BERISHA ME “PASTRUES PARASH”
Biznesmeni i lidhur me trafiqe të Mubarakut
Turku i arrestuar në Spanjë në darkë me kryeministrin në Azerbajxhan
Zbardhet skema se si Ali Evsen, pronari i “Albanian Airlines”, bëri transaksione të dyshimta me egjiptianin Husein Salem. Në Shqipëri ka ende gjashtë kompani. Prokuroria e Krimeve të rënda rihap dosjen
Në foto: (në rreth) Biznesmeni turk Ali Evsen në krah të kryeministrit Sali Berisha dje në Azerbajxhan
Pushtimi i Dashurisë
Koment NGA JONIDA MOLLA Pushtimi i Dashurisë Mesiguri duhet të jemi të verbuar këto kohë. Kështu duhet të jetë vërtet përderisa gjithandej ndjejmë vrazhdësi e sërisht ne vazhdojmë qetësisht përditshmërinë tonë; dëgjojmë zhurma shurdhuese e nuk reshtim; përballemi me probleme e kudo na duhet të sforcohemi e të tendosim nervat, për çdo sëmundje na thonë se shkaku kryesor është stresi dhe bindemi e marrim të njëjtat ilace; ngado ku eci mbërrij pis nga bloza, ngjyra gri e përsëri marrim të njëjtën rrugë që humbet në një tunel pa fund. Zgjohemi në mëngjes. Në fakt duhet të nisim një ditë të re, por në mbrëmje ngatërrohemi nëse ishim dje apo jemi sot. E njëjta rutinë. Të njëjtat debate boshe. Të njëjtat probleme të mëdha e të vogla. Të njëjtat taktika zgjidhjesh të vështira e përshtira, e njëjta politikë e ndotur, të njëjtat përralla me ujqër e kuçedra dhe në dukje të njëjtat përfundime. Them thjesht në dukje, sepse gjithçka që përfundon sot, në të vërtetë është një fillim për ditën e re nesër. Asgjë nuk krijohet nga hiçi sa hap e mbyll sytë. Dhe këtu përgjigjet pyetja që përgjigjet nuk ua kemi gjetur ende. Po pse jetojmë kështu vallë? Jemi në të vetmin? Edhe sa do zgjasë ky tranzicioni ynë? E kemi zgjedhur ne vërtet këtë realitet? Nëse po, atëherë nuk kemi pse të ankohemi. Nëse janë të tjerë ata që po na e imponojnë, atëherë na takon neve të vëmë në lëvizje çdo muskul, të ndezim çdo motor ► Vijon në faqe 5
Lajmi
Ali Evsen, biznesmeni turk me pasaportë shqiptare, ishte shoqërues i kryeministrit Berisha gjatë vizitës që ai po bën në Azerbajxhan.
Evsen, 50-vjeç u arrestua në qershor 2011 në Spanjë për pastrim parash për llogari të biznesmenit egjiptian Hussein Salem, mikut të ish-presidentit të Egjiptit Hosni Mubarak. TIRANE ARBEN ROZHANI Mbrëmjen e parë të mbërritjes në Azerbajxhan, për nder të vizitës së kryeministrit Berisha, autoritetet azere dhe komuniteti i biznesit organizuan një darkë, ku merrte pjesa elita e vendit aziatik. Kryeministri u shpreh se Shqipëria dhe Azerbajxhani janë dy vende me potenciale të jashtëzakonshme për t’u bashkuar si në turizëm, energji, etj. Kryeministri siguroi se qeveria shqiptare nga ana e saj do të bëjë gjithçka për të përmirësuar në... ► Vijon në faqe 2
Prifti: LSI përgjon ata që janë kundër Berishës
INTERVISTA E DEPUTETIT Prifti: LSI përgjon ata që janë kundër Berishës Akuza e ish-ministrit: Grupe mafioze pranë LSI përgjojnë presidentin, kreun e PS dhe Ina Ramën TIRANE Ish-deputeti i LSI, Dritan Prifti në emisionin “Debat” me Alfred Pezën thotë se grupe mafioze pranë LSI përgjojnë kreun e shtetit e të opozitës. Flet për videon, Nanon, Ramën, Metën e zgjedhjet. Pse vendosët të bëni publike videon midis ju të dyve?... ► Faqe 6
“Thash&Them” Suplementi për VIP-at
Magjistari e Andrea kundër photoshopit • Turjan Hysko: “2XL rikthehet të dielën” • Ed Shalsi martohet në tetor
► Faqe 13-20
Poezitë
Arben Duka: Përgjigjja ime për maqedonasit
► Faqe 22-23
Zbulohen 5 gardistët që manipuluan serverin
21 JANARI ► Faqe 4 Zbulohen 5 gardistët që manipuluan serverin
Letra e Arvizu: Drejtësi për të vrarët e 21 janarit
DOKUMENTI ► Faqe 5 Letra e Arvizu: Drejtësi për të vrarët e 21 janarit
Ambasadori Sequi: Papunësia këtu, më keq se në Europë
SHIFRAT ► Faqe 9 Ambasadori Sequi: Papunësia këtu, më keq se në Europë
NERANXI
1991 … gjithmone një hap përpara… Shurupe për kokteile dhe likerëra për bare dhe restorante Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km 7, Yrshek Tiranë; Tel: 042 406 500; 042 406 501; Fax 042 406 502; e-mail: neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com
NË MËNYRË E RE PËR TË INVESTUAR
Raiffeisen INVEST faqe 7