23/05/2012
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

23 maj 2012

TRAGJEDIA U PARALAJMËRUA

Policia injoroi kërkesën për kontrollë TRAGJEDIA E HIMARËS/ Shkresa që ekspertët autoteknikë i dërguan në 4 maj Policisë Rrugore Zbulohet dokumenti i shoqatës së ekspertëve autoteknikë për denoncimin që mund të parandalonte tragjedinë e Himarës. Alarmi: Mjetet publike kanë frena të prishura Në foto: Autobuzi i rrëzuar në humnerë në Himarë dy ditë më parë. (djathtas) Faksimile e shoqatës së ekspertëve autoteknik dhe vlerësuesve të dëmeve të Shqipërisë ku kërkohej kontroll i menjëhershëm i autobuzëve Speciale 2-12

Familjet e viktimave “refuzojnë” Universitetin

Dje homazhet. 13 shtëpi hapën dyert. Dy dasma u “prishën” në verë

Reportazhi nga Himara një ditë pas tragjedisë

Vizitë në shtëpinë e viktimave. Të mbijetuarat: Momentet e tmerrit

Lajmi

Zbulohet korrespondenca mes drejtorit të Policisë Rrugore Vullnet Topalli dhe kryetarit të shoqatës së ekspertëve autoteknikë Gëzim Hoxha. Ky i fundit që më 4 maj ka vënë alarmin se automjetet e transportit publik, qarkullojnë duke mos pasur sistem frenimi dhe për pasojë kanë ndodhur edhe disa aksidente.

Hipokrizia e një dhurimi

Koment NGA GENCI KOJDHELI Hipokrizia e një dhurimi Këtë të hënë në Shqipëri ndodhën dy ngjarje: e para që s’duhet të ndodhë kurrë dhe e dyta që duhet të ndodhë çdo ditë! Të hënën ndodhi një tragjedi cila tronditi tërë kombin dhe shkaktoi shumë dhimbje, trishtim, lot e pezmatim, por qoftë për fatkin se jetës kurrë nuk i dihet, dhe se në mes mund të jetë vullneti i Zotit, apo dora e fatit apo dhe probabiliteti faktet, askush nuk mund të fajësohet apo të marrë përsipër parandalimin e të tilla fatkeqësive në të ardhmen! Ndërkaq, në të njëjtën të hënë, në një shkallë të parë solidariteti human, me qindra njerëz (mes tyre dhe unë) vullnetarisht iu përgjigjën thirrjes për të dhuruar gjak për të plagosurit në aksidentin e Himarës. Televizioni dhe radiot, si dhe gjithë rrjetet sociale në Internet, u mbushën me thirrje për të dhuruar gjak, pasi strukturat spitalore nuk kishin mjaftueshëm për të përballuar emergjencën. Dhe si rrjedhim i angazhimit qytetar, diku në darkën e së hënës, Ministria e Shëndetësisë lajmëroi se nuk kishte nevojë për gjak! Mrekulli, apo jo?! Personalisht jam tepër i indinjuar nga hipokrizia dhe mediokriteti i shoqërisë shqiptare sa i përket dhurimit të gjakut. Të tilla shfaqje solidariteti komunitar fatkeqësisht ndodhin tepër rrallë, dhe në terma shumë cinikë duhet thënë se ua deshën 13 jetë të humbura që për herë të parë të mbushej banka e gjakut në vend! Me gjithë nevojën e madhe për gjak, dhe punën e palodhur të organizatave si Kryqi i Kuq dhe Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, nivelet e dhurimit vullnetar në Shqipëri janë qesharake dhe për t’u ardhur keq, veçanërisht kur mendon se krenar jemi ne shqiptarët për virtytet tona të larta për të ndihmuar të tjerët... vijon në faqje 10

Përdhoset Ismail Qemali

Dështon në Galerinë e Arteve konkursi për tre figurat historike. Akuza mes artistëve SHTATORET PER 100-VJETORIN TIRANE DHURATA HAMZAI Janë skandaloze dhe akoma më qesharake se monumenti për 100- vjetorin e pavarësisë bocetet kushtuar konkursit për realizimin e 3 shtatoreve kushtuar tri figurave të rëndësishme historike Ismail Qemalit, Mbretit... Faqe 20-21

TIRANE ELTON QYNO Shumica e automjeteve të transportit rrugor që qarkullojnë në rrugët e vendit, nuk disponojnë frena, ose sistemi i frenimit të tyre është në kushte tepër të dobëta teknike. Në shumicën e rasteve drejtueseit [?]. Speciale 2-12

PRESIDENTI

Faqe 14 Nard Ndoka: Berisha i ka votat, Edi Rama bëri blof

KRIZA

Faqe 16 Qeveria shton shpenzimet, ul 30 për qind investimet

INTERVISTA

Faqe 19 Fatma Sulaj, një mësuese e mirë në portin e Barit

BIG BROTHER

Faqe 22 Arbër Çepani: Fituesin e show-t ta zgjedhë publiku