DESHTON BASHA-OLLDASHI
Klanet e PD, dalin te hipotekat e pallateve
MARREVESHJA/ Zhvlerësohet pakti mes bashkisë së Tiranës dhe dy ministrive
Përplasje në komisionin kuvendor. Pushteti vendor kthen mbrapsht projektligjin e përgatitur nga Ministria e Punëve Publike për legalizimin e 400 pallateve. Bie premtimi i Bashës dhënë në fushatë, kur akuzoi Edi Ramën Lajmi Komisioni i Veprimtarive Prodhuese në Kuvend ka kthyer mbrapsht dje një projektligj, të përgatitur nga ministria e Punëve Publike dhe Transportit, që parashikonte ndryshime ligjore, për të hapur rrugë për hipotekimin e pallateve të pakolauduara, të cilëve nuk iu gjendet më investitori TIRANE Genc Kondi Hipotekimi i pallateve pa leje në Kryeqytet po shkon drejt dështimit. Dje është paraqitur për diskutim një projekt-amendim për ligjin nr. 8402 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve në ndërtim”. Akti, në formën e një projektligji, të kaluar edhe në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ka të bëjë me hapjen e rrugës për hipotekimin e disa qindra pallateve, çka ka qenë një ndër premtimet më kryesore të kryebashkiakut të kryeqytetit Lulzim Basha gjatë fushatës së tij në maj të këtij viti. Sipas drejtorit juridik të dikasterit, Iglon Peçi, projektligji parashikon t’u japë zgjidhje përfundimtare të gjithë atyre objekteve, të cilëve nuk u gjendet investitori apo kompania ka falimentuar e kështu nuk mund të hipotekohen. Ndryshimi i tij do t’i hapte rrugën legalizimit të këtyre objekteve, 400 prej të cilëve janë të evidentuar në Tiranë... vijon në faqen 7 Në foto: Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha dhe ministri i Drejtësisë Eduard Halimi duke nënshkruar marrëveshjen e hipotekave
Sali Berisha: Për Ndrea Prendin, Ina Rama kishte të drejtë
Intervista
Faqe 5 Sali Berisha: Për Ndrea Prendin, Ina Rama kishte të drejtë
Një dëshmi jashtë 21 janarit
BLOG/Periferi
NGA ALBA MALLTEZI Një dëshmi jashtë 21 janarit Kur Kryeprokurorja Ina Rama doli para mediave për të bërë publike hetimet që çuan në kërkesën për arrest me burg të kreut të Gardës së Republikës për vrasjen direkte të një qytetari shqiptar, më erdhi një dyshim: A ka dorëzuar në Gjykatën e Tiranës prokuroria gjithë provat e mundshme për të mos lënë shteg alibish për ata që akuzohen për vrasje dhe për fshehje flagrante të provave? Sot në gazetën Shekulli, gazetarët Flamur Vezaj dhe Lindita Çela, zbulojnë se dëshmia e Shefit të armatimit të Gardës, Mark Ndoji, i cili thotë se pistoleta Bereta nr. P52796Z ishte e Ndrea Prendit, kreut të Gardës së akuzuar për vrasjen me këtë pistoletë të qytetarit Faik Myrtaj, ishte lënë jashtë dosjes së dorëzuar në Gjykatën e Tiranës. Kjo e fundit, përfitoi me nxitim t’i jepte “arrest shtëpie” personat që akuzohen jo vetëm për vrasje, por dhe për fshehje dhe manipulim flagrant të provave. E pra, pas një viti hetim, prokuroria, ka luksin të lërë jashtë dëshmi të rëndësishme, duke vënë në debat dhe në sherr një opinion të tërë publik nëse “është apo jo pistoleta që vrau Myrtajn e Ndrea Prendit”. Kur flasim për përgjegjshmëri, për sens shteti dhe të drejte, duhet të mendojmë që çdo komponent i shoqërisë ta bëjë mirë e ndershëm punën e tij. Media, me gjithë vështirësitë ekstreme dhe mbijetesës, ka mundur të nxjerrë të vërteta në dritë. I njëjti impenjim e profesionalizëm kërkohet dhe nga pjesa e drejtë dhe e ndershme e drejtësisë: Edhe një gjë mund të ndryshojë rrjedhën e të vërtetës, jo më një dëshmi. A ka dhe fakte të tjera të lëna jashtë dosjes së 21 janarit nga prokurorët e çështjes? Sipas gazetarëve, prokuroria do ta plotësojë dosjen në Gjykatën e Apelit. ...edhe një qime mund të ndryshojë rrjedhën e të vërtetës, jo më një dëshmi...
Spahiu: Berisha punëtor, Rama qytetar
TIRANE NGA MIRA KAZHANI Kreshnik Spahiu prej vitesh është nga të paktët njerëz që i përkasin drejtësisë si profesion, por që ndryshe nga të gjithë të tjerët të cilët kanë qëndruar në distance nga media ai ka zgjedhur të... vijon në faqen 9
21 janari, Prokuroria: Lupo i dyshuar edhe për dy vrasje
Faqe 2 Letra për Ina Ramën, Rama: Më hetoni mua, Berishën e Bashën Faqe 4
Anketimi, 2400 studentë: Pedagogët marrin lekë për provimet e librat
Faqe 10 Spastrimet në bashki, punëtorët: Do ta mbysim Tiranën me plehra Faqe 11
Krimi në Selanik, vajza shqiptare dhe djali grek, u vranë
Faqe 14 Ulja e vlerës së lekut Shkëlqim Cani: masë e vonuar Faqe 5
Nënkryetari i KLD: E di që do më shkarkojnë, salla ngjante si mbledhjet e Enverit
LUNCH.COM
NERANXI
...gjithmonë një hap përpara... Lëndë të para për restorante, piceri, kreperi dhe fast food.