Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E diel, 15-04-2012

“PO VARROSET DOSJA E VDEKJES SE ESMERALDES”

INTERVISTA/ Denoncimi i bashkëshortit të ish-ministres. Vdiq në 21 mars, pas aksidentit në dhjetor “PO VARROSET DOSJA E VDEKJES SE ESMERALDES” Dashamir Uruçi: Ekzekutori shëtit i lirë rrugëve të Shqipërisë, pi kafe dhe “bën hajgare”. U la i lirë brenda 24 orëve, si të kishte plagosur rëndë dy pata. Bashkëshortja ime kalbet nën dhè Lajmi Dashamir Uruçi, bashkëshorti i ish-ministres së Kulturës, Esmeralda Uruçi, që ndërroi jetë tre javë më parë, denoncoi dje për “Shqiptarja.com” se drejtësia la të lirë shtetasin që i aksidentoi në dhjetor, duke sjellë dhe vdekjen e gruas. Ai i bëri thirrje prokurorisë për hetimin sa më të shpejtë të kësaj çështje dhe arrestimin e autorit të aksidentit. ■■■ TIRANE ELTON QYNO Rreth tre javë nga vdekja tragjike e ish-ministres së Kulturës Esmeralda Uruçi, autori që shkaktoi aksidentin automobilistik Artan Kotarja vazhdon të qëndrojë i lirë... ► vijon në faqe 6-7 Në foto: Dashamir dhe Esmeralda Uruçi (fotomontazh)
Dashamir Uruçi Esmeralda Uruçi Artan Kotarja Elton Qyno Shqipëri Tiranë

“Ilir Meta nuk ka se ku të shkojë”

INTERVISTA “Ilir Meta nuk ka se ku të shkojë” Parashikimi i Tritan Shehut: Te PD do vijë edhe Dule, Milo dhe Ndoka ■■■ TIRANE JAKIN MARENA Ish-Kryetari demokrat, deputeti Tritan Shehu ka mohuar mundësinë e largimit të LSI nga koalicioni me PD, referuar zhvillimeve të fundit në Kuvend. Ajo vetëm që e mohon prishjen e LSI me PD, por thotë... ► Faqe 2-3
Ilir Meta Tritan Shehu Dule Milo Ndoka Tiranë

Votat e Vishës u vodhën si në Ruzhdije

Koment NGA Edi RAMA Votat e Vishës u vodhën si në Ruzhdije Duke mbështetur kandidaturën e Ardian Vishës, avokati të Fatmir Medit, ne nuk ndërruam asnjë presje në qëndrimin tonë ndaj krimit shtetëror të Gërdecit. Kjo kthehet në përpjekje për të justifikuar gjesën lidhur me mbështetjen që dhamë për Vishën. Eshtë vetëm shpjegimi krejt i sinqertë i një pikëpamjeje që nuk e ndaj me asnjë ndër ata opozitarë të ndershëm, të cilët e lexuan dhe e komentuan nga një këndvështrim tjetër zgjedhjen tonë. Prej atij këndvështrimi Partia Socialiste i keqgjyka në zgjedhjen e saj, me jo pak komente denigruese. E sot dua të shpjegohem në respekt të gjithë atyre qytetarëve opozitarë që na keqkuptuan dhe vetëm të tyre, sepse maskarenjtë politikë, të cilët kanë fajn e llogores së pushtetit për krimin e pandëshkuar të Gërdecit apo ndjekësve të tyre që u mbajnë anën qorrazi, nuk i detyrohem asnjë shpjegim. Asnjëherë. Prifti dhe Avokati ishin dy profesione të ndaluara me ligj nga diktatura, si pasojë e asgjësimit nga njëra anë të së drejtës për të besuar apo për t’u rrëfyer dhe nga ana tjetër të së drejtës të çdo feri apo kuxhari, edhe për krimet më monstruoze, për t’u prezumuar i pafajshëm përpara gjyqit të “popullit”. Por a është në fakt prifti bashkëfajtor për çka bën kyçur brenda... ► vijon në faqe 5
Edi Rama Ardian Visha Fatmir Medit Ruzhdije Gërdec

Te tjera nga faqja e parë

RAPORTI BE dhe KIE: “Politika shqiptare pastron paratë” ► Faqe 8 GRABITJA Plagosin pronarin, marrin 500 gr flori dhe arrestohen ► Faqe 7 MUSLIMANET Xhamia te Namazgjaja, do falemi sërish në rrugë ► Faqe 9
Namazgjaja

NERANXI

... gjithmonë një hap përpara... Lëndë të para për restorante, piceri, kreperi dhe fast food.

BUTIKU I MILIONEREVE, JA GRATE QE DHUROJNE

DYQANI VIP ► Faqe 21 BUTIKU I MILIONEREVE, JA GRATE QE DHUROJNE Robat mijëra euro firmato shiten për 5 mijë lekë