“RUÇI PËRDORUES DROGE”
Djali i Gramozit: Ky, bllofi i tretë i milicisë
Drejtori i policisë Hysni Burgaj flet për djalin e deputetit socialist
Dëshmia e numrit një të uniformave blu: “Kemi informacione të sakta se personi që iu kap lënda narkotike është përdorues droge”. I akuzuari: “Dëshpërim i militantëve të Sali Berishës”
Lajmi Drejtori i Policisë Hysni Burgaj, në një prononcim për gazetën “Shqiptarja.com” u shpreh dje se ekzistojnë informacione se Ledio Ruçi, djali i deputetit Gramoz Ruçi është përdorues droge. Sipas tij, Policia e Shtetit vazhdon të mbëngulë se lënda narkotike prej 1.50 gramë e bllokuar në makinën e Ledio Ruçit, i përkiste këtij të fundit, duke hedhur poshtë dyshimet për një inskenim të mundshëm nga vetë oficerët. Ndërsa Ledio Ruçi e quajti këtë bllofin e tretë ndaj tij.
Në foto: Drejtori i Policisë së Shtetit z.Hysni Burgaj (djathtas) Ledio Ruçi
■■■ TIRANE ELTON QYNO Pavarësisht faktit se prokuroria e Durrësit ka nxjerrë si të kundraligjshëm kontrollin e makinës së djalit të deputetit të PS-së Gramoz Ruçi, Ledio Ruçi Policia e Shtetit këmbëngul se kontrolli i bërë ishte i ligjshëm dhe se droga është sekuestruar në makinën me targë... ▶ Vijon në faqe 2
Ministri Bode dhe kompanitë, pakt për të rritur tarifat
SIGURIMET
▶ Faqe 2-3 Ministri Bode dhe kompanitë, pakt për të rritur tarifat
Bastiset shtëpia e Kserës, vidhen sende me vlerë dhe mijëra euro
MINISTRI
▶ Faqe 6 Bastiset shtëpia e Kserës, vidhen sende me vlerë dhe mijëra euro
Bukë e kripë e pasaportë
Editorial
NGA GENC KOJDELI Bukë e kripë e pasaportë Një tjetër nismë dëshpëruese e ardhur nga qeveria shqiptare tregon se në ç’batak gjendet ekonomia dhe se sa nevojë ka mazhoranca për para, pavarësisht mjeteve për t’i fituar ato. Ndoshta duke u inspiruar nga e famshmja mikpritje e popullit shqiptar, propozimi rrezikon ta bëjë Shqipërinë han pa porta. Propozimi i Kryeministrit për t’i dhënë nënshtetësinë shqiptare “investitorëve” që do të sillnin 100 mijë Euro në vend është alarmant në disa nivele dhe të bën të mendosh seriozisht mbi gjendjen e vendit.
Së pari, të mendosh se nënshtetësia është faktor përcaktues për gatishmërinë dhe sigurinë e një investitori për të sjellë biznesin e tij në Shqipëri është qesharake. Investitorët, qofshin korporativ apo individualë, e bazojnë iniciativën për të investuar në një vend duke marrë parasysh faktorë shumë më prekshëm e ndikues mbi investimin, siç janë sistemi i taksave, funksionaliteti i gjyqësorit, ekzistenca e shtetit të së drejtës, niveli i kriminalitetit, çmimi i tokës, çmimi i lëndëve të para, kostoja dhe kualifikimi i krahut të punës, niveli mesatar edukimor i popullsisë, e kështu me radhë.
Së dyti, ky propozim ngre shqetësime të dukshme në lidhje me sigurinë; në Shqipëri, rajon apo edhe gjithë BE-në. Ka shumë gjasa që në vend të investitorëve seriozë vendi ynë të bëhet një “strehë” për lloj e soj kriminelësh, terroristësh, e biznesmenësh të dyshimtë, që do të përdornin nënshtetësinë shqiptare si një mjet tranzit për t’i shpëtuar ndjekjes në vendet e... ▶ Vijon në faqe 5
Deputetët, sherr për Çilin dhe Greta Koçin
Ligji për shpifjen, batutat dhe akuzat për piracinë e këngëtareve në Komisionin parlamentar të Medias
DEBATET NE KUVEND
■■■ TIRANE JAKIN MARENA Në komisionin e Mediave, deputetët e PD dhe PS ka pasur luksin e madh e krah emrave të kryeministrit apo deputetëve edhe ish-deputetëve, të përmendin dhe atë të dy këngëtareve që përfitojnë nga ligji për... ▶ Faqe 5
HAJDUTI TE MINISTRI SIMPATINË E WEB
BLOG/Periferi
▶ Faqe 6 HAJDUTI TE MINISTRI SIMPATINË E WEB NGA ALBA MALLTEZI
“Fundjava” Suplementi për argëtimin
Si ta kaloni Shën Valentinin. • Magjia e skive në Brezovicë. • Guida për filmat dhe kuzhinën
▶ Faqe 15-21
Orion Gliozheni
Në Shqipëri që nga 2004 1000 bebe “In Vitro”
▶ Faqe 11
NERANXI
1991 ... gjithmonë një hap përpara... Lëndë të para për restorante, piceri, kreperi dhe fast food.