10/04/2012
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

10 prill 2012

PRANGA MIKUT TE MINISTRAVE

SHBA: Lidhje me Olldashin e Alibeajn ARRESTIMI/ Fatmir Kajolli kapet në Fier. Vëllai në zyrë me Fatmir Mediun Anëtari i këshillit bashkiak të Fierit, u dënua në Itali me 40 vite burg për trafik narkotikësh dhe krijim organizate kriminale. I vëllai, Muharrem Kajolli zyrtar në ministrinë e Mjedisit

Lajmi

Prangoset në Fier Fatmir Kajolli shoku i ngushtë i ministrit të Mjedisit Fatmir Mediu. Ka qenë një urdhër-arresti i mbërritur nga Italia, që ka vënë në pranga biznesmenin Kajolli. Ky i fundit është dënuar nga dy vendime me 40 vite burg për akuzën e trafikut të drogës dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. FIER Elton Qyno Autoritet shqiptare kanë ndaluar Fatmir Kajollin, biznesmen nga Fieri, i njohur si njeri më i afërt i Fatmir Mediut prej vitit 1990. Kajolli një biznesmen i shtrirë në fushën e ndërtimeve, pesh[i?] dhe ndërtim rrugësh, është... vijon në faqe 12

Ç’po ndodh me opozitën?

Koment NGA PREÇ ZOGAJ Ç’po ndodh me opozitën? Ka tension në koalicionin opozitar. Shkaku i dukshëm është mosndryshimi i sistemit zgjedhor. Partitë e vogla kërkojnë vendosjen e proporcionalit kombëtar për një numër deputetësh. Ato mendojnë se në këtë mënyrë do të mund të përfaqësohen në Kuvend pa shtrirë dorën. Pavarësisht se e paelaboruar, pra edhe e mbarsur në një masë të caktuar me iluzione, kërkesa në fjalë është e drejtë. Shqipëria ka një sistem zgjedhor të përshtatshëm dhe të padrejtë, që duhet ndryshuar patjetër. Sa më shpejt, aq më mirë. Po a mund të jetë kjo një arsye e përligjur për ftohje dhe ndarje midis partive që kanë bërë opozitën prej disa vitesh, në kushtet të vështira, duke u përballur deri edhe me plumbat e regjimit të Berishës? Absolutisht jo. Ka shumë arsye për të cilat partitë afrohen apo largohen nga njëra tjetra. Ndarja për sistemin në kushtet e sotme është një arsye e dobët, që nuk i reziston gjykimit të shëndoshë. Po të ishte Partia Socialiste kundër ndryshimit të sistemit do të kishte kuptim deri diku që aleatët e saj, apo një pjesë e tyre, të fillonin të shikonin “zgjidhje të tjera” jashtë këtij koalicioni. Por Partia Socialiste ka deklaruar publikisht se është në favor të proporcionalit korrektues kombëtar. Deklaratat janë i vetmi mjet që tregon vullnetin e partive kur duhet bërë një gjë që kërkon domosdoshmërisht dy palë. Në krahun tjetër, Berisha vazhdon të mbetet hermetikisht i mbyllur për çështjen e sistemit dhe po i fërkon duart për sherret prapa derës. Në rrafshin e së drejtës ai është duke u hyrë në hak partive të treta. Por politikisht është në lojën e tij. Disa sondazhe konfidenciale tregojnë se proporcionali kombëtar do të favorizonte dy partitë që Berisha i ka... vijon në faqe 7

Igli Totozani: Ja himni i ri

NDRYSHIMET NE TEKST Igli Totozani: Ja himni i ri Avokati i Popullit sqaron barazinë gjinore në Himnin Kombëtar TIRANE Zyra e shtypit e Avokatit të Popullit u mundua dje të sqaroje deklaratën e bërë nga z.Igli Totozani katër ditë më parë në një emision televiziv, ku hodhi idenë e ndryshimit të Himnit Kombëtar të Shqipërisë. Duke u përgjigjur se çfarë do të vrojë Avokati i Popullit për festimet 100 vjetorit, Totozani u përgjigj se: “Ndoshta është rasti për hir të barazisë... vijon në faqe 14

PD: Jemi të hapur për Milon dhe Ndokën

OFERTA ▶ Faqe 2-3 PD: Jemi të hapur për Milon dhe Ndokën

Ambasadori grek replikë me Pandeli Majkon

SHKRIMI I MALLIAS ▶ Faqe 8 Ambasadori grek replikë me Pandeli Majkon

Berisha, si e bojkotoi Erdoganin në vitin 2005

HISTORIA ▶ Faqe 9 Berisha, si e bojkotoi Erdoganin në vitin 2005

Julinda: Meshkujt më luftarakë se femrat

BIG BROTHER ▶ Faqe 18 Julinda: Meshkujt më luftarakë se femrat

Në foto:

Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu (poshtë) Faksimile e faqes online të ministrisë ku Muharrem Kajolli, vëllai i Fatmirit është këshilltari i ministrit

Mos botoni “vargjet satanike”, do të ketë ekstremizma

MUSLIMANET ▶ Faqe 10-11 Mos botoni “vargjet satanike”, do të ketë ekstremizma

Subashi: “Seseri” jo në Gjykatën Kushtetuese

INTERVISTA ▶ Faqe 4-7 Subashi: “Seseri” jo në Gjykatën Kushtetuese PD dhe PS, akuza të ndërsjella për mandatin e deputetit

“Demokracia në Shqipëri është shqetësuese”

WITHERS ▶ Faqe 7 “Demokracia në Shqipëri është shqetësuese”