Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E mërkurë, 25-01-2012

Ja sms që akuzojnë deputetët e PS “Ç’të bëjmë? Pse u tërhoq shumica”

21 JANARI / Publikohet kërkesa e prokurorisë për Ballën, Baren dhe Doshin Zbardhen mesazhet e protestuesve me organizatorët e mitingut. - Ruçi-Topallit: Ke vrarë katër njerëz Kryeparlamentarja: Ju trembët gjithë Tiranën. Shefi i armatimit në Gardë: Pistoletën që vrau e kishte Prendi Lajmi Prokuroria e Përgjithshme, kërkoi pesë ditë më parë procedimin penal për tre deputetë të PS-së, Tom Doshi, Taulant Balla dhe Besnik Baraj si organizatorë të tubimit të paligjshëm, më 21 janar 2011 para selisë së kryeministrisë. TIRANE Arben Rozhani Prokuroria e Përgjithshme kërkoi tre ditë më parë që Kuvendi të heqë imunitetin e tre deputetëve të PS-së, Tom Doshi, Taulant Balla dhe Besnik Baraj si organizatorë të tubimit të paligjshëm, më 21 janar 2011 para selisë së kryeministrisë. Në kërkesën e firmosur nga prokurorja e përgjithshme, Ina Rama evidentohen disa të dhëna të marra nga telefonat celularë, ku Doshi apo Balla orientonin demonstruesit përpara kryeministrisë, ndërsa deputeti Baraj, akuzohet se nuk mori masa për tubimin, që më pas degjeneroi në vrasje dhe dhunë. Kërkesën për procedim penal për deputetët kryeprokurorja Rama, e bëri publik tre ditë më parë kur kërkoi lejen e Kuvendit për të kryerjen e disa veprimeve hetimore. “Për të sqaruar plotësisht pozicionin e deputetëve Besnik Baraj, Tom Doshi dhe Taulant Balla në raport me ngjarjet e datës 21 janar 2011, për veprën penale të “Organizimi dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, lind e... vijon në faqen 2-3 Në foto: Deputeti i PS-së Tom Doshi përpara Kryeministrisë më 21 janar 2011
Tom Doshi Taulant Balla Besnik Baraj Ruçi Topalli Tiranë Tiranën Kryeministrisë

Parlamentarizëm i deformuar

Editorial NGA AFRIM KRASNIQI Parlamentarizëm i deformuar Shqipëria ka një parlament, 140 deputetë, të zgjedhur indirekt përmes listave proporcionale të partive. Ata ushtrojnë sovranitetin qytetar dhe kanë mandat politik për të iniciuar e votuar çdo ligj apo akt tjetër të përcaktuar nga Kushtetuta si objekt parlamentar. Ata kanë imunitet kushtetues, imunitet politik, si dhe në kushtet tona të tranzicionit, edhe një imunitet publik të fuqishëm. Ata zgjedhin presidentin, qeverinë, kryeprokurorin, gjykatën kushtetuese, atë të lartë, kreun e bankës dhe KLSH, disa dhjetra zyrtarë të lartë të piramidës shtetërore, si dhe marrin çdo vit në analizë punën e 13-15 institucioneve të larta kushtetuese. Ata kanë akses pakufi në debatet publike, marrin çdo ditë një pjesë të madhe të headlines në media, janë pjesë e çdo tryeze bisedimi ndërkombëtar dhe në fund, - kanë monopolin e vendimmarrjes për çdo vendim të rëndësishëm politik, përfshirë edhe ndryshimin e Kushtetutës. Ata kanë imunitet kushtetues, imunitet politik, si dhe në kushtet tona të tranzicionit, edhe një imunitet publik të fuqishëm. Në çdo vend demokratik ky superpushtet parlamentar do ishte i mjaftueshëm për të pasur një raport balancues midis publikut dhe parlamentarëve: i pari përmes presionit pozitiv dhe kërkesave, të dytët përmes detyrimit për të ofruar zgjidhje alternative. Kur gjërat nuk funksionojnë mirë publiku ankohet, rrit tonet kritike, deri edhe kërkon mekanizma demokratikë për korrektuar elitën politike, të e cila zhgënjehet. Në Shqipëri ka ndodhur dhe po vijon të ndodhë ndryshe. Tek ne nuk kemi raport balancues publik – parlamentar, por një raport kontradiktor dhe përpjekje të parlamentit për të... vijon në faqen 5
Afrim Krasniqi Shqipëri

“Vrasjet, Berisha urdhëroi Prendin”

INTERVISTA Arben Çuko, ish-komandant i Gardës dhe deputet i PS flet për 21 janarin TIRANE Ish-komandanti i Gardës dhe deputet i PS-së, Arben Çuko bën përgjegjës për vrasjet e 21 janarit 2011 kryeministrin Berisha, që e urdhëroi ish-komandantin e gardës, Ndrea Prendi që të qëllonte bashkë me vartësit e tij. Ai akuzoi Prendin se shkeli ligjin e Gardës duke... vijon në faqen 4 Në foto: Ish-komandanti i Gardës dhe deputet i PS-së, Arben Çuko
Arben Çuko Berisha Ndrea Prendi Tiranë

NERANXI

.... gjithmonë një hap përpara... Lëndë të para për restorante, piceri, kreperi dhe fast food.