Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E enjte, 01-03-2012

BASHA, E-MAIL-et SEKRETE

Bashkia hoqi 350 vetë për punësimet Zbulohen rekomandimet e degëve demokrate për punësimet sipas njësive, zbardhen listat “Fshesa” nga zyrtarët, te fshesaret e rrugëve. Kryetarja e Forumit të gruas së PD: Asnjë punësim s’është bërë. Deputetja Vokshi ndërhyri për listat. Operacioni i kushërirës së Aurela Bashës për punësimet Lajmi Kushërira e gruas së kryetarit të bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, sipas e-mail-eve të zbuluara në Bashki, është drejtueseja kryesore e operacionit të heqjes së njerëzve nga puna në administratën e bashkisë dhe punësimit të të tjerëve, që janë militante të PD-së. Në foto: Lulzim dhe Aurela Basha (djathtas) Faksimile e e-mail-ve të këmbyera TIRANE Një ditë më parë gazeta botoi disa e-maile, korrespondencë e deputetes dhe njëherësh kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi me zyrtarët e bashkisë së Tiranës për punësimin e 80 grave vetëm nga Njësia Nr. 11, me rekomandim të saj dhe këto sugjerime për punësim nuk mbështeteshin në kritere ligjore, apo profesionale, por vetëm mbi militantizmin. Skandali i emërimeve në Bashkinë e Tiranës vijon sot me degët e tjera të PD-së. Sipas korrespondencës së brendshme që është siguruar nga... Vijon në faqet 2-3
Lulzim Basha Aurela Basha Albana Vokshi Tiranë

Denoncoi kryebashkiakun e Kamzës, injorohet “Shamikuqja”

SMS-të EROTIKE Faqe 11 Denoncoi kryebashkiakun e Kamzës, injorohet “Shamikuqja”
Kamzë

Prokurori Hana, tallet shteti i jep 80 mijë lekë

Ish-përfaqësuesi i Akuzës përndiqet edhe pas vdekjes, Qeveria nuk jep lekët e kërkuara për kurimin TIRANE Elton Qyno Ministria e Transporteve, i pranon të japë vetëm 800 mijë lekë të vjetra, lidhur me kërkesën e bërë nga prokuroria për pagimin e shpenzimeve të mjekimit në Itali të prokurorit Xhevat Hana. Nga ana tjetër prokuroria... Faqe 7
Xhevat Hana Elton Qyno Tiranë Itali

Zgjedhjet varen nga komisionerët

Analiza NGA ZEF BROZI* Zgjedhjet varen nga komisionerët Komisionet e Qendrave të Votimit dhe Numërimit të Votave Ndryshime rrënjësore duhen bërë edhe në përbërjen, mënyrën e zgjedhjes dhe funksionimit të komisioneve në qendrat e votimit dhe numërimit. Le të përfitohet nga përvojat më të mira ndërkombëtare dhe që i përshtaten emërave dhe vendit tonë. Mendoj se Meksika, edhe pse nuk dallohet për një shtet të konsoliduar demokratik, megjithëse deri më 1986 aty ishte problem i madh manipulimi i zgjedhjeve (siç është edhe sot në Shqipëri), ofron një model të shkëlqyer për Shqipërinë lidhur me Komisionet në Qendrat e Votimit. Këto komisione në Meksikë nuk janë caktuar nga partitë, por Instituti Zgjedhor (ve kështu quhet Komisioni i Zgjedhjeve) i cili i përzgjedh nga radhët e qytetarëve. Shërbimi në administrimin e zgjedhjeve konsiderohet nga shtetasi si një detyrim civil e qytetar, i ngjashëm me juritë në Amerikë. Në zgjedhjet e vitit 2006 Instituti i Zgjedhjeve përzgjodhi 7.2 milionë shtetas për t’i trajnuar për zgjedhjet dhe nga këta seleksionoi 913000 vetë si emër për t’e drejtuar zgjedhjet në 136477 qendra votimi. Këto komisione të vetë shtetasve përgatisin qendran e votimit dhe organizojnë gjithë procedurën e votimit, bëjnë numërimin e votave dhe nxjerrin e rezultatit të votimit në qendrën e tyre. Vëzhguesit e partive politike, organizatave jofitimprurëse dhe të institucioneve ndërkombëtare kanë të drejtë të vëzhgojnë gjithë procedurën e votimit dhe numërimit të votave. Politikanët në Shqipëri duhet të fillojnë të kenë besim jo tek militantët partiakë, por tek... Vijon në faqe 10
Zef Brozi Meksika Shqipëri SHBA

“Almedicus” Suplementi për Shëndetin

Intervista me mjekun pediatër, dr.Luan Xhelilaj: “Prindër, vaksinoni rregullisht fëmijët tuaj” Faqe 13-20
Luan Xhelilaj

NERANXI

... gjithmonë një hap përpara... Ushqime aziatike dhe meksikane Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km 7, Yrshek Tiranë; Tel: 042 406 500; 042 406 501; Fax 042 406 502; e-mail: neranxi@neranxi.com: www.neranxi.com
Tiranë Durrës Yrshek