Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E diel, 20-05-2012

KAKOME TE MAFIOZI BULLGAR

Bozhkov, pas 30-vjeçarit që bleu pronën ZBARDHEN DOKUMENTET / Kompania bullgare hyri në Shqipëri për ndërtim rrugësh Blerësi 30-vjeçar, përfaqësues i “Balkan Roads”. Kompania mëmë njihet për keq nga kabllogramet amerikane. Pronari akuzohet për pastrim parash, mashtrime me privatizime, kërcënime dhe vënie gjobash Lajmi Pas blerësit 30-vjeçar të gjirit të Kakomesë, Jeko Kolev, fshihet njëri prej personazheve më në zë të biznesit dhe krimit në Bullgari, Vasil Krumov Bozhkov, i cili, sipas kabllogrameve të ish-ambasadorit amerikan në Sofje, zbuluara nga Wikileaks, është një prej gangsterëve bullgarë, me një pasuri rreth 1.5 miliardë dollarë. TIRANE Pas blerësit zyrtar të 29 hektarëve tokë në bregdetin e Gjirit të Kakomesë, fshihet një emër i përfolur për lidhje me krimin e organizuar. Nëse në letrat e kontratës së shitjes së 23 marsit 2012 te 290 mijë metrave katrorë... vijon në faqe 2-3 Në foto: Vasil Bozhkov, i akuzuar nga Wikileaks për kërcënime dhe vënie gjobash dhe faksimile të pronësisë së tij në “Balkan Roads” që ka shtrirë aktivitetin edhe në Shqipëri
Vasil Krumov Bozhkov Jeko Kolev Lutaj Kakome Shqipëri Bullgari Sofje Tiranë

Kështu foli Arvizu

NGA ENTON ABILEKAJ Kështu foli Arvizu Mijëra komente mbushën faqet e internetit dhe blogjet pas intervistës së ambasadorit amerikan në emisionin Zonë e Lirë. Niste e thjeshtë të kuptohej si ishte pritur intervista nga qëndrimet e komentueseve, kryesisht anonimë dhe partia[k?]. “Presidenti i zgjedhur me 71 vota do të pranohej, por do të quhej një shans i humbur”, tha Arvizu. Pjesa e parë e fjalisë nuk i shqetësoi opozitarët, pjesa e dytë pushtetarëve. Vlerësimi për kandidaturën e Nanos gjeti komente negative, edhe nga mbështetësit e Ramës, edhe nga ata të Berishës. Këta të fundit ishin shumë të zemëruar që ambasadori kishte “ndërruar qëndrim”, pasi u shpreh kundër një presidenti të imponuar nga mazhoranca dhe skeptik për kandidaturën e Jozefina Topallit. Lufta kibernetike, që dominoi natën e së premtes dhe gjithë ditën e djeshme, konfirmoi ndarjen e madhe të shkaktuar nga konflikti politik. Ndarja nuk mund të mos reflektohet në procesin e zgjedhjes së presidentit që do të fillojë javës që vjen. Brenda parlamentit kanë filluar lëvizje të mëdha. Edhe deputetët e vetmuar tashmë ndjejnë të kenë rëndësinë e një partie politike, për shkak të ofertave që u vijnë nga të gjitha krahët. Presidenti sa vijojnë dhe shtohen mes partive të koalicionit jonatyral qeverisës, që mesa duket po shkon drejt fundit, Të gjithë faktorët, parlamentarë ose jo, janë kapur nga mania e protagonizmit. Pavarësisht thirrjeve për president konsensual që vijnë nga PS, LSI dhe parti të tjera opozitare, të gjitha palët po bëhen gati për një zgjidhje force, për... vijon në faqe 7
Rama Berisha Jozefina Topalli Enton Abilekaj Topi

Topi dhe deputetët, tifozë në stadiumin e Mynihut

Presidenti nga SHBA drejt e në finalen Bajern-Çelsi. Me të, Paloka, Harasani e Balla FINALJA E LIGES SE KAMPIONEVE TIRANE JAKIN MARENA Presidenti Topi, tre deputetët Harasani, Paloka dhe Balla si dhe biznesmenë e zyrtarë të lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit kanë... Faqe 5
Paloka Balla Jakin Marena SHBA Mynih Tiranë

Deputeti Lutaj kundër PS: Gaboi me ligjin për kufijtë

SHKELJET Faqe 7 Deputeti Lutaj kundër PS: Gaboi me ligjin për kufijtë
Arvizu

NERANXI

… gjithmonë një hap përpara… Erëza dhe fruta të thata Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, km. 7, Xhyshek Tiranë; Tel: 042 406 500; 042 406 501; Fax 042 406 502; e-mail: neranxi@neranxi.com; web: www.neranxi.com
Tiranë-Durrës Tiranë

KREDI PËR SHTËPI

Është koha për shtëpinë tuaj! • Financim i shpejtë • Norma interesi shumë të favorshme • në LEK fibro 12 muaj + 2.5% (min 9%) • në EUR euribor 12 muaj + 5% (min 6.9%) TIRANA BANK tani mundesh