18/05/2012
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

18 maj 2012

SHITET KAKOMEJA

KONTRATA E SHITJES/ ALUIZNI shiti në 23 mars 290 mijë metër katrorë tokë SHITET KAKOMEJA Dokumenti: Memia firmosi para ikjes Zbulohet në Kuvend dokumenti për shitjen e tokës në Gjirin e Kakomesë. Trualli në zonën turistike u shit me 1200 lekë për metër katrorë. Ministria e Drejtësisë miratoi blerjen Lajmi Toka në gjirin e Kakomesë është shitur nga qeveria, pak ditë para se largohej nga detyra ish-drejtori i saj Shaban Memia. Kontrata e shitjes për subjektin “Riviera” është bërë në 23 mars 2012 dhe toka turistike, me 290 mijë metër katrorë është shitur me çmim rreth 1200 lekë për metër katrorë ■■■ TIRANE Fernada Cenko Ish-drejtori i ALUIZNI-it, Shaban Memia ka shitur pak ditë përpara largimit nga detyra, tokën në Gjirin e Kakomesë, njëra prej zonave më të lakmuara për turizëm elitar në Jug të Shqipërisë. Dokumenti i publikuar dje nga deputeti i PS-së, Erion Braçe tregon një kontratë shitblerjeje, ku ALUIZNI ai shet këtë pronë... ▶ vijon në faqe 2-4 Në foto: Gjiri i Kakomesë dhe Faksimile e kontratës së shitjes së truallit të Kakomesë për shoqërinë “Riviera” nga ana e ALUIZNI-t një ditë përpara largimit të Shaban Memies nga kreu i këtij institucioni

Shqipëria, e re dhe tradicionale

Koment NGA AFRIM KRASNIQI Shqipëria, e re dhe tradicionale Javën e kaluar, kur Komisionieri i BE-së për Zgjerimin Stefan Fule mbajti një fjalim në parlamentin shqiptar, ai ndeshi në Shqipëri tjetër politike: palë që dëgjojnë, politikanë që duartrokisnin kritikat, zyrtarë që flisnin për reforma dhe dialog, parlamentarë që konfirmonin klimën e re politike dhe liderë politikë që ngrinin dolli në gostitë zyrtare duke premtuar nyjërjen e mësimeve nga gabimet e të kaluarës. Atë ditë, media e publiku morën frymë: Shqipëria mund të ketë një shans pozitiv për ftesën e anëtarësimit. 24 orë më pas, kur Tirana politike “u çlirua” nga presioni dhe prania e Fyles dhe BE-së, pamë një Shqipëri tjetër, atë tradicionale: palë që akuzonin njëra-tjetrën, fjalor fyes midis dy liderëve kryesorë politikë, mbledhje të dështuara të komisioneve të reformës zgjedhore e institucionale, ultimatum[e] e sulme denigruese të shkallës më të lartë! Media e publiku nuk mund të kishin më dyshim: kjo fytyrë politike tradicionale e Shqipërisë ka qenë, është e do të mbetet edhe më tej penalizuese për çdo projekt madhor integrues dhe përparues të Shqipërisë. Çfarë ndodhi brenda 24 orëve midis Shqipërisë tjetër dhe Shqipërisë tradicionale? Nëse analizoi brendësinë e zhvillimeve nuk ndonjë asgjë e jashtëzakonshme, thjesht palët iu rikthyen kalkulimeve personale politike. Duet se palët u ndodhën në dilemën se cila është më e frytshme: një reformë zgjedhore që krijon besim dhe zgjidh ngërçin njëzet vjeçar apo një KQZ dhe model zgjedhor që mban/jep pushtet pavarësisht votave popullore? Një kryetar i ri shteti që dëshmon maturi, integritet dhe sjellje institucionale gjithëpërfshirëse apo një noter besnik të... ▶ vijon në faqe 5

Del VKM për mbledhjen e borxheve

ERION BRAÇE AKUZA NE KUVEND Del VKM për mbledhjen e borxheve Kompania CE2: Nuk kemi lidhje me qeverinë; jemi kontraktuar me CEZ-in ■■■ TIRANE Genc Kondi Ka ngjallur dje mjaft reagime njoftimi, i dhënë në faqet e Shqiptarja.com, se kompani private janë autorizuar dhe tashmë po grumbullojnë borxhin e keq në emër të shtetit. Në seancën plenare të paradites,... ▶ Faqe 10

“Fundjava Suplementi për argëtim”

Elda Muço, shqiptarja e Shtëpisë së Bardhë, që përzgjedh talentet e SHBA ▶ Faqe 13-19

PADIA

▶ Faqe 9 SHISH kërkon tokën e zaptuar te “Shtëpia me gjethe”

MANIFESTIMI

▶ Faqe 20 Dështon parada gay myslimanët miting në shesh për familjen

Ndër miqtë me -

▶ Faqe 4 FUQIA E GOLIDIT NGA ARLINDA ÇAUSHOLLI

LETER-POROSITË

▶ Faqe 9 Akuzat në Itali për trafik droge, gati ekstradimi i Kajollit

SHUHET BALETMAESTRI

▶ Faqe 22-23 Rexhep Demetja: “Jeta e panjohur e artistit Agron Aliaj”