Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E mërkurë, 04-04-2012

GJERGJ BOJAXHI: PSE U ZHGENJEVA NGA PD

LUNCH.COM/ Ish-KOP-isti i vitit 2005, i kthyer nga Amerika, tenton të ngjisë Everestin GJERGJ BOJAXHI: PSE U ZHGENJEVA NGA PD “Më kanë kërkuar të më kenë pranë vetes edhe Spahiu, por edhe ata të Topit. S’kam vendosur. Duhet ndalur praktika e të votuarit të partive si LSI, që janë sh.p.k. Si më larguan në 2009 nga drejtimi dhe pse u riktheva për pak kohë” Lajmi Gjergj Bojaxhi, ish eksponenti i lartë i PD, rrëfen divorc[in?] nga kjo parti në rubrikën Lunch.com. Është shumë i zhgënjyer nga kjo forcë politike, dhe tani po i jep jetë projektit të tij për të ngjitur majën e Everestit. Çfarë mendon ai sot për PD, dhe për sistemin e vendosur në Shqipëri, a do të pranojë ofertat që i janë bërë nga partitë e tjera, na e rrëfen në rubrikën lunch.com ■■■ TIRANE Mira Kazhani Takimin me të e kemi lënë tek Komuna e Parisit në një bar që as emrin nuk ja di. Për një gazetar takimi në orën 9 pa 15 minuta të mëngjesit është mallkim, por përpara një interviste... ► vijon në faqë 13 Në foto: Gjergj Bojaxhi
Gjergj Bojaxhi Spahiu Mira Kazhani Ristani SHBA Everestit Shqipëri Tiranë Komuna E Parisit

Ristani ngatërron edhe njëherë tjetër

Një kafe me... NGA ANILA BASHA Ristani ngatërron edhe njëherë tjetër Situata është bërë e paqartë juridikisht në Shqipëri (si për çdo gjë tjetër në fakt) përsa i takon mandatit të një deputeti të PS që duhet t’i jepet nga Kuvendi i Shqipërisë. Por kryeministri, sigurisht me një staf të gjerë këshilltarësh juridikë (madje duhet thënë ndoshta më ekspertë sesa socialistët) e ka kthyer këtë çështje në debatin e radhës në politikën shqiptare. Ndaj, shkova drejt e në zyrën e kryeministrit. Unë – Përshëndetje Doktor. Ai – Po, Anila. Çfarë shqetësimi keni ju të medias këtë herë. Unë – Sikur të ishin të gjithë pa halle zoti kryeministër, ndoshta do të bënim pjesë në grupin e parë të vendeve të listës së botës së qytetëruar. Por ja që nuk jemi. Këtu plas sherri për një paradë të komunitetit të LGBT; diku më tutje, fokusohemi në çështjet e krimit, kur zbulohet se një i marrë lëvizte bankë më bankë e në çdo pikë të bastesh, duke kërcënuar, e duke vrarë njerëz; mandej akoma, ndalemi te privatizimet e bujshme të qeverisë, më së fundi, te debati i madh që po bëhet për Albtelekomin; shkojmë dhe më tej, aty te xhepi që na dhemb të gjithëve kur rritet çmimi i naftës dhe nuk ka frenim. Për të mos folur për të tjerat, te pushteti vendor, nuk është çudi që pas pak ditësh, mund të ankohet vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim... Të humbim kohë me këto debate shtëpie për mandatin e sigurt të PS, do të thotë të harrojmë shumë nga çështjet e tjera që i kemi shumë emergjente për të diskutuar ► vijon në faqë 9
Anila Basha Ilia Basho Shqipëri Tiranë

“Ilia Basho, policia presion të dashurës”

INTERVISTA E AVOKATEVE “Ilia Basho, policia presion të dashurës” “Mbi Yllkën presion psikologjik. SMS-të nuk provojnë që ai vrau gruan” ■■■ TIRANE Elton Qyno Kur kanë mbushur 2 muaj nga vrasja e laburantes Eleni Basho dhe 1 muaj nga arrestimi i bashkëshortit të saj Ilia Basho, si organizator i vrasjes, avokatët kanë thyer heshtjen duke sqaruar pozicionin e klientit të tyre në ngjarjen që tronditi mbarë opinionin publik vendas. Lazer Sokoli dhe Edmond Dema, në një intervistë për... ► Faqe 14 Yllka Shehu dhe Ilia Basho
Yllka Eleni Basho Lazer Sokoli Edmond Dema Elton Qyno Tiranë

Eurobondi i ri, mbahet sekret nga Financat

TE MARTEN SHITJA ► Faqe 16 Eurobondi i ri, mbahet sekret nga Financat

Mandati i deputetit, PS: Për një plesht po digjni jorganin

PROCESVERBALI ► Faqe 2-6 Mandati i deputetit, PS: Për një plesht po digjni jorganin

Maria: Sigurimi, si e persekutoi Sheri Mitën

RREFIMI I BASHKESHORTES ► Faqe 20-21 Maria: Sigurimi, si e persekutoi Sheri Mitën Fëmijëria jetime e aktorit pas largimit të të atit në SHBA
Sheri Mitën SHBA

NERANXI

... gjithmonë një hap përpara.... Erëza dhe fruta të thata Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km 7, Yzberisht Tiranë; Tel: 042 406 500; 042 406 501; Fax 042 406 502; e-mail: neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com
Tiranë Durrës Yzberisht