Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E enjte, 23-02-2012

BISEDAT SEKRETE TE ILIAS

Vrau Elenin me pagesë. Lidhja me Yllkën Prokuroria dhe policia zbulojnë mesazhet intime para vrasjes së laborantes Divorci dhe ndarja e pasurisë, motivet e vrasjes së 33-vjeçares në 2 shkurt. Gruaja zbuloi lidhjen e bashkëshortit me dentisten. Ilia u arrestua: Pagoi dy vrasës ordinerë për ekzekutimin. Komunikimet Basho-Shehaj në Facebook
Ilias Elenin Yllkën Ilia Basho

Gazifikimi i vendit... Përjetësisht Berisha

PERIFERI/Blog NGA ALBA MALTEZI Gazifikimi i vendit... Përjetësisht Berisha Berisha vazhdon të bëjë të ëndërrojnë shqiptarët. Në këto ditë të ftohta dimri, me dritat që shkojnë dhe vijnë, ngrohësit elektrikë të ndezur në çdo ambient e që mbingarkojnë çmendurisht rrjetin, hedh idenë që i bën bashkë të gjithë: Gazifikimin e vendit. Një punë kolosale, por që do të ishte zgjidhja më e mirë për çdo shtëpi e industri. Politikan Berisha hodhi para shqiptarëve, përballë opozitës, kartën e tij për të vazhduar për të mbajtur drejtimin e administrimit të vendit. “Ma besoni mua dhe legislaturën e ardhshme – duket qartë se u thotë të gjithëve – dhe unë ju siguroj ngrohjen në shtëpi”. Propozimet e Berishës janë pragmatike, joshëse për njerëzit e thjeshtë dhe këtë ide e përgatiti për ta servirur me udhëtimin e tij në Azerbajxhan, i pasigurtësuar se kush e shoqëronte dhe çfarë do të mendonin për Ali Evsen. Berisha e njeh shumë mirë psikologjinë e neokohës që jetojmë, ku ligjshmëria, pastërtia, korrektësia është një opcion si shumë i domosdoshëm: Mjafton arritja e qëllimit, rrugët dhe mjetet kanë pak rëndësi. Ashtu siç realizoi Rrugën e Kombit mes shumë polemikave dhe dyshimeve për abuzime deri kriminale në fonde, po ashtu, me të njëjtën mënyrë pak transparente, kërkon të sjellë një tjetër mrekulli të jashtëzakonshme: gazifikimin e vendit. Opozita duhet të jetë shumë profesionale, serioze, për të cmontuar këtë ide, nëse është një fluskë sapuni, por nëse është e vërtetë, duhet të dijë të mendojë se çfarë mund të propozojë ajo si kundërbalancë. Ndryshe, veç ngrirjes së reformës zgjedhore, rrezikon të ngrijë vetë si një opozitë e përjetshme.
Alba Maltezi Berisha Ali Evsen Azerbajxhan

Lajmi

Prokuroria dhe policia e Tiranës, pas hetimit të bisedave, sms-ve dhe materialeve të tjera ka arritur në përfundimin se Ilia Basho bashkëshorti i farmacistes së vrarë, Eleni Basho në 2 shkurt 2011 ka pasur një lidhje intime me dentisten Yllka Shehaj. Por kjo lidhje ishte zbuluar nga viktima që i kishte kërkuar të shoqit që ta linte, ose do ta divorconte, duke i marrë pasurinë dhe kujdestarinë e fëmijëve. TIRANE ELTON QYNO Vrasja misterioze e nënës së dy fëmijëve Eleni Basho, ka nxjerrë në sipërfaqe tre persona që kanë organizuar ekzekutimin e 33 vjeçares, ku mes të cilëve ndodhet dhe burri i viktimës, Ilia Basho. Ka qenë pikërisht ky i fundit që në mbrëmjen e 2 shkurtit 2012 i ka mohuar bashkëshortes të tij, takimin me dy... Vijon në faqen 2
Alba Maltezi Eleni Basho Sali Berisha Ilirjan Bitri Tiranë

“Berisha e dinte për viktimat përpara festës”

Gjenerali tregon për sulmin ndaj komandove dhe njoftimin që iu bë kreut të PD-së, që festoi më pas DEKLARATA E SHEFIT TE SHTABIT TIRANE Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të ushtrisë shqiptare deklaroi mbrëmë se kryeministri Sali Berisha e dinte për vrasjen e komandove në Afganistan përpara se të shkonte në festën që forumi rinor i PD-së po bënte në Pallatin e Kongreseve për rëzimin e... Faqe 5
Berisha Sali Berisha Tiranë Afganistan

NERANXI

1991 … gjithmone një hap përpara… Ushqime aziatike dhe meksikane Adresa: Autostrada Tiranë - Durrës, km. 7 Yzberish Tiranë; Tel: 042 406 500; 042 406 501; Fax 042 406 502; e-mail: neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com
Tiranë Durrës Yzberish