Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E martë, 07-02-2012

DESHTON ATENTATI

Pas vrasjes së Megi Jakiçit Gocaj shpëton për herë të dytë Nuk shpërthen 400 gr tritol i lidhur me motorrin në Kombinat Pas vrasjes së Megi Jakiçit Gocaj shpëton për herë të dytë Adelina Gashi, e dashura e Aleksandrit, do e merrte nga spitali. Lënda plasëse u zbulua në servís. Hakmarrja pas atentatit të dështuar te “Komuna e Parisit” Lajmi Betejë, bandash në kryeqytet. E dashura e Aleksandër Gocaj, Adelina Gashi ka shpëtuar fatmirësisht nga vdekja pasi një sasi prej 400 gramë tritol është vendosur në mjetin e saj Benz. Gashi mësohet se do transportonte Gocaj nga spitali në banesë, dhe për këtë, hasmit e tij kanë menduar një plan të dytë, për eliminimin e tij dhe të dashurës. Sërish tentativë ka dështuar, pasi s’është aktivizuar tritoli. Në foto: Vendi i ngjarjes në Kombinat TIRANE ELTON QYNO S’ka paqe për kundërshtarët e Aleksandër Gocaj, ku pas dështimit në atentatin e parë për vrasjen e tij, shumë shpejt hasmit e 37 vjeçarit kanë organizuar një atentat tjetër, ku këtëherë objektivi ka qenë e dashura e tij. Një sasi prej 400 gramë tritoli është vendosur në makinën e të dashurës së Gocaj, cili pesë ditë më parë i shpëtoi mrekullisht një atentati mafioz, ku mbeti vetëm i plagosur me një plumb në shpatull... Faqe 10
Anila Basha Aleksandër Gocaj Adelina Gashi Elton Qyno Arben Rrozhiani Kombinat Komuna E Parisit Tiranë Kryeqytet

Padrejtësia si bumerang

Editorial NGA ARBEN RROZHIANI Padrejtësia si bumerang Prokuroria e Përgjithshme denoncoi dje aferë të pastër korruptive, ku ishte përfshirë një grup njerëzish që donin të blinin një vendim gjyqësor, por që dështoi jo se Shqipëria ka drejtësi, por sepse si blerësit ashtu dhe shitësit e drejtësisë e kuptuan se pazari i tyre ishte marrë vesh nga një palë e tretë, duke ua hedhur në erë planet. Ky rast i ri, ndoshta më vonë do të ndodhë që të rikthehet dhe të ribëhet ashtu siç dëshën ata që tentuan të jepin dhe ata të tentuan të marrin paratë. Ky është një rast. Por ama vetëm një. Me qindra të tjerë po kalojnë prej vitesh mu nën hundën e drejtësisë shqiptare, serbes-serbes, pa ua bërë syri tërr, sepse e kanë bërë padrejtësinë shtrenjtë, duke dorovitur gjyqtarë, në të gjitha shkallët, me të gjitha çmimet, për të gjitha çështjet. Nga vrasjet deri te trafqet. Ata kanë bërë prej vitesh sigurinë e këtij vendi, që siç tregojnë ngjarjet e fundit, është një zinxhir krimesh, ku kriminelët janë emra të njohur që ka shkallmuar dyert e gjykata dhe po vrasin ditën dhe natën njerëz të pafajshëm për të qenë sërish të lirë dhe të paprekshëm. Nuk ka më shokues se rrëfimi i ministrit të brendshëm mbrëmë në “Opinion” se autoritetet shtetërore e dinin kush, si, qysh dhe tek ishin ata që i morën jetën Megi Jakiçit, që atentati i dështuar mbrëmë në kombinat ishte vijimi i asaj ngjarjeje shokuese me “Komuna e Parisit”. Qeveria e di se çfarë ndodh dhe kush i bën, kush vret sot dhe kush do të vrasë nesër. Por ajo nuk do dhe nuk mundet të bëjë gjë. Ajo vetë ka dhënë shembullin se si vrasësit, hajdutët, abuzuesit, në dhjetra raste, falë imunitetit dhe blerjes së gjyqtarëve dhe të tejkalimit të afateve mund të rrëzojnë çdo akuzë, madje edhe të marrin pushtete të pamerituara. Për të arritur sot këtu, kur padrejtësia e blerë, por kthehet si boomerang, jo atë ku duhet të bijer, por mbi Megin, mbi ne, viktima të padrejtësisë.
Niko Peleshi Anila Basha Shqipëri Kombinat Komuna E Parisit

Niko Peleshi: Ja sfidat e mia

PROFILI I KRYEBASHKIAKUT Niko Peleshi: Ja sfidat e mia Rrugëtimi politik i njeriut që erdhi nga biznesi në drejtimin e Bashkisë së Korçës KORÇE ANILA BASHA Ndokush mund të thotë se ai është rastësisht në krye të Bashkisë së Korçës. Por jo. Për 41 vjeçarin që drejton në një mandat të dytë qytetin tradicional të zbardhur rëndshëm nga dëbora këtë dimër, gjithçka ka qenë një sfidë. Niko Peleshi, baba i tre fëmijëve, nuk e... Faqe 12-13
Niko Peleshi Anila Basha Korçë

Përgjimet, 100 mln lekë për të blerë Gjykatën e Lartë

DOKUMENTI / 1 Faqe 8-9 Përgjimet, 100 mln lekë për të blerë Gjykatën e Lartë

Raporti i SHKB: “Dhuna në 21 janar, policia e dinte”

DOKUMENTI / 2 Faqe 14-17 Raporti i SHKB: “Dhuna në 21 janar, policia e dinte”

NERANXI

1991 ...gjithmonë një hap përpara... Lëndë të para për restorante, piceri, kreperi dhe fast food.