BERISHA AGJENT I UDB?
Luan Pobrati: Serbët kishin spiunë në Shqipëri
Zbardhet dokumenti në serbisht i Taulant Ballës i 5 janarit 1987
“Berishën e kam njohur si sekretar Byroje të Partisë së Punës te mjekësia. Nëse është e vërtetë, deputeti i PS-së duhet të sqarojë publikisht” Lajmi Debati për hapjen e dosjeve dhe kryesisht atyre të ish-bashkëpunëtorëve të shërbimeve sekrete të huaja i është shtuar dhe një ndër ekspertët më të mirë të shërbimeve inteligjente, Luan Pobrati, i cili gjithsesi mohon akuzat ndaj Berishës, duke deklaruar se ai e njeh atë vetëm thjesht si sekretar PPSH. TIRANE JAKIN MARENA Hapja e çështjes së ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit dhe për më tepër të spiunëve e agjenturave të huaja, përfshirë dhe agjentët e UDB-së jugosllave, kanë hapur një cirkuit të fortë debati në ambientin politik e shoqëror shqiptar. Përfshirja në këtë debat e emrave të tillë si kryeministri i vendit, Sali Berisha... Vijon në faqet 2-3 Në foto: Eksperti i Shërbimeve Inteligjente, Luan Pobrati dhe Kryeministri Sali Berisha
Të mbrojmë invalidët
Koment NGA IGLI TOTOZANI* Të mbrojmë invalidët Personat me aftësi të kufizuara, i përkasin asaj pjese të shoqërisë e cila ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme nga shteti, për t’u garantuar të drejtat dhe liritë themelore, si dhe aksesin në disa prej eksperiencave më themelore të jetës. Vendimi i OKB për të shtuar një instrument universal, Konventën “Për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara”, (të nënshkruar tashmë prej vitit 2010 nga Shqipëria) kishte për qëllim që t’i garantonte këtij grupi shoqëror, të drejta dhe liri themelore, të cilat janë të mohuara prej shumicës së qenieve njerëzore. Kjo Konventë mbulon hapësirat e shumta ku personat me aftësi të kufizuara janë diskriminuar, duke përfshirë aksesin tek drejtësia; pjesëmarrjen në jetën politike e publike; edukimin; punësimin; mbrojtjen nga tortura, shfrytëzimi dhe dhuna, si dhe lirinë për të lëvizur. Legjislacioni shqiptar ka rregulluar në mënyrë të copëzuar, me statuse të veçanta të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, të verbër, paraplegjik/tetraplegjik, invalidë pune etj. Duke patur në konsideratë përcaktimet e Konventës së OKB “Për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara”, dhe legjislacioni shqiptar që rregullon të drejtat dhe përfitimet e personave me aftësi të kufizuara, ka nevojë për plotësime dhe përmirësime në përcaktimin e kritereve multidisiplinare të vlerësimit të aftësisë së kufizuar, kritereve dhe procedurave të qarta për dhënien e përfitimeve, kryerjen dhe rimbursimin e pagesave, si dhe kontrollin ndaj agjencive shtetërore dhe kompanive që ofrojnë shërbimet. Lidhur me dy projektligjet, për disa ndryshime në statusin e invalidit paraplegjik/tetraplegjik dhe në statusin e të verbërit, vlerësoj qëllimin e Këshillit të Ministrave për ndërmarrjen e tyre, pra përcaktimin e procedurave të qarta për dhënien e përfitimeve... Vijon në faqe 14
Sejdini: Në Elbasan për Ditën e Verës
Bashkia jep kalendarin e aktiviteteve. Kryebashkiaku: Festa bëhet më mirë në Elbasan, vijnë edhe nga jashtë Shqipërisë
FESTIMET PER 14 MARSIN
ELBASAN Sot është dita e verës në Elbasan. Bashkia ka marrë masat që të gjithë ata që kanë ardhur nga gjithë Shqipëria por edhe trevat shqipfolëse, të kenë mundësi të shijojnë spektaklin e festës së ditës së verës. Edhe pse është festë kombëtare, më shumë se çdo ditë, ajo festohet në Elbasan... Faqe 12-13
Reagimi i Presidentit
“Berishës i jap tokë në Tiranë e leksione qytetarie”
Faqe 4-5
Rishfaqen ‘kioskat’
Pedonalja në Tiranë Bashkia rivendos tregun
Faqe 19
Kati, Feruni, Kajsiu
Plehrat, ja arsyet pse kërkojmë referendum
Faqe 18
ZGJEDHJET
Faqe 10-11 Komisionerët votuan në vend të 109 personave
Ylli Rakipi: Berishën e mund vetëm Sali Berisha
LUNCH.com
Faqe 15 Ylli Rakipi: Berishën e mund vetëm Sali Berisha
Ndryshimet në ligjin për kthimin e kompensimin e pronave
Faqe 9 Ndryshimet në ligjin për kthimin e kompensimin e pronave
NERANXI
... gjithmonë një hap përpara... Shurupe për kokteile dhe likerëra për bare dhe restorante Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km 7, Yrshek Tiranë; Tel: 042 406 500; 042 406 501; Fax 042 406 502 e-mail: neranxi@neranxi.com: www.neranxi.com