NA PREMTOJNË PRAPË PARAJSE
‘Siva’: Do investojmë 2 mld $. Berisha i beson
Firma nga SHBA paraqet projekt me resort, kazino, tramvaj dhe dy kulla 75 kate në Pishë-Poro
Kompania e lindur ne 2010 dhe e regjistruar në Tiranë në dhjetor 2011 deklaron plane gjigande: Pse? Deri tani bëri vetëm një hotel në Brazil, ndërsa aksioneri ka ndërmarrje me 2 punëtorë dhe 403 mijë USD shitje
Lajmi
Një firmë e vogël në SHBA prezantoi dje në Tiranë një projekt dymiliardë dollarësh në Shqipëri dhe pse është krijuar në 2010 dhe regjistruar në Shqipëri 2 muaj më parë, ndërsa xhiroja e saj është modeste
TIRANE
GENC KONDI
Një firmë e vogël në SHBA, ka prezantuar dje në Tiranë një mega-projekt ndërtimor dhe turistik, për të cilin shifra shkon deri në 2 miliardë dollarë. Pas këtyre shifrave astronomike fshihen aksionerë që në SHBA kanë ndërmarrje me dy punëtorë dhe bilance modest në shitje. Firma në fjalë është “SIVA Partners” që prezantoi dje në “Sheraton” një projekt gjigand për një resort turistik, ku, përveç fushave të golfit e porteve për jahte – tashmë të dëgjuara – deklaron se është e gatshme të ndërtojë edhe dy kulla binjake me nga 75 kate secila. Projekti do të realizohej në grykëderdhjen e Vjosës, në 505 hektarë, në një zonë të mbrojtur nga laguna e Nartës dhe vlera e saj do të luhatej nga 1.5 deri në 2 miliardë dollarë. Në qendër të këtij projekti ndodhet një super-kazino. Me fjalë të tjera, investitorët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pretendojnë të ndërtojnë një Atlantik Siti në brigjet e Adriatikut në kulmin e krizës globale, një qendër të turizmit elitar, që do të ofronte vend për anijet luksoze nga më të mëdhatë dhe kaq shumë vende për bixhozxhinjtë e botës, sa do...
vijon në faqen 2
Specialisti i kryeministrisë Armando Kasaj, “arrest shtëpiak” pa polici
Gardistët: Iku vonë natën e 21 janarit
Faqe 6
Ne foto: (majtas) Shtëpia e inxhinierit të IT Kasaj (djathtas) Armando Kasaj
Specialisti i kryeministrisë Armando Kasaj, “arrest shtëpiak” pa polici
NGA ELTON QYNO
Një vend pa rini
Editorial
NGA Afrim Krasniqi
Një vend pa rini
Shqipëria është një nga vendet me numrin më të ri të popullsisë. Një aset me vlerë të veçantë për një vend që kërkon të fitojë me shpejtësi kohën e humbur, përmes zhvillimit të shpejtë me rezultate konkrete. 20 vjeçarët e vitit 90, tashmë janë prindër me fëmijë, të lindurit më 1990 janë votues dhe në prag të diplomimit universitar. Ndryshe nga brezat me të vjetër ata kanë pasur fat t’i lindin në një sistem të ri, kanë shijuar lirinë dhe hapësirën pakufi, por bashkë me to, janë rritur dhe gjitha brengat e tranzicionit. Ata po rriten në një botë gjithnjë e më teknologjike, para ekranit të TV, kompjuterit apo telefonave moderne, të bombarduar me informacione të shumëllojshme dhe oferta të ndryshme për jetën. Kushdo që ka dëshirë të shkojë në shkollë, të studiojë në universitet, të lëvizë lirshëm – mund ta bëjë këtë pa sforcime të mëdha. Pra, formalisht rinia në Shqipëri ka gjithçka që nuk e kishte brezi i mëparshëm. A mjafton kjo? Natyrisht që jo.
Rinia shqiptare meriton të matet jo me rininë e mohuar të sistemit komunist, por me bashkëmoshatarët e tyre europianë. Nëse e bëjmë këtë krahasim ka pak arsye të jemi entusiastë.
vijon në faqen 22
PD-PS, si delegohen drejtuesit në bazë
ZGJEDHJET
Dy partitë e mëdha imitojnë njëra-tjetrën. Prokada në bazë për deputetët
PD-PS, si delegohen drejtuesit në bazë
TIRANE
JAKIN MARENA
Kryetari i PD ka hartuar një skemë për lëvizjen e anëtarëve të kryesisë të deleguar në qarqe për të forcuar punën e partisë. Fuzion qarqet me rezultate të dobëta në zgjedhjet e fundit, por ende s’është...
vijon në faqet 4-5
“RILINDASI”/ Skicat e panjohura u botuan në “Dielli” 1922
Faqe 13-20
“RILINDASI”/ Skicat e panjohura u botuan në “Dielli” 1922
Karikaturat e Konicës që godasin qeveritë shqiptare
Vrasja e Konomit, Prokuroria kërkon zile[n] e telefonatës-bombë
Faqe 7
Vrasja e Konomit, Prokuroria kërkon zilen e telefonatës-bombë
Faqe 6
Familja e Azem Hajdarit hedh në gjyq hipotekën për shtëpinë
NERANXI
.... gjithmonë një hap përpara...
Ushqime aziatike dhe meksikane
Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km 7, Yzberisht Tiranë; Tel: 042 406 500; 042 406 501; Fax 042 406 502; e-mail: neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com