Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E enjte, 05-04-2012

VISHA I PS: DUA VOTAT E PD

NENKRYETARI I KLD/ Kandidati i opozitës shpreh ambicien përballë Elvis Cefës VISHA I PS: DUA VOTAT E PD “Jam i qetë, e pres me kënaqësi votimin” Kandidati i PS-së, ish-këshilltar i Sollakut dhe avokat i Mediut për “Gërdecin”. Deputetët e majtë: Çefa i akuzuar në prokurori dhe i përdorur nga Alibeaj dhe Topalli Lajmi Avokati Ardian Visha, kandidati i propozuar nga PS-ja si anëtar i KLD-së deklaroi se do të kërkojë vota nga PD-ja në Kuvend për të fituar përballë kandidaturës së shumicës, Elvis Cefa. Në një intervistë për “Shqiptarja.com”, Visha tha se do të kërkojë mbështetje sa më të gjerë. ■■■ TIRANE ELTON QYNO Avokati i njohur Ardian Visha i propozuar nga Partia Socialiste për anëtar në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, shprehen se ka qenë një... ► vijon në faqe 3 Në foto: Avokati Ardian Visha
Ardian Visha Elvis Cefa Sollaku Mediu Alibeaj Tiranë

Diplomacia me Maqedoninë

Koment NGA ARBEN LLAJJA Diplomacia me Maqedoninë Prej disa kohësh shqiptarët në Maqedoni janë në terror të forcave të errëta të cilët në grupe të mëdha po dhunojnë, vrasin dhe godasin fëmijët shqiptar. Diplomatët shqiptar në Shkup këto raste i quajnë të izoluara. Turpi i diplomatëve shqiptar në lepirës, të cilët njihen në Tiranë si diplomatët të kategorisë së shkallës së ulët kur kanë reaguar asnjëherë, ata shumë bëjnë punën e militantëve partiak në qeveri. Që kur ambasadori shqiptar në Shkup z.Arben Çejku u thirr në Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë për këshillime në lidhje me deklaratën e tij për Enciklopedinë maqedonase që shkruan se shqiptarët janë ardhaçak dhe cigan mali ishte bërë nga akademik me mentalitet titist. Ambasadori e uli koken dhe u tremb se mos e përzinin për në Tiranë si të padëshirueshëm dhe do të mbetej rrugëve i pa punë. Pra, ai vendosi të heshti duke mos e prishur rehatin personale dhe luksin familjar që i jep e drejta e diplomatit. Më 28... ► vijon në faqe 6
Artan Lame Bashkim Zeneli Maqedoni Shkup Tiranë

Bashkim Zeneli: PS ende nuk ka ndonjë emër për president

INTERVISTA ME “TË URTIN” Bashkim Zeneli: PS ende nuk ka ndonjë emër për president Sugjerimet e Këshillit të Urtëve dhe si reagon ndaj tyre Edi Rama ■■■ TIRANE JAKIN MARENA Njeri ndër figurat më të njohura të politikës dhe diplomacisë shqiptare, Bashkim Zeneli tregon se si funksionon Këshilli Politik i ngritur pranë kryetarit socialist Rama dhe si lideri i opozitës merr në konsideratë... ► Faqe 4-5 Bashkim Zeneli
Bashkim Zeneli Edi Rama Jakin Marena Tiranë

Zhduken parqet në Tiranë

Koment NGA ARTAN LAME Zhduken parqet në Tiranë Parqet e këtij qyteti gjenden në këtë moment që ne po flasim nën tehun e gijotinës, e cila pritet t’u bjerë mbi kokë. Do të sjell vetëm 3 shembuj të tillë. Shembulli i parkut te Dajtit, i cili me një vendim qeverie të pardokohshëm, i është hequr në mënyrën më të fshehtë 167 hektarë. Park i cili i jep frymë të gjithë luginës së Tiranës, jo vetëm qytetit të Tiranës. Nuk mjaftuan antenat, nuk mjaftoi që tashmë është privatizuar edhe maja tjetër e malit të Dajtit, nuk mjaftuan licensat e guroreve. Nuk mjaftuan të gjitha këto, tani merret vesh që janë edhe 167 hektarë të i janë hequr parkut të Dajtit për të bërë ndërtime në të. Shembull dytë që dua të sjell, parku i Liqenit në Tiranë. Denoncoj këtu që janë rreth 40 mijë metra katrorë të këtij parku të rrethuar me mure privatësh dhe rreth 70 mijë metra të tjerë, pra 7 hektarë të tjerë, të kthyer e të stër kthyera të e stër privatizuara të cilat presin ditën për t’u rrethuar e për t’u ndërtuar. Duke... ► vijon në faqe 8
Jakin Marena Tiranë Dajtit Liqenit

Fëmijët autikë: “Jemi si çdo fëmijë, thjesht ndryshe!”

“ALMEDICUS” ► Faqe 13-18 Fëmijët autikë: “Jemi si çdo fëmijë, thjesht ndryshe!”

Lista e plotë e shpronësimeve për hidrocentralin e Devollit

1222 EMRAT ► Faqe 20-31 Lista e plotë e shpronësimeve për hidrocentralin e Devollit VJEDHJA ► Faqe 11 Makina e Becajt, Gjykata e Lartë hedh në gjyq policinë rrugore
Arben Çejku Devollit

NERANXI

1991 ...gjithmonë një hap përpara... Erëza dhe fruta të thata Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km 7, Yzberisht Tiranë; Tel: 042 406 500; 042 406 501; Fax 042 406 502; e-mail: neranxi@neranxi.com www.neranxi.com
Tiranë Durrës Yzberisht