Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E mërkurë, 15-02-2012

KOMPLOT NE PS TIRANE

Degjeneron zgjedhja e kreut të socialistëve në kryeqytet për 20 shkurtin. Mbrëmë në 21.30 Blendi Klosi dhe Saimir Tahiri mblodhën krerët e njësive për kandidatët. Kundërshtarët: Procedurat e ndjekura shkelin statutin dhe nuk janë demokratike Degjeneron zgjedhja e kreut të socialistëve në kryeqytet për 20 shkurtin KOMPLOT NE PS TIRANE Mbledhje e fshehtë e njerëzve të Ramës Mbrëmë në 21.30 Blendi Klosi dhe Saimir Tahiri mblodhën krerët e njësive për kandidatët Kundërshtarët: Procedurat e ndjekura shkelin statutin dhe nuk janë demokratike Lajmi Zgjedhjet për kreun e ri të PS të kryeqytetit ka në e shkaktuar “fraktura” të forta në radhët e drejtuesve qendrorë socialistë, ku nuk kanë munguar akuzat se po shkelen të gjitha rregullat statutore përzgjedhjet brenda PS. Ndërkohë që po bëhen të gjitha përpjekjet për ta përfunduar zgjedhjen e pasuesit të Barajt më 20 shkurt. TIRANE JAKIN MARENA Ka marrë përmasat e një “komploti” të vërtetë zgjedhja e kryetarit të PS të qytetit të Tiranës, proces që pritet të zhvillohet më 20 shkurt, pikërisht ditën e rënies së bustit të diktatorit Enver Hoxha. Strukturat e PS në Tiranë, të vend në të rrezatonin imazhin e partisë në të gjithë Shqipërinë, për sa i përket respektimit të statutit në zgjedhjen e strukturave dhe të forumeve të saj, sipas burimeve brenda strukturave më të... Vijon në faqen 7 Në foto: Kreu i PS-së Edi Rama dhe deputeti i Saimir Tahiri
Blendi Klosi Saimir Tahiri Edi Rama Baraj Enver Hoxha Tiranë Shqipëri

Universitetet, loja me filialet në Shqipëri

“New York Times” dhe “Inside” japin alarmin. Renditja botërore, për shkollat e larta. Universitetet shqiptare në fund. MEDIAT AMERIKANE TIRANE ESMERALDA KETA Cilësia e diplomave që lëshojnë universitetet private shqiptare po vihet në dyshim. Pas një shkrimi të publikuar dy ditë më parë nga “New York Times”, vjen sërish një analizë dedikuar nga “Inside” ku... Faqe 8-9
Esmeralda Keta Tiranë Shqipëri

Kollare kryeministër

Editorial NGA ARBEN RROZHANI Kollare kryeministër Le ta lëmë Jozefinën në hallin e saj. Le të shkojë nga të dojë. Le t’i bjerë kryeqytetrorëve, me paratë tona. Se këtë ditë bëj më mirë, pa bërë sherr e spikere e kuvendit, pa shfryrë mbi burrat e opozitës, pa i uharruar atyre se do t’iu nxjerrë përleshjet përjashta. Le të puthet me sheikë, emira dhe princër, veç kujdes se mos bën si me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, se edhe ai ka hyrë në sitën e dashurçkave me milionat e sheikëve. Hallin dhe shpresën e kemi te kryeministri, ai që në shtator 2005, që kur erdhi për të mos ikur nga kryet e shqiptarëve, na premtoi publikisht se “këto do jenë ditët më intensive të jetës sime”. Dhe i ka patur vërtetë. Shikojmë javën e fundit, kur njerëzit po vdesin njëri pas tjetrit nga uria dhe dimri. Më 9 shkurt me takim me presidentin azer, Alijev veshi këpucë të zeza me qafa, kollare të zezë. Më 11 mori pjesë në konferencën me temë “Tirana në 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë”. Kishte një kollare blu. Më 13 shkoi me helikopter në Kukës dhe foli në mbledhjen e Shtabit të Emergjencës. Kollaren e hoqi. Në 13, në mbledhjen e përjavshme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike foli për Azerbajxhanin. Kishte kollare çiklamin. Pasdite drejtoi Komitetin shtetëror për organizimin e veprimtarive për kremtimin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Vuri kollare vishnje. Po atë kollare kishte edhe drekur p[r]it në takim ambasadorin e ri të shtetit të Katarit, Yossef Bin Hassan Bin Yossef Al Saai. Ka jetë më intensive se kaq, për një 67-vjeçar? Me 13 shkoi me helikopter në Kukës dhe foli në mbledhjen e Shtabit të Emergiencës. Kollaren e hoqi
Arben Rrozhani Jozefina Lulzim Basha Alijev Yossef Bin Hassan Bin Yossef Al Saai Tiranë Kukës Azerbajxhan Shqipëri Katarit

NERANXI

1991 ... gjithmonë një hap përpara... Shurupe për kokteile dhe likerë për bare dhe restorante Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km 7, Yrshek Tiranë; Tel: 042 406 500; 042 406 501; Fax 042 406 502; e-mail: neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com
Tiranë Durrës Yrshek