Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E shtunë, 12-05-2012

VRASJA E PALESTINEZIT

EKSKLUZIVE/ Vendimi i Gjykatës së Apelit në shkurt 2012 ku flitet për planin e “Ceament” VRASJA E PALESTINEZIT 1.5 mln euro për të eliminuar ortakët Zbulohet tentativa e aksionerëve të fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë. Do të eliminonin njërin prej ortakëve në biznes. Denoncimi i të dënuarit Bashkim Zalla: George Jeha e të tjerë do të vrisnin aksionerin Charles Bouri
Afrim Krasniqi Lefter Jahja Matush Saraçi Fushë-Krujë

Lajmi

Aksionerët e fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë kishin në plan të eliminonin njërin prej ortakëve në biznes. Kështu pretendon Bashkim Zalla, njëri prej pjesëtarëve të familjes Zalla në Fushë-Krujë, i dënuar në shkurt 2012 me 4 muaj burg për kërcënim ndaj aksionerit George Jeha, të kompanisë ku ishte drejtori Anwar Rizk, palestinezi 43-vjeçar i ekzekutuar tre ditë më parë. Bashkimi thotë se kishte dijeni të plotë për planin e tyre për vrasjen e shtetasit Charles Bouri duke paguar plot 1.5 milionë euro për këtë vrasje.
Afrim Krasniqi Lefter Jahja Gent Shala Matush Saraçi Fushë-Krujë

Në foto:

Fabrika e çimentos CEAMENT ALBANIA në Fushë-Krujë dhe faksimile vendimit të Gjykatës së Apelit në shkurt 2012 për shtetasin Bashkim Zalla REPUBLIKA E SHQIPËRISË GJYKATA E APELIT TIRANË Nr.395 Akti Nr.214 Vendimi VENDIM “Në emër të Republikës” Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë prej: Kryesues Lefter JAHJA Anëtar Gent SHALA Anëtar Matush SARAÇI mori në shqyrtim në Tiranë, më datë 29.02.2012, në seancë gjyqësore me dyer të mbyllura çështjen penale në ngarkim të pandehurit Bashkim Zalla me akuzën e “kanosjes” parashikuar nga neni 84/1 i K.P. me kërkesë ankimore të të pandehurit Bashkim Zalla ndaj vendimit nr. 401 datë 05.12.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë. Gjykata e Apelit vendosi: Lënien në fuqi të vendimit [...] Aleksi per planet tuaja B.Zalla.
Afrim Krasniqi Arlinda Çausholli Meta Berisha Fushë-Krujë Tiranë Krujë

(Për) zgjedhja e Presidentit

Koment NGA AFRIM KRASNIQI (Për) zgjedhja e Presidentit Ditët e fundit procesi i zgjedhjeve të reja presidenciale mori një kthesë të re me nisjen e bisedimeve institucionale midis partive kryesore politike. Të gjithë takohen me të gjithë, edhe ata që kanë një projekt konkret, edhe ata që kanë një ambicje, edhe ata që kanë veto direkte apo indirekte politike në zgjedhje. Formalisht duket se po përsëritet pranvera politike e vitit 2002 dhe 2007. Si atëherë edhe tani ka një mazhorancë të brishtë ndaj shanseve reale për imponimin e emrit presidencial, ka një opozitë që pretendon të imponojë rregulla, kritere dhe emra konkretë, ka një presion politik të dukshëm ndërkombëtar për një zgjedhje sa më konsensuale si edhe ka një ndjeshmëri të lartë publike. Bashkë me postin e presidentit janë në lojë fati i disa institucioneve të rëndësishme kushtetuese, prestigji i demokracisë funksionale, provimi i maturisë për klasën politike, fati i mazhorancës qeverisëse dhe prologu i zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Ndryshe nga 1991, 1992 apo 1997 kur zgjedhjet presidenciale ishin formalitet për shumicën fituese, në 2002 dhe 2007 u kalua në terma të tjerë reference: më 2002 u zgjodh një emër konsensual me njohje publike, më 2007 një emër politik me kuotat më të larta të mbështetjes publike. Me 2012 pozicionet janë të skajshme: në njërën krah kërkon modelin e vitit 2002 (PS) dhe një palë tjetër kërkon rikthim në modelet e viteve 1992 dhe 1997 (PD). Më 2002 e 2007 vendi nuk ndodhej pranë zgjedhjeve parlamentare dhe as mazhoranca në qeveri nuk kishte ndonjë problem numrash për të mbetur në pushtet, gjë që tani është e kundërt; zgjedhjet parlamentare janë pranë dhe mazhoranca mbahet... ▸ vijon në faqe 6
Mevlan Shanaj

TVSH: 25 mln lekë gjobë Shanajt

BRAKTISI EMISIONIN TVSH: 25 mln lekë gjobë Shanajt Regjisori u rebelua pas censurimit të dialogjeve të filmit “Pharmakon”. Televizioni, padi në gjykatë
Shanaj

TIRANË

Një histori “mafioze” kërcënimesh, deri edhe me vdekje ka shoqëruar gjatë viteve të fundit aksionerët e kompanisë “Ceament Albania” dhe këto... ▸ vijon në faqe 2-3
Tiranë

TIRANË

ELTON QYNO Regjizori i njohur Mevlan Shanaj është paditur në Gjykatën e Tiranës, nga drejtuesit e Radio Televizionit Shqiptar. TVSH-ja i kërkon regjizorit dhe aktorit Shanaj dëmshpërblimin me një shumë prej 25 milion lekë... ▸ Faqe 11
Elton Qyno Mevlan Shanaj Tiranë

NERANXI

1991 ... gjithmonë një hap përpara... Lëndë të para për restorante, piceri, kreperi dhe fast food.