Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E shtunë, 14-04-2012

BERISHA LUFTE TOPIT EDHE ME KUZHINIERIN

VENDIMI I QEVERISE/ Super shpërblime për njerëzit që i gatuajnë ushqimet. Injorohet presidenti Publikohet VKM-ja e 29 shkurtit 2012 për rritjen e rrogave të punonjësve të Shërbimeve Qeveritare. Super-rrogë kryekuzhinierit të kryeministrit, rritje edhe për të tjerë. Presidenti Topi vetëm një kuzhinier dhe dy kamarierë Lajmi Me një vendim të qeverisë të botuar në Fletoren Zyrtare dje, kryeministri Berisha ka vendosur që të shpërblejë stafin e vet të kuzhinierëve, duke u dhënë shpërblime të përmuajshme mbi rrogën. Por kjo nuk ndodhur me presidentin e vet, i cili ka në dispozicion vetëm një kuzhinier dhe dy kamarierë ■■■ TIRANE ARBEN RROZHANI Armiqësia e kryetarit të qeverisë shqiptare dhe presidentit të vendit ka arritur deri në tavolinën e bukës. Sikur të mos mjaftonte retorika e ashpër dhe cinike ndaj kreut të shtetit,... ► vijon në faqe 2-3 Kryeministri Berisha jatë një dreke në vilën qeveritare
Kastriot Islami Topi Gjinushi Tiranë

Emrin e “arit” e ka Sulltan

Editorial NGA ARBEN RROZHANI Emrin e “arit” e ka Sulltan Në Shqipëri artisti i xhonglimeve ka qenë, mbetet dhe do të jetë, derisa ta lënë, vetëm njëri: Sali Berisha. Siç e tregoi edhe dy ditë më parë në Kuvend, ngado që ta rëzosh, ai bie sërish në këmbë. Duke qëndruar në pushtet. Duke mbajtur një shumicë të brishtë, por që e mban në krye të vendit. Një ish-mik i tij, më vonë i shpallur armik si një ndër të shumtët që ka shpallur doktori 67-vjeçar, kohët e fundit i ka gjetur emrin e artit: “Sulltan”. Nuk ka lidhje me neo-otomanizmin që ia deklaron homologut turk në Ankara, as me gjakun e shprishur në ndejat e shqiptarëve. Turqia t’ia marrë të keqen, sepse ai është Sulltan, edhe pse një i vogël në këtë qoshe të ish-Perandorisë Osmane. Duke mbretëruar gjithçka, duke marrë nën një zgjedhë të gjitha kalatë, duke blerë “pashallarë” që kanë ndonjë votë, duke shpërbluer spahinj me natyre apo me poste shtetërore. Marrja e KLD-së ishte kalaja e radhës dhe ai ia arriti, madje duke kërcënuar faqë gjithë botës opozitën se do ta trusë mu aty në shesh po doli prapë si në 21 janar. Sepse ai është sot trimi i mirë me shokë shumë: Ka shtënë në dorë qeverisjen nga qendra në bazë, të mirat materiale. Pronën private e rrotullon sipas interesave të veta. Ka marrë nën vete Gjykatën Kushtetuese që tashmë voton pro tij çdo vendim, gjykatën e lartë që rrëzon çdo akuzë ndaj tij dhe njerëzve të tij, Gjyktën e Apelit po ashtu. Prokurorinë e ka intimiduar, KLSH-në e ka bërë agjenci qeveritare auditi. Parlamenti, ashtu... ► vijon në faqe 2
Gjinushi Sali Berisha Shqipëri Kuvend Ankara Turqi

Kastriot Islami: Vota ime në Kuvend ishte për Sali Berishën

ISH-DEPUTETI I PS QE VOTOI ÇEFEN Komentet e deputetëve PD dhe PS. Gjinushi kundër Ramës. Naço: Do të votoja Vishën ■■■ TIRANE FERNADA CENKO Ish deputeti i PS-së Kastriot Islami ka konfirmuar përveç me votë, edhe me gojë, votën “pro” kryeministrit Berisha. Me këtë sinjal, Islami shtrin aktivitetin politik tek “armiqtë e... ► Faqe 6-7 Kastriot Islami
Naço Vishën Fernada Cenko Ramës Tiranë Kuvend

Thash&Them

“Thash&Them” Suplementi për VIP-at Vëllai i Liamit të Big Brother: Aventurat dhe jeta e tij në Gjermani. E dashura i tha futu në BB5 ► Faqe 13-20
Liamit Gjermani

Linja e energjisë gjermanët denoncojnë qeverinë

TENDERI ► Faqe 8 Linja e energjisë gjermanët denoncojnë qeverinë

NERANXI

1991 ...gjithmonë një hap përpara... Shurupe për kokteile dhe likerëra për bare dhe restorante Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km 7, Vresht Tiranë; Tel: 042 406 500; 042 406 501; Fax: 042 406 502; e-mail: neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com
Tiranë Durrës Vresht Tiranë

Hysni Burgaj: Edhe im bir polic. Lista me 200 kursantët

KRYEPOLICI ► Faqe 21 Hysni Burgaj: Edhe im bir polic. Lista me 200 kursantët
Sali Berishën