BURRI I YLLKES: SI U NDAME
Mikesha e Ilia Bashos, divorc në 2010
EKSKLUZIVE/ Dokumenti i Gjykatës së Tiranës për gruan e lidhjes intime
Zbulohet akti i zgjidhjes së çiftit, pas tre vitesh martese pa fëmijë. Avokati i bashkëshortit të gruas së vrarë në 2 shkurt: “Bisedat që bëmë me burrin e Elenit”. Çfarë thanë vjehrri dhe kunati për hetuesit
Lajmi
Yllka Shehaj, dentisja që kishte lidhje intime me Ilia bashon, kishte bërë zgjidhjen e martesës në dhjetor 2010, pas tre vitesh martese, prej të cilës nuk kishte fëmijë. Ish-bashkëshorti, në aktin e padisë ndaj saj, e akuzonte se ajo e kishte harruar familjen, duke iu përkushtuar punës si stomatologe dhe vinte shumë vonë në shtëpi.
TIRANE
ELTON QYNO
Në vitin e parë gjithçka shkonte shumë mirë. Por më pas asgjë nuk shkonte mirë. Yllka Shehaj vonohej shumë në punë, rrinte me orë të zgjatura në klinikën, duke iu përkushtuar profesionit të stomatologes. Të paktën kështu thotë akuza q ë ish-bashkëshorti i bën, në zgjidhjen e martesës në dhjetor 2010, mes 3 vite pasi ishin kurorëzuar në martesë. Çifti që nuk kishte fëmijë do të ndahej edhe për një shkak tjetër. Dhëndri nuk...
Vijon në faqe 2
Në foto: Yllka Shehaj dhe Ilia Basho (djathtas) Faksimile e vendimit të Gjykatës për zgjidhjen e martesës së Yllka Shehajt
Intervista
Lirak Bejko: “Kuliçaj më goditi në komisariat”
Faqe 8
Analizë
Evropa, Greqia, kriza dhe ne
NGA EUGJEN MERLIKA
Më shumë se dymijë vjet më parë brigjet e Mesdheut verior e lindor ishin qëndra e qytetërimit. Prej Athinës e dhe Romës shpërndaheshin rrezet e dijes e të kulturës. Nëse Roma zotëronte atëherë një kontinent që, në kufijtë e saj hante t’ashquajturit “fise barbare”, Athina e pushtuar ushtarakisht zotëronte me artin, filozofinë e shkencën e saj atë pjesë të njohur të botës që do t’ishte Evropa e ardhshme.
Ndoshta mendime të tilla i vijnë ndërmend cilitdo që, duke ndjekur ngjarjet e ditëve të sotme, shtrin vështrimin në të shkuarën e largët, duke u munduar të gjejë një lidhje, një fill të padukshëm, që përshkon shekujt, ngjarjet, historinë e popujve, të brezave, të shoqërive, të shteteve. Sot Evropa përballet me një nga sfidat e saj më të vështira, atë që fillimi i mijëvjeçarit të tretë m.k. i ve përpara një bote që, mbasi ka përvetësuar dijen, shkencën, teknikën, artin, kulturën, përvojat shoqërore e politike të shoqërive të saj, matet me të në fushën e ekonomisë.
Evropa, që i dha botës teoritë e doktrinat më të ndryshme ekonomike të lashta e bashkëkohore, së gjendet në një amulli që, për herë të parë në historinë e saj mijëvjeçare, duhet t’a përballojë e bashkuar.
Ëndrra e saj e bashkimit, e përkundur në djepat e mendjeve të ndritura të brezave të shkuara, e trupëzuar mbi gërmadhat e luftës më të egër të gjithë historisë së saj, e plotësuar me shmangien e sistemeve të diktaturave, sot ndeshet me një të vërtetë dramatike që quhet “krizë ekonomike”, duke marrë këtë emër pikërisht nga gjuha e grekëve...
Vijon në faqe 22
Pageruajtësit mes luftës alkoolit dhe shoqërisë
Fotot nga misionet, jeta tjetër e ushtarakëve shqiptarë, me mision në zonat e luftës në Çad, Irak dhe Afganistan
SOT CEREMONIA PER FETI VOGLIN
TIRANE
ARBEN RROZHANI
Jeta tjetër në çadra dhe kapanone e pageruajtësve shqiptarë kalon mes argëtimit të kufizuar Brenda reparteve ku jane instaluar. Një set fotosh të hedhura nga paqeruajtësit tregon për kohën e lirë që ata kalojnë gjatë...
Faqe 9
“Fundjava” Suplementi për argëtimin
Monika Kryemadhi, pjata që i servirri Berishës
Piktori Ardian Isufi: Turizmi kulturor në Venecia
Faqe 13-19
UDHËZIMI
Faqe 11
Amnistia, si falen bizneset dhe familjarët
KTHIMI
Faqe 6
Partia e Topit, Eduart Selami ndërlidhës me SHBA-të
ENERGJETIKA
Faqe 4-5
HEC-et me koncesione, si dështuan investimet
NERANXI
1991
… gjithmone një hap përpara…
Ushqime aziatike dhe meksikane
Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km 7, Yzberish Tiranë; Tel: 042 406 500;
042 406 501; Fax 042 406 502; e-mail: neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com