Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E shtunë, 04-02-2012

MEGI, VIKTIMA PA FAJ

VRASJET NE TIRANE/ Dëshmitë dhe fotot. Dje Eleni Basho u varros në Gjirokastër MEGI, VIKTIMA PA FAJ Gjyshja: Po shëtiste me të fejuarin, e vranë Si ndodhi historia e Megi Jakiçit: killerat e mafias gabuan objektiv. Dje sërish terror dhe grabitje. Në Berat merret peng argjendarja. Në Lezhë grabitet dyqani i ish-prefektit. Ish-drejtori i policisë, Pjerin Ndreu: Përmasat e frikshme të krimit Lajmi Fqinjët e 35 vjeçares Eleni Basho, fillimisht s'kanë menduar për një vrasje, por në fakt gjatë transportimit të trupit në spital, ata menduan se gruaja ishe rëndë e fiktë. Për shkak të rrobave të trasha,(xhupi) dhe er-rësirës fqinjët s'mundën të dallonin njollat e gjakut, por me shpejtësi e kanë çuar në spital ku dhe janë njohur me lajmim për vdekjen e saj si rezultat i tre plumbave. TIRANE ELTON QYNO Eleni Basho, nëna e dy fëmijëve 11 dhe 13 vjeç banonte në zonën e Shkozës në kryeqytet së bashku me burrin e saj Ilirianin, ky i fundit biznesmen në tregtimin e medikamenteve dentare. Për gjatë gjithë ditës ajo ka qënë në punë e saj si laborante dentare, ndërkohë teksa ishte duke u kthyer në shtëpi është qëlluar për vdekje. Autori është treguar i pamëshirshëm, duke mos i lënë mundësi të ripërqafonte për herë të fundit dy fëmijët e saj, që atë ditë nuk kishte mundur t'i shihte që kur i përcolli në shkollë. Gjitj[?] tetonë e dyllë dhe sipas komshinjve, njësoj si personat e tjerë që gjatë gjithë ditës e kalonin duke punuar. Në banesat e familjes Basho, gjatë ditës së djeshme nuk ka pasur asnjë nga anëtarët e familjes, pasi ceremonia e varrimit të 35 vjeçares do të zhvillohej në një fshat të Gjirokastrës. Vetëm një komshie e... vijon në faqet 2-3-4-5 Në foto: Megi Jokiçi, 26-vjeçarja që u vra dy ditë më parë tek "Komuna e Parisit" 25 VJEÇE Në foto: Megi Jokiçi, 26-vjeçarja që u vra dy ditë më parë tek "Komuna e Parisit"
Megi Jakiçit Megi Jokiçi Eleni Basho Pjerin Ndreu Ilirianin Tiranë Gjirokastër Berat Lezhë Shkozës

Një përgjigje për këta sy!

BLOG/Periferi NGA Alba Malltezi Një përgjigje për këta sy! Ndoshta do të jetë fotoja e parë dhe e fundit ku shoh sytë e Megi Jakiçit, stomatologes 25 vjeçare që u vra gabimisht ndërsa kalonte pranë një tjetër shënjestre të krimit të organizuar në Tiranë. Të gjithë ne jemi kaq të vegjël e të pafuqishëm ndaj Fatit, saqë është dërrmuese tentativa për të analizuar atë që kësaj vajze të re i ndodhi mbrëmjen e dy shkurtit 2012. Por është një përgjigje që sytë e hollë e të zgjuar të vajzës e presin e do të presin në përjetësi përmes kësaj fotoje që publikon sot shqiptarja. com; ne, shoqëria, ne të gjallët, që nuk qelluam mbrëmjen e 2 shkurtit 2012 në rrugën “Komuna e Parisit” duhet ta japim: A kemi ndërtuar një Shtet që të mbrojë të brishtët? A kemi ndërtuar një Shtet që të mbrojë gratë, fëmijët, të moshuarit? A kemi ndërtuar një Shtet, ku “të fortët” të mendohen shumë herë para se të lajnë hesapet e tyre në mes të lagjeve, në zemër të kryeqytetit? Sa herë na kanë kaluar afër makina pa targa e me xhama të errët, e pak më tutje policia, në vend që të ndalojë arrogancën e jetës, bën “të fortën” me të me kollajtit njerëz? Megi u ndodh në vendin e gabuar, në momentin e gabuar....sytë e saj kërkojnë një tjetër shpjegim... Është e vërtetë. Megi u ndodh në vendin e gabuar, në momentin e gabuar dhe kjo mund t'i ndodhte të gjithëve, por sytë e saj kërkojnë një tjetër shpjegim, një shpjegim që shkon përtej Fatit. Ne sot kemi një Shtet, ku arrogantët, hajdutët, të korruptuarit, hileqarët, të fortët, killerat me pagesë apo pa pagesë endjen në shtëpinë e tyre. Të tjerët, mjekët, stomatologët, farmacistët, studentët, gazetarët pa truproja e supermakina, rrinë urtësisht[?]... Janë shtuar rastet e vrasjeve të gabuara.
Alba Malltezi Megi Jakiçit Tiranë Komuna E Parisit