Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E premte, 09-03-2012

“ALDO BAREN E HELMUAN NË BURG”

EKSKLUZIVE/ Sokol Gjoni denoncon ngjarjen e ndodhur para një jave “ALDO BAREN E HELMUAN NË BURG” Flet nipi: Ia futën kur ishte në ajrim Publikohen dëshmitë dhe analizat laboratorike për të dënuarin: “Lëndë toksike në ushqim” Apeli i Aldo Bares: “Dua të mjekohem”. Drejtori i 313 dhe prokurori: “Është shumë mirë” Në foto: Aldo Bare në momentin e ekstradimit nga Turqia dhe faksimile e analizave mjekësore
Elton Qyno Alfred Shkurti Turqi

Kapen 1.7 tonë marijuanë për në Itali, DASH: Jeni vend tranziti

PESE ARRESTIME ► Faqe 4 Kapen 1.7 tonë marijuanë për në Itali, DASH: Jeni vend tranziti
Itali

Lajmi

Familjarët e Aldo Bares, ngrenë alarmin duke pohuar se njeriu i tyre që mbahet izoluar në burgun 313, ka shumë mundësi të jetë helmuar nga punonjës të këtij burgu. Nipi i Aldos, Sokol Gjoni, tregon se nga analizat e bëra të gjakut janë gjetur substanca të lëndëve toksike të llojit fosfororganike. ■■■ TIRANE Elton Qyno H ije dyshime mbi gjëndjen shëndetësore të Aldo Bares. I konsideruar nga prokuroria si kapoja i bandës së Lushnjës, Aldo Bare alias Alfred Shkurti prej katër ditësh ka pësuar çrregullime në organizmin e tij, duke pretenduar se ai është helmuar nga lëndë toksike. Sipas antarëve të rrethit familjar të Aldo Bares, nga analizat e kryera është konstatuar se në mostrat e gjakut, të marra disa orë nga burgu 313 ku mbahet i izoluar Aldo Bare, janë gjetur gjurmë të toksike fosfororganike... ► Vijon në faqet 6-7
Alfred Shkurti Elton Qyno Aleksandër Arvizu Anila Basha Tiranë Lushnjë

“Qeveria e lodhur, po kërkojmë partnerë”

INTERVISTA E AMBASADORIT SHBA “Qeveria e lodhur, po kërkojmë partnerë” Shuplaka e Aleksandër Arvizut për qeverisjen, sjelljet e Qeverisë dhe zgjidhjet që i duhen vendit ■■■ TIRANE Ambasadori i SHBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu tha se kjo qeveri është e lodhur se partnerët ndërkombëtarë janë në kërkim të partnerëve të rinj. Ai vlerëson se ka rritje të korrupsionit në Shqipëri, ka pasur manipulim zgjedhjesh dhe se vendi vuan nga kultura e mos-ndëshkueshmërisë... ► Faqe 2-3
Bamir Topi Tiranë Shqipëri

Tre gazetare me titujt e merituar

Editorial NGA ANILA BASHA Tre gazetare me titujt e merituar Tre gazetare për herë të parë në historinë 100 vjeçare të shtetit shqiptar, morën dje dekoratë nga presidenti i Republikës Bamir Topi. Tre zonja, që në fushën e gazetarisë kanë dhënë shumë, por asnjëherë nuk kanë qenë të vlerësuara, aq sa duhet për punën e kontributin e madh që u kanë dhënë shqiptarëve, por edhe mbarë botës në këtë profesion. Me propozim të shoqatës Nermin Vlora Falaschi, Presidenti Topi, në 8 mars, i dekoroi pas vdekjes Nexhmie Zaimin, nga urdhëri “Nënë Tereza”, një gazetare shumë e njohur dhe e nderuar në ShBA, krejt e panjohur në Shqipëri. Një zonjë që ka punuar në Voice of America, dhe në CNN, por për të cilin kurrë nuk është folur gjatë diktaturës dhe pas saj. Një titull i rëndësishëm iu dha Abile Xhajës, gazetares së orëve të para në Shqipërinë e çliruar pas Luftës së Dytë Botërore. Në një moshë të thyer, (mbi 80 vjeç) ajo ngjiti dje shkallët e Presidencës për të marrë nga kreu i shtetit urdhërin “Naim Frashëri” i Artë. Duke u dridhur mes emocionesh, që i kishte më të mëdha se sa kur në vitin 1945 nisi transmetimet e lajmeve në Radio Shkodra duke thënë “Ju flet radio Shkodra”, dhe më pas në Rusi, në seksionin e gjuhës shqipe duke dhënë lajmet “Ju flet Moska”, për shumë pensionistë,... shumë miq e shokë e familjarë të tre zonjave të nderuara gazetare që u dekoruan dje nga Presidenti i Republikës, por shumë pak kolegë, ishin në sallën e Presidencës... ► Vijon në faqe 10
Anila Basha Bamir Topi Abile Xhaja Nënë Tereza Naim Frashëri SHBA Shqipëri Rusi Radio Shkodra Moskë

NERANXI

1991 … gjithmonë një hap përpara… Ushqime aziatike dhe meksikane Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km 7, Yrshek Tiranë; Tel: 042 406 500; 042 406 501; Fax 042 406 502; e-mail: neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com
Tiranë Durrës Yrshek