05/05/2012
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

5 maj 2012

“TOPI RREZIKON PD-në”

INTERVISTA/ Parashikimi i kreut të LZHK-së për të djathtën “TOPI RREZIKON PD-në” Dashamir Shehi: FRD merr vota nga Berisha “Partia e Topit ka dalë nga PD dhe aty e ka mbështetjen. Po pres për të lidhur aleancë”. Alfred Moisiu: Edi Rama ka të drejtë për presidentin Lajmi Kryetari i LZHK Dashamir Shehi është shprehur se partia e krijuar një javë më parë së qendrës së djathtë do marrë vota nga PD, ndërsa që do presë për të parë sjelljen e saj politike në lidhje me mundësinë e një koalicioni me të. Ai tha se Presidenti duhet zgjedhur me konsensus, por jo pasuesi i Ina Ramës. TIRANE JAKIN MARENA Kryetari i Partisë Lëvizja Për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” është shprehur për FRD, partinë e re që drejtohet nga Gazmend Oketa por që gjithnjë cilësohet si partia e Topit, duke nënvizuar faktin se kjo parti, e deklaruar e qendrës së djathtë me pretendimet që do të... ► vijon në faqe 6

Turizëm diplomash në Shqipëri

Editorial NGA ARBEN RROZHANI Turizëm diplomash në Shqipëri Renzo Bossi është ilustrimi i italianit i shprehjes shqiptare të vitëve të fundit: “Tani që mora shkollën e lartë, po bëj edhe të mesmen”. Sepse, nëse i besohet variantit zyrtar të universitetit “Kristal”, se Bossi nisi studimet në vitin akademik 2007-2008, pse ka mbaruar shkollën e mesme në 2009?! Është shembulli se si jepet një copë kartë, kundrejt shpërblimit, për tu veshur i diplomuar, se si mund të bësh shkollë dhe pa qënë asnjë moment shkollar. Si e sheh një italian këtë që po ngjet në Shqipëri, në këto pesë a tri vitet e fundit? E thotë një bloger në numrin e dy ditëve më parë të “La Repubblica”, kur flet për djalin “truspesh” të Bossit: “Një muaj më parë isha në Tiranë...Hyra në një fakultet ekonomik ku nuk kishte praktikisht gjurmë studentësh. Asnjë leksion nuk po mbahej. Si kompensim ishte ndërtesa, se në hollet e famës të akademisë amerikane, ku nuk mungonin figurat e nobelistëve të ekonomisë”. Pasi merr me shqiptarët, blogeri sjell edhe rastin e bashkëpatriotit të vet italian, profesor Salvatore Messina, i dënuar në Itali për abuzime me fondet e bashkimit Europian, sepse organizoi, sipas gjykatësve, kurse fantazmë për të përfituar financime komunitare për më tepër se 6 milionë euro, dhe që tani ka hapur në Tiranë Universitetin Europian të Turizmit, me seli afër stacionit të Trenit. Për italianët diplomat e tipit Bossi janë një formë e një lloj turizmi të specializuar. Nëse do seks shkon në Tajlandë, nëse do kurim shkon në Indi, ose Kubë, por nëse do një diplomë Shqipëria është shumë afër, matanë Adriatikut. Për të marrë një diplomë që nuk u hyn në punë, sepse shumica e “kiovaskëve me diploma” janë të paakredituara, që do të thotë se... ► vijon në faqe 4

Bossi: Diplomën e mora në Itali

INTERVISTA E DJALIT TE LEGJISTIT Bossi: Diplomën e mora në Itali Deklarata për emisionin “Striscia la Notizia”. Diplomat false në ‘Kristal’ 12 mijë euro. Universiteti: Presim hetimet TIRANE ESMERALDA KETA Pas skandalit të bërë publik fillimisht në mediat italiane për diplomën e djalit të ish-senatorit Umberto Bossi të Lega Nord, universiteti “Kristal”, i cili ka lëshuar këtë diplomë shprehet se ende po bëhen verifikime dhe pret me... ► Faqe 2-3-4

Samanta Karavella: Ju tregoj pse u ndava Babai i Françeskës: Ermali më pëlqen

"THASH&THEM" ► Faqe 13-20 Samanta Karavella: Ju tregoj pse u ndava Babai i Françeskës: Ermali më pëlqen

Pedofili

Amerikani, seks oral me dy fëmijë e komshiut ► Faqe 10

Ndër mejtime

Do bëjmë një shëtitje pranvere? ► Faqe 7

Shullazi dhe Dani, 5.6 vite burgim, hetim edhe policëve

PRETENCA ► Faqe 9 Shullazi dhe Dani, 5.6 vite burgim, hetim edhe policëve

Gruaja e Toni Bler përkrah presidentin për nënkryetarin

KLD ► Faqe 8 Gruaja e Toni Bler përkrah presidentin për nënkryetarin

Redaksia e [SHQIPTARJA.com] i shpreh ngushëllimet e sinqerta kolegut Carlo Bollino për humbjen e nënës së tij, Alessandra.

Limani: Të skualifikohet gjermani, fitues Thoma Thomai

MONUMENTI ► Faqe 22-23 Limani: Të skualifikohet gjermani, fitues Thoma Thomai