Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E martë, 22-05-2012

DHIMBJE DHE LOT

13 studentë të vdekur, 20 të plagosur AKSIDENTI TRAJIK/ Në orën 16.15 autobuzi me nxënës të Universitetit të Elbasanit bie nga 100 metra lartësi 12 vajza në spitalin Ushtarak në gjendje shumë të rëndë. Mjeku: Po i kaluan 24 orët e ardhshme mund të shpëtojnë. Studentet po shkonin për ekspeditë turistike në Sarandë Lajmi Një autobus me studentë universitetit të Elbasanit ra dje në një greminë në afërsi të Himarës, duke sjellë vdekjen të paktën 13 studentëve e gjithë shoferin e autobuzit dhe 20 të plagosur rëndë. Viktimat ishin duke u kthyer nga një ekspeditë mësimore, kur mjeti devijoi nga rruga, duke rënë 80 metra poshtë. Megjithatë dje në mesnatë pati përplase shifrash ndërkohë dhe nga ministria e Shëndetësisë u fol për 14 të vdekur. TIRANË FERNADA CENKO Ekspedita në “kërkim të fjalës” e studentëve të Universitetit të Elbasanit ka shënuar tragjedinë kombëtare. 13 të vdekur dhe 20 të plagosur ka qenë bilanci pas rënies së autobuzit në vendin e quajtur Ura e Vishës. Autobusi me targë EL 2274 B që drejtohej nga shoferi 55-vjeçar, Pellumb Çela, ka... ► vijon në faqe 2-5
Fernada Cenko Pellumb Çela Elbasan Himarë Sarandë Tiranë Ura E Vishës

Profesori: Ju rrëfej sesi pashë vajzat që ngecën poshtë autobuzit

Motra e Aurora Mollës: Nuk e gjej time motër te të plagosurit
Aurora Mollës

Në foto: [1] Autobusi i rrëzuar dje në Himarë. [2] Studentë e plagosura në Spitalin Ushtarak. [3] Studentë të U.E. duke ndezur qiri për shokët e tyre të vdekur në të aksidentuar. [4] Poshtë pamje të kufomave të vendosura në kamionçinë
Himarë

Fatkeqë edhe në fatkeqësi

Editorial NGA ARBEN RROZHANI Në rrugët e Shqipërisë u shënua dje pasdite tragjedia e radhës. Të paktën 14 viktima dhe shumë të tjerë të plagosur. Një dhimbje për shumë familje shqiptare që humbën të dashurit e tyre. Sot është ditë zie dhe qeveria e ka shpallur atë dhe me kaq do të mbyllet edhe një kapitull tjetër tragjik të humbjes së jetëve në Shqipëri. Aksidentet ndodhin kudo, madje me përmasa edhe më tragjike. Në rrugët shqiptare kanë qënë të shumta dhe janë të përditshme dhe këtu, ka pjesën edhe shteti, që nuk i ka dhënë shoferit rrugën dhe sigurinë në të. Ndodhin edhe në vendet e pasura, siç ishte aksidenti i dy muajve më parë, në një tunel të Zvicrës, ku humbën jetën të paktën 22 fëmijë belgë, ndërsa ktheheshin në atdhe. Por ne jemi të varfër dhe fatkeqë edhe në fatkeqësi. Një familje nga Progradeci kërkonte mbremë dëshpërimisht vajzën. Ajo nuk është as në listën e të vdekurve, as të plagosurve dhe as të paidentifikuarve. Vetë Ministria e Brendshme, vetëm gjashtë orë pas aksidentit, postoi në rrjetet e mediave një listë paraprake, ku mungonin disa prej studentëve. Të paktën tre ishin pa identitet, ndërsa ende publiku dhe media nuk kanë një listë të plotë të atyre fatkeqëve që ndërruan jetë në greminë apo në spitalin ushtarak. Është e njëjta paaftësi shtetërore, që nuk ka lidhje me kushtet atmosferike, por me organizimin e organizuar të strukturave... ► vijon në faqe 12
Arben Rrozhani Shqipëri Zvicër Progradeci

A1 REPORT!

së shpejti... TELEVIZIONI MË I RI INFORMATIV NË SHQIPËRI së shpejti... TELEVIZIONI MË I RI INFORMATIV NË SHQIPËRI A1 REPORT! origjina e lajmit...
Shqipëri