“VIDHET ENVERI NË ARKIV”
Nexhmija: Dorëzonim ditarin çdo vit, tani ka fotokopje
E veja e diktatorit jep alarmin: Do denoncoj në prokurori. Drejtoresha e Arkivit: Nuk ka patur origjinale
Debati mes familjarëve të ish diktatorit dhe shtetit për arkivin e Enver Hoxhës. Nexhmija: Duhet të shohim në shtëpinë e Genc Pollos për koleksionin e pullave, se Stefanaq Pollo dikur ka qenë i dhënë pas tyre
Lajmi
Në një deklaratë për shtyp, Nexhmije Hoxha, bashkëshortja e ish-udhëheqësit komunist, Enver Hoxha deklaroi se janë zhdukur dorëshkrimet origjinale të Ditarëve politike e familjare të Enver Hoxhës, si dhe dorëshkrimet origjinale të Kujtimeve të tij që gjendeshin në fondet e dosjes.
TIRANE
NEXHMIJE HOXHA
Me anë të kësaj deklarate, vë në dijeni median dhe opinionin publik të Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve, kudo ndodhen se: Në Arkivin e Shtetit të Republikës së Shqipërisë janë zhdukur dorëshkrimet origjinale të Ditarëve politike e familjare të Enver Hoxhës, si dhe dorëshkrimet origjinale të Kujtimeve të tij. Kur ka ngjarë ky akt kriminal i pashëmbullt, ne nuk e dimë. Ky fakt u konstatua vetëm kohët e fundit, kur familja e shqetësuar që në disa emisione televize e në shtyp, po flitej e shkruhej nga ndonjë publicist se dispononte dokumente nga arkivi personal i Enver Hoxhës, dërgoi në AQSH pisëtaren e saj, Teuta Hoxha, që kërkoi në Fondet e Dosjet përkatëse ku rezultoi se mungonin dorëshkrimet origjinale. Ky konstatim u bë me dije Drejtores së Arkivit të Shtetit, e cila pasi bëri verifikimet e saj, na komunikoi zyrtarisht me shkresat Nr. 5336/1 me datë 14-12-2011 dhe Nr.3112/11 me datë 27-12-2011 për mos ekzistencën... vijon në faqen 2-3
Në foto: Enver dhe Nexhmije Hoxha në vitet '70 në shtëpinë e tyre
Deklarata
Faqe 8 Arvizu: Presioni ndaj Ina Ramës po shqetëson Washingtoni
Shpërndarja e fajit
Editorial NGA ALBIN KURTI Shpërndarja e fajit Më 24 korrik të vitit 2006 patën filluar negociatat me Serbinë për statusin e Kosovës. Që prej shkurtit të atij viti po zhvilloheshin negociatat për çështjet teknike jo statusore dhe rreth pesë muaj më vonë ato negociata u shndërruan në negociata politike për statusin e Kosovës. Pra, negociatat për çështje teknike po shërbenin vetëm sa për ta relaksuar situatën dhe për ta përgatitur terrenin për negociatat drejt përcaktimit të statusit politik të Kosovës. Me ato negociata u ulën palët në tavolinë pakushte për Serbinë dhe lansuan negociatat për çështje të brendshme të Kosovës, ani pse thuhej se ato ishin vetëm çështje teknike. Të ashtuquajturat negociata për çështje teknike tani tërësisht të instrumentalizuara në funksion të asaj që do të pasonte - negociatat politike. Më 24 korrik 2006, i gjithë Ekipi i Unitetit për negociata me Serbinë pat udhëtuar për Vjenë duke i nisur kështu negociatat për statusin politik të Kosovës. Po të fillonin menjëherë negociatat politike ato s’do të mund të fillonin sepse kundërshtimet do të ishin të ashpra. Prandaj njëherë u preferuan negociatat për çështje teknike në mënyrë që negociatat si të tilla të instalohen e mandej të ‘avancohen’ karakteri i tyre në politike. Nuk ishte ndryshe as kësaj radhe. Disa gjëra nuk kuptohen ose kuptohen me vonesë për shkak se janë gjëra të njohura, të vjetra por të harruara. Përsëritja është maskuese e vetvetes. Bisedimet e deritanishme në Bruksel midis Kosovës e Serbisë po... vijon në faqen 14 Te pavarësia e mbikëqyrur e Kosovës, Qeveria aktuale po e heq më parë se mbikëqyrjen e pavarësisë vetë pavarësinë e mbikëqyrur
Tare: Berisha po fal 99 monumente
TIRANE ADMIRINA PEÇI
Ish-drejtori i Parkut të Butrintit dhe studiuesi Auron Tare kundërshton me forcë dorëzimin pa kushte të monumenteve të Shqipërisë. Ai thotë se kjo është shenjë e një falimentimi të rëndë dhe... vijon në faqen 12-13
Intervista, Sabit Brokaj: Fatos Nano, një politikan pa principe
Faqe 4
Partia e re e Bamir Topit Aleksandër Bibëraj: Gati strukturat
Faqe 5
Zbulohet mashtrimi me shifrat BSH: Shqipëria në krizë të thellë
Faqe 7
Aksidenti i Ledio Ruçit, zbardhet dokumenti i plotë i prokurorisë
Faqe 9
Reportazhi, si jetojnë romët në kampin te Avokati i Popullit
Faqe 10
Çmimet e ilaçeve, qeveria do të bëjë “pazar” me importuesit
Faqe 11
KONCESIONET
Ish drejtori i Butrintit: Ka procedura të paqarta, një kompani greke, mund të marrë Kalanë e Gjirokastrës?
NERANXI
... gjithmonë një hap përpara... Lëndë të para për restorante, piceri, kreperi dhe fast food.