RREFEHET ORTAKU I ELENIT
Vrasja e 35-vjeçares Eleni Basho, policia po heton në katër pista: Mund të jetë për çështje personale
RREFEHET ORTAKU I ELENIT
‘I shoqi më tha: Mallkoj ditën që erdha në Tiranë’
Rrëfimi i Ilirjan Bitunit për ortakërinë 10-vjeçare me 35-vjeçaren. Si u përdor vetëm për firmë dhe “dhurimi” në nëntor 2011 i 50 për qind të aksioneve. Spastrime në Policinë e Shtetit, pas vrasjeve në Tiranë, ja kush lëviz
Lajmi
Një person që mendohet se ka lidhje me vrasjen e 35-vjeçares Eleni Basho, po mbahet nën mbikqyrje nga policia e Tiranës. Deri në këto momente, emri i tij nuk bëhet i ditur, por mendohet se personi ka lidhje sentimentale. Ndërkohë që ekzistojnë dhe tre pista të tjera, të cilat po verifikohen me përparësi nga prokuroria dhe policia e Tiranës.
Në foto:
(djathtas) Ilia Basho, bashkëshorti i Elenit
(lart) Eleni Basho,
e vrarë para tri ditësh
(majtas) Ilirjan Bituni
TIRANE
ELTON QYNO
Tre ditë hetime për vrasjen e laborantes dentare Eleni Basho, kanë mjaftuar që prokuroria dhe policia e Tiranës të hedhin dyshime të forta mbi një person që mendohet se është autori i krimit. Emri i të dyshuarit, nuk bëhet i ditur nga grupi i hetimit, por burimet shtojnë se gjatë kësaj kohe kanë “shënjestruar” një person për të cilin ka dyshime të forta se është ekzekutori i 35-vjeçares Eleni Basho. Për momentin nuk jepen as motivet se përse i dyshuari ka vrarë nënën e dy fëmijëve, 11 dhe 13 vjeç por shtojnë se personi është duke u mbajtur nën mbikqyrje e polici[së], me qëllim sigurimin e provave bindëse që do sillnin më pas dhe arrestimin e menjëhershëm të tij. “Jemi duke punuar për sigurimin e provave me qëllim faktimin e krimit personit që momentalisht kemi të dyshuar”-thanë burimet pranë grupit të hetimit, duke mos pranuar të japin asnjë shpjegim nëse ky person banon në zonën ku ka shtëpinë ...
vijon në faqet 2-3-4-5
Në foto: (djathtas) Ilia Basho, bashkëshorti i Elenit (lart) Eleni Basho, e vrarë para tri ditësh (majtas) Ilirjan Bituni
Fuqia kërcënuese e të keqes
Editorial
NGA Afrim Krasniqi
Fuqia kërcënuese e të keqes
Shqipëria kaloi 46 vjet në regjim totalitar. Modeli shqiptar ishte unik në ashpërsinë, natyrën ekstreme, organizimin piramidal shtetëror, përndjekjen kolektive klasore dhe mekanizmin shtetëror e publik të dhunës. Në krye të piramidës ishte diktatori, pranë tij Byroja Politike, me tej struktura besnike e PPSH dhe paralelisht, struktura e dhunës, simbolizuar nga Sigurimi i Shtetit.
Me rënien e sistemit komunist ra edhe piramida shtetërore e tij, u shpërbë PPSH dhe sigurimi, dhe me kalimin e viteve, vetë komunistët nisën një garë publike me kujtime disidente e distancimi nga sistemi i kaluar. Ata që me bindje ose detyrim shkaktuan viktima, në demokraci morën rolin e viktimës; ata që bënë karrierë duke mbushur me njerëz të pafajshëm burgjet apo kampet e internimit në sistemin e ri vrapuan të marrin poste politike e partiake, të dominojnë biznesin dhe debatet publike, të rishkruajnë historinë dhe të krijojnë në çdo çmim një identitet të ri për veten dhe jetën e tyre.
Askund në Europën Lindore nuk shkruhet e botohet as shumë me admirim e kujtime pozitive për diktaturën
Shqipëria e vitit 2012 ka ndryshuar shumë nga 1990: ka shumë pallate të reja, shumë biznese, shumë rrugë e makina, shumë zhurmë dhe liri, por në raport me identitetin moral dhe me të kaluarën, - mbetet ende në hapat e para. Shqipëria e vitit 2012 dominohet nga një klasë politike e lindur, rritur dhe edukuar në regjimin ...
vijon në faqen 5
Jo kushteve të Bankës Botërore për borxhin
Ministria e Financave:
Faqe 10
Jo kushteve të Bankës Botërore për borxhin
NGA Genc Kondi
“Ndrea Prendi qëlloi i pari”
PROKURORIA
Zbulohet akuza për ish-komandantin e Gardës dhe rolin e tij në 21 janar 2011
“Ndrea Prendi qëlloi i pari”
TIRANE
Ish-komandanti i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi ishte i pari që qëlloi drejt turmës thotë Prokuroria, duke akuzuar atë se shkaktoi viktimën e parë, Faik Myrtaj, i cili ishte i ulur i parë që shkoi në spital.
vijon në faqen 11
Në foto:
Ish-komandanti i Gardës,
Ndrea Prendi
Në foto: Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi
Njoftime të faqeve të brendshme
Faqe 21
Botuesit: Ministria e Arsimit rriti çmimet e librave shkollorë
Faqe 22
Operacionet plastike me silikon gratë telefonata alarmuese
NERANXI
...gjithmonë një hap përpara...
Lëndë të para për restorante,
piceri, kreperi dhe fast food.
NË NJË MËNYRË E RE PËR TË INVESTUAR
Raiffeisen
INVEST
faqe 7