TE VDESESH PER 100 MIJE USD
“Ushtarakët nisen vetëm për lekë”
Kapiteni i Ministrisë së Mbrojtjes tregon detajet e marrëveshjes me shkrim para misionit
Çfarë përmban angazhimi i paqeruajtësve në rast të vrasjes apo plagosjes. Rebelimi i 86 ushtarakëve dy vite më parë për mashtrimin që iu bë me dietat. Detajet e vrasjes në Kandahar, CNN: Ishte sherr, jo luftë. Sot riatdhesohet kapiteni Vogli
Lajmi
Një komando që shkon me shërbim në misionet paqeruajtëse në vendet të rrezikshme, si në Afganistan, paraprakisht nënshkruan një kontratë, ku thuhet se, nëse vritet në luftë, familja e tij do të marrë deri në 100 mijë dollarë dëmshpërblim.
TIRANE
ELTON QYNO
Humbja e jetës së komandove shqiptarë gjatë misioneve të tyre ushtarake në Irak dhe Afganistan, detyron Ministrinë e Mbrojtjes t’i paguajë familjes së ushtarakut të vrarë një shumë prej rreth 100 mijë dollarë. Nëpërmjet një kontrate që nënshkruhet me vullnetin e çdo efektivi të ushtrisë që niset në mision paqeruajtës në vendet si: Irak, Afganistan, Çad dhe në Bosnjë Hercegovinë, parashikohet dhe shuma financiare që në rast vdekje të komandos, Ministria e Mbrojtjes duhet të...
Vijon në faqe 2
Në foto: Komando Feti Vogli gjatë shërbimit (djathtas) Motra e kapitenit dje në shtëpinë e prindërve në Baldushk
Herojtë e një lufte pa fund
Koment
NGA GENCI KOJDHELI
Herojtë e një lufte pa fund
Duke i kërkuar falje atyre që mund të më konsiderojnë si cinik, më duhet të them se sulmi vetëvrasës ndaj dy komandove shqiptarë në Afganistan ishte sa i dhimbur aq edhe i pritshëm; me mësë tetë vjet historik të dërgimit të trupave nëpër zona të nxehta si Bosnja, Iraku e Afganistani, fatkeqësisht kjo humbje ishte statistikisht (por jo logjikisht) e pashmangshme. Përtej retorikës mallëngjyese që do të dëgjojmë në ditët në vijim dhe propagandës që do justifikojë humbjen e jetëve me detyrimet që Shqipëria ka duke qenë se është anëtare e NATO-s, duhet thënë se misioni i Afganistanit ka qenë një dështim i pashhur për aktorët kryesorë që e ndërmorën, por edhe për figurantë në sfond si puna e Shqipërisë.
Në mes të kësaj zallamahie gjeopolitike e ushtarake, trupat shqiptare dhe prania e tyre në Afganistan janë tërësisht të pakuptueshme
Nga vetë natyra e rezistencës afgane të drejtuar nga Talibanët, apo edhe situatës në të cilën ndodhen politikisht dhe ekonomikisht iniciatorët e luftës, shpresat që Afganistani të gjejë paqe në një të ardhme të afërt janë thuajse nul, dhe trazirat në Pakistanin fqinj apo në rajonin e trazuar nga tensioni Pakistano – Indi nuk premtojnë për ndonjë zgjidhje të shpejtë të situatës. Që prej fillimit...
Vijon në faqe 5
Malaj: U eleminuan kandidatët për Tiranën
Duhet të ishin sëpaku katër, mbeten vetëm Saimir Tahiri dhe Ilir Zela që tha: Unë kandidat?!
MBLEDHJA E KRYESISE SE PS-se
TIRANE
JAKIN MARENA
Kryesia e Partisë Socialiste ka miratuar mbrëmë dy kandidaturat për postin e kryetarit të PS të Tiranës, Saimir Tahirin dhe Ilir Zelën. Ndërkohë që janë miratuar dhe dy nënsekretarë për çështjet zgjedhore...
Faqe 7
Shoferi
U akuzua për 21 janarin
Kume rikthehet në Gardë
Faqe 11
Raporti
KLSH: Legalizimi dështoi
u zhdukën 365 mijë euro
Faqe 8
Matura 2012
Shkollat e mesme, dalin
koeficientët për 200 degë
Faqe 16-19
FITUESIT
Zgjedhjet në universitete, akuza për presione te Artet
Faqe 14
Zgjedhjet në universitete,
akuza për
presione te Artet
REPORTAZHI
Vithkuq, prefekti i PD nuk i jep punë fadrromistit të PS
Faqe 12
Vithkuq,
prefekti i PD
nuk i jep punë
fadromistit të PS
“DESHMITE”
Lekë Previzi, skicat e kampit të Tepelenës në 1954
Faqe 20-21
Lekë Previzi,
skicat e kampit
të Tepelenës
në 1954
NERANXI
1991
... gjithmone nje hap perpara...
Ushqime aziatike
dhe meksikane
Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km 7, Yzberish Tiranë; Tel: 042 406 500;
042 406 501; Fax 042 406 502; e-mail: neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com