06/04/2012
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

6 prill 2012

DOSJA E PROKURORISE PER ELVIS CEFEN E PD

Zbardhen regjistrimet e hetimit të mbyllur të Prokurorisë në 2009 për kreun e Pronave DOSJA E PROKURORISE PER ELVIS CEFEN E PD Denoncimi i shtetases Vilma Nesturi e subjektit Gjikuria: Punonjësja e tij Irena Mjeshtri më kërkoi 100 mijë euro për drejtorin. Mjeshtri, anëtare e PD, u përball me akuzën e PS për falsifikim votash edhe në zgjedhjet e 2005 Lajmi Shtetasja Vilma Nesturi, përfaqësuese e një familjeje pronarësh në Vlorë në nëntor 2009 bëri kallëzim ndaj punonjëses së AKKP-së, Irena Mjeshtri, e cila sipas dëshmisërisht kërkoi 100 mijë euro në emër të drejtorit Elvis Cefa, që i njihte pronë 50 hektarë në Palasë. Pas ballafaqimit, punonjësja u shkarkua nga detyra, ndërsa prokuroria e mbylli çështjen TIRANE Arben Rrozhani Elvis Cefa, kandidati i PD-së për të qenë anëtar i KLD-së dhe më pas nënkryetar i saj, ka qenë i përfolur në një aferë korruptiv, në postin e drejtorit të AKKP-së. Sipas një materiali të prokurorisë... vijon në faqet 2-3 Në foto: Elvis Cefa dhe faksimile e vendimit të Prokurorisë së Tiranës në pranverë 2009 për të rrëzuar padinë e Vilma Nesturit ndaj Irena Mjeshtrit Në foto: Elvis Cefa dhe faksimile e vendimit të Prokurorisë së Tiranës në pranverë 2009 për të rrëzuar padinë e Vilma Nesturit ndaj Irena Mjeshtrit

Debati real mbi mandatet vendore

Koment NGA AFRIM KRASNIQI Debati real mbi mandatet vendore Një eurodeputet që merret me vendin tonë deklaronte me gjysëm zëri ditë më parë se Shqipëria është vendi i paradokseve: “BE bën presion e apel që palët politike të takohen dhe bashkëpunojnë, por kur kjo ndodh, - Brukseli ndjen frikën se palët do të prodhojnë diçka të gabuar”. E kemi shembullin e ndryshimeve kushtetuese 2008, e kemi shembullin e hyrjes në kushtetutë për KQZ më 2006/2007, patëm shembullin kur palët deleguan personal politik në institucione jopolitike, dhe kemi shembuj periodik të “reformave” zgjedhore, që nisin me angazhim për parime e vlera dhe përfundojnë me pazare në dëm të të tretëve. I fundit “konsensus i frikshëm” ishte debati politik mbi mandatet kushtetuese të kryetarëve të njësive vendore. Politikanë nga dy palët politike thuan unanim se mandatet duhet kufizuar me ligj, se modeli aktual ka prodhuar kryetarë të përhershëm, se qeverisja vendore ngjan më tepër modelit të bajraktarit dhe pashallëkut otoman, sesa modelit qeverisës modern. Në këtë mënyrë, shqetësimin e ngritur me të drejtë nga grupe civile për keqpërdorimin politik të qeverisjes vendore, politika po e përkthen si një rast për të diktuar rregullat e saj konsensuale mbi mandatet përfaqësuese. Problemi është kushtetues: asnjë kushtetutë në vendet e BE nuk ka kufizime mandati për kryetarët e njësive vendore. Kushtetuta jonë i krijon mundësinë e kujdo të konkurrojë dhe nëse fiton, të drejtojë. Problemi është ligjor. Cili mekanizëm ligjor mund të pretendojë të dalë mbi Kushtetutën dhe parimet europiane të së drejtës? Kodi Zgjedhor nuk ka kufizime dhe nuk mund të ketë... vijon në faqe 6

Aleatët: Ne deputetë të lista e PS

Refuzon Edi Rama. Flasin Nard Ndoka, Ndre Legisi, Skënder Gjinushi dhe Petro Koçi E MAJTA E BLLOKUAR PAS KERKESES TIRANE Anila Basha Koalicioni i majtë po has në vështirësi serioze. Në tryezën e fundit të këtij koalicioni, disa prej kryetarëve të partive aleate, i kanë kërkuar kryetarit të PS Edi Rama, që emrat e tyre të jenë të sigurt në listën e PS,... Faqe 4-6

“Fundjava” Suplementi për argëtimin

Jul Deda, flet bashkëshortja: Dy orë vjen në shtëpi dhe e kthen përmbys Faqe 13-18

RAPORTI KE

Faqe 10 Brukseli: Borxhet, qeveria preku edhe rezervën valutore

KUVENDI

Faqe 7 Topalli heq nga lista projektligjin për kufijtë shtetërorë

KEVIN LILA

Faqe 12 Balerini: Ditën e aksidentit po punoja me Agron Aliajn

DENONCIMI

Faqe 9 Policët grabitën 16 mln lekë të makinës së Shpresa Beçajt

TE PASTREHET

Basha i jep shtëpi gardistit të 21 janarit Agim Llupo dhe këshilltares