07/03/2012
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

7 mars 2012

‘SALI, ANËTAR I PP NGA ‘68’

‘Ka foto me Bllokun. Rusmajli, i nomenklaturës’ Rebelohet Presidenti Bamir Topi: Të hapen ‘dosjet’. Kryeministri e akuzoi për ish-të përndjekurit Zbulohen prapaskenat në VKM-në e qeverisë. Pas 22 vitesh Berisha përjashton Protokollin e Shtetit nga 100 vjetori i Pavarësisë. Zyrtarët: “Ne nuk jemi pjesë”. Të përndjekurit: Ja hoxhistët në pushtet Lajmi Si asnjëherë më parë, dje Presidenti i Republikës shpërtheu në akuza për kryeministrin. E akuzoi atë për lidhje me Byronë dhe fotot me ta, dhe si njeri që ka teserën e Partisë së Punës. Në akuzat e presidentit, u rendit dhe Ilir Rusmajli, djali i Cajup Rusmajlit TIRANE Sigurisht kam një përgjigje për Kryeministrin”. Për herë të parë në historinë e tij katër vjeçare si President, Bamir Topi, “kërcenoi”. “Njeriu që akuzon (Sali Berisha), duhet të japë shpjegime politofot me anëtarët e Byrosë Politike të kohës së diktaturës... Ky personazh qё nga viti 1968 është anëtar i Partisë së Punës, Sekretar Partie, dhe njëzet e dy vite të tjera bën përralla me komunizmin dhe nuk i kompenson realisht duke pasur dorë mekanizmin, atëherë thoni ju se ku qëndron e vërteta” ishte shpërthimi i presidentit ditën... Vijon në faqe 2-4 Në foto: Sali Berisha me ish-anëtarin e Byros Politike me Simon Stefani dhe faksimile e kartës së anëtarësimit në PPSH

‘Polici më kërkoi seks të më lironte vëllain’

Flet vajza e punonjësit të doganës së Kapshticës, rrëfimi i Urim Gjatës për policët që shkojnë me prostituta DENONCIMI NGA POGRADECI ‘Polici më kërkoi seks të më lironte vëllain’ Flet vajza e punonjësit të doganës së Kapshticës, rrëfimi i Urim Gjatës për policët që shkojnë me prostituta TIRANE ARBEN RROZHANI Një 23-vjeçare nga qyteti i Pogradecit ka denoncuar shefin e rendit se i ka kërkuar favore seksuale, në këmbim të mbylljes së çështjes së vëllait të ndaluar për një problem me Policinë e Shtetit. Vajza e nëpunësit... Faqe 6-7 Në foto: Urim Gjata, punonjës në doganën e Kapshticës Në foto: Urim Gjata, punonjës në doganën e Kapshticës

T’i biesh me Top

Editorial NGA ARBEN RROZHANI T’i biesh me Top Presidenti i Republikës më në fund foli. Duke marrë urime. Sepse deri më sot nuk foli. Edhe kur duhej të shprehte diçka tha se: “Unë flas me dekrete”, “flas me heshtjen time”. Dje i ra me Top. Si kurrë më parë. Drejt e në zemër të të Keqes, problemi ende të pazgjidhur të shoqërisë shqiptare 22 vite pas lëvizjes së Dhjetorit ’90. Foli për komunistë që përmbi dy dekada janë shitur si demokratë, spiunë ish-Sigurimi që kanë uzurpuar qeverisjen në të gjitha nivelet e saj, duke ruajtur gjoksin si mbrojtës të demokracisë dhe të shtresave të përndjekura. Fjala e kreut të shtetit ishte e mirëpritur, sepse ajo vë gishtin në plagën që ende kullon dhe majiset: ndarjen e vendit nga e shkuara dhe personazhet komuniste që drejtuam me dhunë dhe terror vendin për 45 vite dhe që vijuan ta bëjnë nën kostum anti-komunistësh në një dekadë pasuese. Sepse Shqipëria, fatkeqësisht edhe pse ishte vendi me regjimin më gjakatar në ish-Lindjen Komuniste, është ndër të vetmet që ende nuk i ka hapur dosjet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, që nuk ka larguar nga funksionet dhe vendimmarrja publike persekutorët dhe bijtë e tyre. Por fjala nuk mjafton. Ajo vetëm sa trazon edhe më shumë shqiptarët. Nëse dje presidenti i ra me TOP duke drejtuar gishtin te e Keqja, misioni i tij, nëse vërtet ka ndonjë të tillë, është çmontimi i kësaj të Keqeje e na rri mbi krye. Duke nisur një aksion të mirëfilltë politik, që do shërbente këtë kastë imorale politike, që pas 22 vitesh pluralizëm mendon dhe vepron si në monizëm.

PDIU

Përçahen çamët, Tahiri: Shpëtim Idrizi, 3 vjet çam Përçahen çamët, Tahiri: Shpëtim Idrizi, 3 vjet çam Faqe 5

Mashtrimi

Vodhi klientët, pranga djalit të Muho Asllanit Vodhi klientët, pranga djalit të Muho Asllanit Faqe 8

Intervista

Ylli Canci: Si i përgatis gjenitë e matematikës Ylli Canci: Si i përgatis gjenitë e matematikës Faqe 14

HETUESIT

80 foto në celularin e Yllka Shehajt 2 të dyshuar Faqe 9 80 foto në celularin e Yllka Shehajt 2 të dyshuar

LUNCH.COM

Gjyqtari Ardian Dvorani: Gjyqi i Metës u mbyll pa dëshmitet Faqe 13 Gjytari Ardian Dvorani: Gjyqi i Metës u mbyll pa dëshmitet

TESTIMI

Patrulla e policisë, 200 emrat që kalojnë në kontroll Faqe 17 Patrulla e policisë, 200 emrat që kalojnë në kontroll