TE URTET-SERVETIT: NE S’JEMI BYROISTE
Debati në PS/ Revoltohen Rexhep Meidani, Sabit Brokaj e Namik Dokle: Kemi funksion këshillues, nuk jemi vendimmarrës. Deklarata e profesorit është e nxituar, duhet ta tërheqë
Profesor Servet Pëllumbi akuzoi këshillin politik të PS-së: Aty shkohet për relaks
Lajmi Deklarata e ish-kryetarit të Kuvendit Servet Pëllumbi sipas të cilës Këshilli i të urtëve është bërë si byroja politike që relakson kryetarin, ka sjellë reagimin e ish-presidentit Meidani, nënkryetarit të Kuvendit, Dokle dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Brokaj që janë shprehur se deklarata e tij është e gabuar.
TIRANE JAKIN MARENA Ka shkaktuar shumë debate deklarata e ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili teksa është shprehur nga pozita e një të “urti” të larguar nga Këshilli Politik pranë kryetarit të PS, ka thënë se "nga pjesëmarrja në dy mbledhje të tij, me keqardhje konstaton që ky këshill i ngjan një lloj..." ► vijon në faqen 4
Në foto: Kreu i PS-së Edi Rama dhe ish-Presidenti Rexhep Meidani
Duvaja e dushmanit
Koment NGA GENCI KOJDHELI Duvaja e dushmanit Vizita e Kryeministrit shqiptar në Turqi javën e shkuar shkaktoi shumë trazira sa humoristike aq edhe shqetësuese, për shkak të deklaratave disi të rrëmbyera mbi lidhjen gjakësore mes shqiptarëve e turqve. Sidoqoftë, debati mbi fjalët e kryeministrit do ishte sipërfaqësor nëse do mbetej vetëm tek analiza e lidhjes biologjike, reale apo virtuale, mes dy kombeve që padyshim kanë ndarë shumë histori, kulturë e vlera në pesë shekujt e fundit, dhe kjo është sa e vërtetë aq edhe e pamoqeshme.
Ajo ç’ka duhet të na shqetësojë gjithsesi është potenciali i një lëvizjeje të beftë geo-politike që mund të diktohet në fjalët e kryeministrit teksa flet për marrëdhënien e Shqipërisë me Turqinë në të ardhmen e afërt. Midis të tjerash, kryeministri tha se Turqia është një aleat strategjik i Shqipërisë, dhe se “Shqipëria do tëmbështesë kandidaturën e Turqisë” për t’u bërë anëtare e organit drejtues të Kombeve të Bashkuara, pra Këshillit të Sigurimit, reformimi i të cilit është bërë tanimë një debat ndërkombëtar. Për të dhënë pak më tepër informacion e sfond mbi debatin, duhet përmendur që mes “pretendentëve” që aspirojnë t’i shtohen Këshillit të Sigurimit qëndrojnë Gjermania, India, Brazili, e Japonia, teksa Turqia vetëm së fundmi ka ngritur zërin për një kandidim të mundshëm, që sidoqoftë është tejet i vështirë për t’u kthyer në realitet. Se mbi çfarë bazash e çfarë këshillash ka vendosur kryeministri që të mbështesë kandidaturën turke për Këshillin e Sigurimit, përkrahsi asaj të Gjermanisë, për shembull, mbetet akoma mister, paçka se një pozicionim i tillë i Shqipërisë nuk kalon pa u vënë re nga vendet e BE-së.... ► vijon në faqe 5
Halimi si Beqja, por socialisti u hoq
Ish-deputeti: Kushtetuesja më hoqi mandatin. Ministri deputet në gusht u dorëhoq në shtator
TIRANE GENC KONDI Sipas sekretarit të Partisë Socialiste për Programin Ilir Beqja, pagesa që i është bërë ish-avokatit të shtetit Eduard Halimi ditët e para të shtatorit është evidente, pasi për këtë ka fakte. Tendenca për tëmbrojtur shefin e... ► Faqe 2-3
“Almedicus” Suplementi për mjekësinë
Mjekët: Burra, kryeni sa më shumë stërvitje që të shpëtoni zemrën
► Faqe 13-18
“FIKS FARE”
► Faqe 12 Denoncimi i grave të dhunuara: Abuzime nga drejtoresha Kaloshi
ANETARI I KLD
► Faqe 6 PD kundër Ardian Vishës, PS: Votojeni sot në Kuvend
NEGOCIATAT
► Faqe 5 Presidenti i ri, takohen Fatos Nano dhe Rexhep Meidani
FLET SOLLAKU
► Faqe 8-9 Fatmir Kajolli i dënuar me 40 vjet në Itali, lihet në arrest shtëpie
AKTORI
► Faqe 10-11 Vrasja e Agim Shukes, rrëfehen Elvira Diamanti dhe Saimir Kumbaro
MINISTRI: U PAGOVA DERI NE 4 SHTATOR ‘09
NERANXI
1991 ...gjithmonë një hap përpara... Shurupe për kokteile dhe likerëra për bare dhe restorante Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km 7, Vështirë Tiranë; Tel: 042 406 500; 042 406 501; Fax 042 406 502; e-mail: neranxi@neranxi.com www.neranxi.com