Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E premte, 25-05-2012

PD: TOPALLI PER PRESIDENTE

Ikën LSI, shumica vetëm 68 vota NIS GARA/ Deklarata e nënkryetarit të PD-së Astrit Patozi mbrëmë në emisionin “Opinion” Presidenti, votimi i parë në 30 maj. Berisha: I kemi votat për ta zgjedhur. PS: As nga PD, as nga PS. LSI braktis Kuvendin, presion ndaj PD-së. Sot në ora 13.00 takimi Berisha-Meta
Astrit Patozi Berisha Tavo Topalli

Lajmi

Shumica parlamentare ne Kuvend u katandis dje në 68 vota, siç u duk në votimin për ligjin e akcizave. Tre deputetë të LSI-së, Meta, Tavo dhe Koka, si dhe deputeti i PDIU braktisën votimin, duke lënë shumicën pa kuorum. TIRANË FERNADA CENKO Shumica qeverisëse në Kuvend u katandis në 68 vota, dje gjatë votimit për akcizat, duke vënë në dyshim aftësinë e të ashtuquajturës “Aleancë për Integrim” për arritur minimumin e votave, pra 71 që do t’i duhen në raundin e fundit për presidentin e ri. Për të dytën herë brenda pak javëve, një votim për anëtarin e KLD-së, kur deputetët e LSI-së nuk votuan kandidatin e PD-së, Elvis Cefa, duke braktisur seancën... vijon në faqe 2-6
Tavo Koka Fernada Cenko Elvis Cefa Rozario Nadal Tiranë

Rozario Nadal, ish-princesha e divorcuar tani e dashura e Anri Salës

EKSKLUZIVE/ SI U MBAJT E FSHEHTE MODELJA VIP Faqe 22-23 Në foto: (majtas) Mediat spanjolle zbulojnë fotot me Anri Salën në Londër (djathtas) Anri Sala me Rozario Nadal në kinemanë “Millenium”, Tiranë 19/05/2012 Rozario Nadal, ish-princesha e divorcuar tani e dashura e Anri Salës Modelja e preferuar e Valentinos, në Tiranë me artistin shqiptar NGA MIRA KAZHANI Në foto: (majtas) Mediat spanjolle zbulojnë fotot me Anri Salën në Londër (djathtas) Anri Sala me Rozario Nadal në kinemanë “Millenium”, Tiranë 19/05/2012
Anri Sala Valentino Mira Kazhani Afrim Krasniqi Londër Tiranë

KE dhe shansi shqiptar

Koment NGA AFRIM KRASNIQI Rregulli statutor i Këshillit të Evropës është i qartë: çdo vend anëtar, me rotacion 6 mujor dhe mbi bazën e gërmës alfabetike merr drejtimin e Këshillit të Ministrave të KE-së. Shqipëria u pranua anëtare në KE më 1995, vit kur kryesimi i takoi Qipros dhe sot, 17 vjet më vonë, pas Ukrainës e Britanisë së Madhe radha është e Shqipërisë. Në nëntor 2012 drejtimi do t’i kalojë përdit pasues, Andorrës dhe më këtë përbërje të KE-së, radha jonë tjetër drejtuese do t’i takojë në vitin 2035-2036. Kjo praktikë drejtimi me rotacion ka vlera të veçanta besimi e përfaqësimi për 47 vendet anëtare, i bën ato të ndjehen pjesë e vendimmarrjes së rëndësishme dhe aplikohet edhe në organizata të tjera kolektive siç janë BE, OSBE, etj. Pra nuk është një garë ku vlerësohen arritjet dhe aftësia politike e diplomatike, por një “dhuratë” formale që vjen për shkak të anëtarësisë në KE. Natyrisht që radha e drejtimit ministror të KE-së është lajm dhe shans i mirë për çdo qeveri dhe administratë që drejton në periudhën përkatëse. Ky është një rast ideal për një promovim të arritjeve përmes projekteve (ndër) shqiptare në politikën e jashtme, për një rol aktiv të diplomacisë në nxitjen e dialogut politik, bashkëpunimit dhe paqes në rajon e më gjerë, si dhe për rritjen e nivelit të përgjegjësisë dhe seriozitetit të sjelljes së shtetit shqiptar në raport me shtetet e tjera anëtare të KE-së. Në rastin shqiptar është një shans për të lobuar më shumë për Kosovën dhe pozitën shqiptare në rajon, gjë që me... vijon në faqe 7
Esmeralda Keta Shqipëri Qipros Ukrainës Britani Andorrës

Studentët e ‘Kristal’: Na testoni

Çfarë ndodhte dje pas heqjes së licencës. Ekspeditat, sherr për financimet REPORTAZH TE UNIVERSITETI TIRANË ESMERALDA KETA Megjithëse dy ditë më parë, ishte bërë publik një vendim i këshillit të Ministrave, sipas të cilit universitetit “Kristal” i pezullohej për një vit licenca në të gjitha programet e studimit, pedagogë dhe studentët... Faqe 8
Esmeralda Keta Tiranë