07/04/2012
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

7 prill 2012

“BERISHA DONTE DENIMIN E GRAMOZ PASHKOS E IMAMIT”

EKSKLUZIVE/ Ish-Prokurori i parë i Përgjithshëm, Maksim R. Haxhia: Mocionistët më prishën me Presidentin Maks Haxhia: Kryeministri i sotëm, nuk është presidenti i djeshëm. Kam hartuar dosjen e Ramiz Alisë. Për 2 prillin, Presidenti kërkoi gjykim të pavarur. Hetimet për Ilir Metën e gazetarët Lajmi Ish-Prokurori i Përgjithshëm Maksim Haxhia tregon si u propozua nga Hajdari për këtë post, përplasjet me Berishën, Zhylalin dhe Koplikun dhe si përgatiti dosjet për 2 prillin, arrestimin e Ramiz Alisë dhe deputetin socialist Meta. Ai rrëfen presionet që iu bënë për dënimin e Cekës, Imamit, por dhe gazetarëve Lesi e Frangaj. TIRANE Jakin Marena Ish-prokurori i Përgjithshëm, Maksim Haxhia, në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” deklaron për herë të parë se i propozoi Azem Hajdari ne... ► vijon në faqe 2-3

Nxitimi i një ambasadorjeje

NGA AGRON ALIBALI Nxitimi i një ambasadorjeje Gjatë një vizite në Nuremberg më 1 prill 2012, Ambasadori i Shqipërisë në Gjermani, Valter Ibrahimi, komentoi për rrëzimin në fund të marsit nga Bundestagu gjerman të mocionit për ndjesë zyrtare lidhur me gjenocidin e ushtruar ndaj popullsive vendase Herero dhe Nama në ish-koloninë gjermane të Afrikës Jug-Perëndimore, sot Namibi, midis viteve 1904-1908. “Për mua, citohet të ketë thënë Ambasadori Ibrahimi, shqetësim përbëjnë tonet nacionaliste, që të kujtojnë të kaluarën e kulturës raciste e kolonialiste në Afrikë, që ishte karakterizuar me konflikte të ashpra, të cilat çuan deri në shfaqjet e skajshme të racizmit gjatë Holokaustit në Evropë...” Nuk dihet nëse deklarata thuajse e ngjashme e 4 prillit 2012 në Korçë e Ambasadores së Gjermanisë në Shqipëri, Carola Mueller-Holtkemper, është si kundërpërgjigje e komenteve të Ambasadorit Ibrahimi në Nuremberg. Si një ndër ekonomitë më të mëdha dhe dinamike të botës, Gjermania e sotme është motori i Evropës së Bashkuar, si dhe shembull i shtetit të zhvilluar që zbaton një politikë të jashtme që ka në thelb paqen dhe të drejtat e njeriut, kurse në rrafsh të brendshëm, e çe lidh zhvillimin ekonomik me mbrojtjen e mjedisit dhe ndjekjen e politikave të përparuara sociale. Shqipëria dhe shqiptarët, shikojnë tek Gjermania modelin e kombit dhe shtetit që përparimin dhe begatinë e ka krijuar me punë, djerse e sakrifica. Mirëpo Shqipëria, pun... ► vijon në faqe 5

Blushi: Milo, Dule? Aleanca të vogla, ne me votuesit

“S'KA ME KOMUNISTE NE SHQIPERI” Blushi: Milo, Dule? Aleanca të vogla, ne me votuesit “Kjo aleancë me program më të mirë është e mjaftueshme për në pushtet” TIRANE E majta në Shqipëri, nuk është ajo që ishte para 15 apo 20 vitesh. Ka një evolucion, e sot është koha për një frymëmarje të re, për ta drejtuar votuesin tonë drejt një të majte të moderuar. Ben Blushi, është veçuar për pak çaste... ► Faqe 12-13 Ben Blushi

“Thash&Them” Suplementi për VIP-at

Vlashi: Unë homoseksual? Do rikthehem te e dashura • Seldi: Sfidat më rrisin adrenalinën ► Faqe 15-19

Reportazhi

Pashkët shqiptare sipas “Washington Times” ► Faqe 8

KOMANDANTI

► Faqe 4 Rrëzohet Imami, Beja: Emërimet vetëm me dekretin e Topit

INTERVISTA

► Faqe 6-7 Elvis Cefa: Unë kandidati më i mirë për anëtar në KLD

DEPUTETI I PS

► Faqe 5 Ruçi: Nuk do ta bojkotojmë zgjedhjen e Presidentit

VENDIMI

► Faqe 10 Pranoi vrasjen e hasmit, gjykata e liron nga akuza