03/05/2012
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

3 maj 2012

ZGJEDHJET, DOKUMENTI SEKRET

EKSKLUZIVE/ Zbulohet drafti i paraqitur në Komisionin për Reformën Zgjedhore ZGJEDHJET, DOKUMENTI SEKRET Si ndahen zonat dhe mandatet Propozimet për korrektimin kombëtar: 4 variantet për ndarjen e mandateve. Listë kandidatësh për çdo zonë zgjedhore, shpërndarje e 110 ose 115 mandateve në proporcion me numrin e zgjedhësve, ose aplikim i Modelit Bullgar Lajmi Drafti i paraqitur nga partitë e vogla në komisionin për reformën Zgjedhore parashikon katër variante se si mund të arrihet korrektimi kombëtar i sistemit zgjedhor. Sipas hartuesve, kjo do të barazonte votën e qytetarëve dhe do të favorizonte futjen e partive të vogla në Kuvend. TIRANE FERNADA CENKO Zbulohet drafti që në 25 prill 2012, kryetari i PDS-së, Paskal Milo dhe nënkryetari i PR-së, Arjan Madhi dorëzuan në Komisionin për reformën Zgjedhore në Kuvend dhe që propozon korrektimin kombëtar të sistemit zgjedhor. Drafti i paraqitur nga Milo dhe Madhi, dhe që u firmos edhe nga dy krerët kryesorë të politikës,... ► vijon në faqe 6

Viti 2012 mundësi europiane për Shqipërinë

Koment NGA STEFAN FYLE* Viti 2012 mundësi europiane për Shqipërinë Nëse viti i kaluar nuk ishte shumë i mirë për Shqipërinë në disa aspekte që lidhen me rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian, viti 2012 ofron shumë më tepër mundësi. Gjatë muajve të fundit kemi parë progres në një sërë fushash dhe unë do t’i diskutoj ato me kolegët e mi shqiptarë gjatë vizitës sime në Tiranë këtë të enjte. Gjatë bisedave, unë do të inkurajoj qeverinë, opozitën dhe popullin shqiptar që të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të arritur progres të mëtejshëm në zbatimin e reformave. Gjithashtu, dëshiroj t’i inkurajoj të gjithë aktorët që të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre dhe punën mbi reformat duke u bazuar në konsensus për të arritur rezultate të nevojshme kritike, të cilat janë të domosdoshme që Shqipëria të ecë përpara. Kjo është e nevojshme jo vetëm për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, por edhe për të përmirësuar jetën e përditshme të popullit shqiptar. Pas marrëveshjes politike të nëntorit 2011 mes qeverisë dhe opozitës, unë shoh se nga të dyja palët politike janë bërë përpjekje reale për të çuar përpara reforma. Tashmë ka disa arritje solide si zgjedhja transparente e Avokatit të Popullit, miratimi i disa ligjeve që kërkojnë shumicën e cilësuar prej 3/5, dhe progresin serioz në punën për reformën zgjedhore dhe reformën për Rregulloren e Parlamentit. Rezultatet e para konkrete erdhën nga zbatimi i Planit të Veprimit për të adresuar prioritetet kyçe të Opinionit të Komisionit Evropian, të miratua nga qeveria në mars, pas konsultimeve me Parlamentin dhe... ► vijon në faqe 7

Bregdeti, abuzimet me ligjin 7501

DOKUMENTI I BASHKISE HIMARE Bregdeti, abuzimet me ligjin 7501 Lista e ndarjes së tokës në fshatrat e bregut. Tokë edhe pa qenë banor TIRANE Prej 21 vitesh toka në bregdet është ndarë në mënyrë abuzive, duke ua dhënë pronën e ligjshme zaptuesve në mënyrë antiligjore. Një listë e hartuar nga bashkia Himarë në vitet tetor 2011, tregon se si është ndarë toka në fshatrat e bregut dhe se aty... ► Faqe 2-3

“Almedicus” Suplementi për mjekësinë

Variçet, si mund të parandalohen. Qëndrimi i gjatë në këmbë, dëmton ► Faqe 13-20

SHERRI

► Faqe 3 Gjana-Shalësi, sharjet e kërcënimet në Kuvend

KRYESIA

► Faqe 5 Edi Rama asnjë fjalë për presidentin: Kemi 3 kushte

PROKURORIA

► Faqe 8-9 21 janari, ja akuza për vrasësit. Deda: presim drejtësi

INTERVISTA

► Faqe 4 Selami Xhepa: Unë jo te partia e Topit, e uroj për profilin

ATENTATI

► Faqe 10 Pronari i tavernës “San Marco” u vra në pritë