Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E martë, 23-01-2012

KA VRARE KREUI GARDES

Gjykata nis lojën: Provat janë të dobëta Urdhërohet arrestimi i tre zyrtarëve. Ina Rama: Ndrea Prendi ndryshoi tytën e pistoletës me shoferin Gazeta zbardh 27 faqe urdhërarreste sh - FBI: 16 ndërhyrje në serverin e Kryeministrisë për të fshehur pamjet filmike - Akuza kërkon imunitetin e Doshit, Ballës e Bares: Nxitën dhunë - PS: Përgjegjës Berisha dhe Basha Lajmi Pas kërkesës së prokurorisë së Përgjithshme dje gjykata urdhëroi arrestimin për ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi, shoferit e tij Margarit Kume dhe specialistit të IT-së në Kryeministri Armando Kasaj. Të gjithë janë përfshirë në tragjedinë e 21 janarit 2011. Por, sipas gjykatës provat e sjella nga prokuroria, janë të dobëta TIRANE ARBEN RROZHANI Gjykata e Faktit në Tiranë me anë të gjyqtarit Shkëlqim Musta fa, ditën e diel vendosi të refuzojë masat e arrestit me burg për ish-komandantin e gardës Ndrea Prendi, ish-shoferin e tij Margarit Kume dhe ish-specialistin e IT-së në kryeministri Armando Kasaj. Në vendimin e saj gjykata eka quajtur të papërdrejtë kërkesën e Prokurorisë së Tiranës, duke u shprehur se për asnjë punonjës të gardës që ka qenë në ruajtje të godinës së Kryeministrisë, nuk mund të ketë vepër penale të vrasjes, përsa kohë ai ka qenë në ushtrimin e detyrës ushtarake dhe pasojat mund të ketë ardhur në kapërcim ose në moszbatim të saktë të rregullave për ruajtjen e këtij objekti, nga ana e Gardës së Republikës. Sipas gjykatës Gardu mund të akuzohet vetëm për shkelje të rregullave të shërbimit të rojës në objekte të rëndësishme. Nga ana... vijon në faqen 2-3-4-5-6-7 Në foto: Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi dhe faksimile e vendimit të Gjykatës për Prendin
Ina Rama Ndrea Prendi Margarit Kume Armando Kasaj Shkëlqim Musta[?] Tiranë

Zari i fundit i qeverisë

Editorial NGA ARBEN RROZHANI Zari i fundit i qeverisë Gjykata e Tiranës imitoi në harkun kohor të një viti një veprim që la shumë pasoj a në standardet demokratike të Shqipërisë. Ndërsa një vit më parë, pas maskrës së 21 janarit 2011, Policia e Shtetit nuk ekzekutoi urdhërat për të ndaluar zyrtarin e komandës së Gardës së Republikës, duke lënë të lirë të dyshuarit për vrasje dhe plagosje, dy ditë më parë, gjykata vendosi të lerë në shtëpitë e tyre dy pjesëtarë të gardës dhe një specialist të IT-së në kryeministri. Prokuroria në arsyetimin e saj, duke u mbështetur në provat dhe përfundimet e sjella nga FBI-ja, i akuzoi të tre zyrtarët për vrasje dhe manipulime të provave. Ish-komandanti i Gardës u akuzua se ishte ai vrasësi i njërit prej demonstruesve, dhe për t'i shpëtuar krimit kishte manipuluar armën tip pistoletë, për t'ia faturuar vrasjen shoferit të tij, që atë ditë nuk ndodhej fare në vendngjarje. Ndërsa specialisti i IT-së në kryeministri është përgjegjësi për fshirjen e serverit të kryeministrisë që kishte mbledhur pamjet filmike të 7 kamerave që tregonin vrasjet dhe vrasësit, duke lënë në të vetëm ato që tregonin protestuesit që sulmonin policinë dhe gardën. ...në arsyetimin e gjykatës nuk është e vështirë të lexohet mbrojtja që bëri Sali Berisha... Ndërsa nga ana tjetër janë provat e sjella e Byroja Federale e Investigimit, e cila prej një viti është në ndihmë të prokurorisë shqiptare. Pala amerikane... vijon në faqen 2
Arta Dade Sali Berisha Tiranë Shqipëri

Hysa: Fund monopoleve në PS

INTERVISTAT Deputetja Arta Dade: Nano votoi kundër PS në 2009, të shohim tani Hysa: Fund monopoleve në PS JAKIN MARENA A natën e kryesisë së PS, deputetja Dade, pavarësisht se është shprehur kundër ndarjes së re të delegu ve të kryesisë në qarqe nga ana e Ramës, tha se ka filluar punë në Tiranë. Ajo thotë se pavarësisht se Nano ka deklaruar votën kundër PS më 2009, ai është... vijon në faqen 8 Ndriçim Hysa Arta Dade
Ndriçim Hysa Jakin Marena Rama Tiranë

Lista e 77 evazorëve shqiptarë Greqia u kërkon 80 mln euro

Faqe 9 Lista e 77 evazorëve shqiptarë Greqia u kërkon 80 mln euro Faqe 10 Dështon “Berisha”, deficiti i tregtisë rritet 16 për qind
Basha Greqi

Matura shtetërore, specialistët duhet të marrin leksione shtesë

Faqe 11 Matura shtetërore, specialistët duhet të marrin leksione shtesë Faqe 13 Rivarrimi i Ismail Qemalit shfaqen fotot e trupit
Ismail Qemali

NERANXI

... gjithmonë një hap përpara... Lëndë të para për restorante, piceri, kreperi dhe fast food.