12/02/2012
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

12 shkurt 2012

“KSERA, EUROT NE SIRTAR”

EKSKLUZIVE/ Zbardhet dëshmia e hajdutit që grabiti shtëpinë e ministrit të Punës 24-vjeçari nga Tropoja rrëfen planin e vjedhjes EKSKLUZIVE/ Zbardhet dëshmia e hajdutit që grabiti shtëpinë e ministrit të Punës “KSERA, EUROT NE SIRTAR” 24-vjeçari nga Tropoja rrëfen planin e vjedhjes Arbër Shyqerukaj zbërthehet para policëve: E dinim që ishte shtëpia e ministrit. E ruajtëm disa ditë kush hynte dhe kush dilte. Derën e hapa me kartë dhe eurot i prisha në klube nate. Ministri: Pyesni policinë Lajmi I riu Arbër Shyqerukaj, i ka treguar policisë të gjithë mekanizmin e hyrjen në banesën e ministrit Spiro Ksera. 24 vjeçari ka pohuar se nëpërmjet një karte ka arritur të hapë derën e blinduar të banesës së ministrit, nga ku ka grabitur një kompjuter, një orë si dhe disa mijëra euro. Pas grabitjes, eurot i kanë harxhuar me shoqërinë në klubet e natës të kryeqytetit. Në foto: Ministri Spiro Ksera TIRANE ELTON QYNO Zbardhet dëshmia e 24 vjeçarit Arbër Shyqerukaj, i cili disa ditë më parë arriti të hyjë në banesën e Ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale Spiro Ksera, duke grabitur prej andej një “IPAD”, një orë dore si dhe një shumë të konsiderueshme që mendohet se kap shifrën e disa mijëra eurove. Shyqerukaj i ndihmuar edhe nga dy... Vijon në faqe 6

Kur edhe humanizmi bëhet qeveritar

Editorial NGA ARBEN RROZHANI Kur edhe humanizmi bëhet qeveritar Dy apele drithëruese për ndihmë të bëra dje në redaksinë e “Shqiptarja.com”, ta bëjnë zemrën copë. Një 64-vjeçar nga një fshat i thellë i Pukës thotë se nuk ka më as miell për foshnjën 9 muajshe. Një tjetër, kryetar komune i Shishtavecit, thotë se rezervat ushqimore po mbarojnë. Me dhjetra kronika televizie, flasin për mijëra banorë të kërcënuar nga izolimi, mungesa e rezervave ushqimore, ndërprerja e energjisë elektrike dhe asnjë ndihmë nga organet shtetërore. Qeveria është si gjithnjë e pandjeshme ndaj fatkeqësive të tilla natyrore. Vjet kur përmbyti Shkodrën, për të shitur energji Sali Berisha bëri astronomin, duke folur për lëvizje të hënës që nën 100 vjet. Tani flet për dimra të papara. Kaq thotë dhe ikën në Azerbajxhan, në shoqërinë trafikantëve shqiptarë dhe të huaj, në vendin me të cilin kemi vetëm 98 mijë dollarë, ndoshta eksporte të armëve, që janë shitur për të vrarë njerëz. Si ai bën edhe biznesmenët që kanë bërë milionat falë qeverisë së korruptuar. Bie fjala Rezart Taçi, që pasi ka bërë rrush e kumbulla milionat për ekipe futbolli, duke mos paguar paratë për Albpetrolin, tani premton para për viktimat e konfliktit mes Azerbajxhanit dhe Armenisë. Dakort, mund të jetë taktikë, pesë pas janë paratë e naftës që ai sjell në Shqipëri, për të na e shitur ne, 10 lekë më lirë se rivalët. Por njoftimet e tilla si ai që vetë Taçi shpërndan në media ne vetë është në vizitë pune në rajonin e trazuar të Nagorni-Karabakh, i tjetërsojnë njerëzit. Ç’ne azerë dhe armë të vjetra! Ku i gjetëm? Dhe pse i gjetëm pikërisht ne, kur këtu disa qindra kilometra larg kemi popullin që bërtet e apelon se po vdes urie, atje mes maleve dhe mes borës, braktisur prej qeverisë, por edhe prej biznesmenëve që janë bërë njësh me qeverinë dhe sillen si ajo.

Ndryshon Qeveria ja emrat e PDIU

ZËVENDËSMINISTRAT E RINJ Nesër Shpëtim Idrizi dorëzon emrat te kryeministri Berisha Abazi, Tana, Nurellari dhe Osmani më të kuotuarit TIRANE JAKIN MARENA Kabineti qeveritar tashmë merr formën e tij të plotë me përfshirjen reale të PDIU në qeverisje përmes katër posteve të zv.ministrave. Të cilët do praqiten ditën e hënë në tavolinën e Berishës për t’u miratuar të... Faqe 5

Vasilika Hysi

Sistem zgjedhor, pa e prekur Kushtetutën Faqe 4

ZGJEDHJET

Studentët: Pedagogët, po na japin lekë dhe nota për votat Faqe 21 Studentët: Pedagogët, po na japin lekë dhe nota për votat

SERVERI

21 janari, ja 5 gardistët që morën pamjet filmike Faqe 7 21 janari, ja 5 gardistët që morën pamjet filmike

KUKES

Vdes i bllokuari në dëborë, mijëra banorë të izoluar në vend Faqe 8-9 Vdes i bllokuari në dëborë, mijëra banorë të izoluar në vend