shqiptar. — Përbashkët e dy Shqipërive që pashë dje: ftohtësia. Shumë ftohtë në sallën e teatrit “Vaçe Zela”; më shumë ftohtë në sallën Black Box të Akademisë së Arteve. Zbrita sërish në filmimet në Tiranë: ndoqa dhimbshëm fjalimin e Edi Ramës, dhimbshëm deri në palcë, me një stil migjenian duke përcjellë vuajtjen e katër familjeve që kishin humbur njerëzit e tyre të dashur; një fjalim drithërues deri në... vijon në faqen 2
Anila Basha Edi Rama Gjergj Lezha Shqipëri Lushnjë Tiranë Bulevardin “dëshmorët E Kombit” Vlorë

Serveri, FBI: U zhduk hard disku

■■■ TIRANË Thellohet akoma më tepër skandali i zhdukjes së provave filmike nga serveri qendror i kryeministrisë. Ekspertët e laboratorit shkencor të Byrosë Federale të Investigimit në Amerikë, në përgjigjen e tyre drejtuar autoriteteve të prokurorisë shqiptare, jo vetëm që kanë... vijon në faqen 6 Në foto: Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Gjergj Lezha
Gjergj Lezha Tiranë SHBA

NERANXI

... gjithmonë një hap përpara... Patatina Nachos dhe Meksikane shoquar me salcat dhe djathin përkatës Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km 7, Yzberisht Tiranë; Tel: 042 406 500; 042 406 501; Fax 042 405 502; e-mail: neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com
Tiranë Durrës Yzberisht