VDES PROKURORI
Shuhet Xhevat Hana, po hetonte Remzi Hoxhën
Djali: Shteti nuk do të zbardhë të vërtetën e vrasjes
Akuza e familjarëve: Qeveria refuzoi ndihmën ekonomike për kurimin jashtë shtetit
Lajmi
Prokurori Xhevat Hana ndërroi jetë mbrëmë në moshën 58-vjeçare në një spital në Itali, i pandihmuar nga qeveria shqiptare. Familjarët akuzojnë shtetin dhe Ministrinë e Shëndetësisë për pëshpejtimin e vdekjes së tij.
Në foto:
Rezart Hana (djathtas)
Prokurori Xhevat Hana
■■■ TIRANË
POLI HOXHA
Djali i prokurorit Hana, Rezarti, student në vit të tretë, dega Juridik në universitetin shtetëror, i cili ka vendosur të ndjekë në profesion të atin, në një intervistë ekskluzive për “Shqiptarja.com”, vetëm 3 orë përpara vdekjes së babait, rrëfen sëmundjen e papritur dhe dyshimet e para të familjes, se mos babai i është injektuar sëmundja e rëndë nga faktorët e jashtëm për hir të procesit që po ndiqte, atë ndaj ish funksionarëve të SHIK, të akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha. Ky dyshim i fortë, ju është paraqitur fillimisht mjekëve shqiptarë por ata nuk kanë mundur dot, t'i japin përgjigje. Ndërkohë mjekët italianë janë pas vizitave të para dhe intervistave me prokurorin Hana, kanë njoftuar urgjentisht Antimafien italiane, e cila ka nisur monitorimin e analizave dhe hetimin e dyshimeve. Njëzetenjë vjeçari Hana, i cili sapo është kthyer nga Italia, ku ka qenë pranë të atit, tregon gjithashtu me revoltë kalvarin që familja ka kaluar me Ministrinë e Shëndetësisë,... vijon në faqen 2
Në foto: Rezart Hana (djathtas) Prokurori Xhevat Hana
Hana, ikja e të mirit
Editorial
NGA ARBEN RROZHANI
Hana, ikja e të mirit
Njeri prej përfaqësuesve më të njohur të Akuzës shqiptare dha dje shpirt në një klinikë të Bergamos në Itali, pas një muaji lëngatë. Xhevat Hana nga mbrëmë është një “armik” më pak në listën e tyre që nuk e donin nëpër këmbë dhe që në të gjallë të tij i kishin shtyrë deri në zgrip traumash morale, profesionale dhe shpirtërore. Por për shumë është një mik me M të madhe, që tregon se i miri prandaj qëllohet, sepse nuk mund të jetë kurrë i keq.
Rasti i ish-prokurorit Xhevat Hana është një ilustrim i pastër i asaj se çfarë nëpunësi kërkon shteti aktual. Ai ishte prokurori i duhur, nëse kjo që është në pushtet do të ishte vërtet, “qeveria e duarve të pastra” siç kishte premtuar në 2005, kur erdhi në krye të qeverisë së shqiptarëve. Sepse ai u mor me ato dosje të mëdha dhe përvëluese, hetimi dhe zbardhja e të cilave, do të kishin nderuar dhe bërë dinjitoze, çdo qeveri, nëse ajo do të ishte e ndershme. Por jo. Para se të transferohej nga Prokuroria e përgjithshme në fund të vitit 2007, i ndjeri Hana ishte përfaqësuesi i akuzës shqiptare për dosjen korrupive të rrugës Durrës-Kukës, për një korrupsion që mendohet të shkojë në të paktën 220 milionë euro. Transferimi i tij dhe pas mbyllja e dosjes nga Prokuroria e përgjithshme, tregoi vullnetin e munguar të organit të Akuzës për të bërë shembull zyrtarët e lartë që përfitëlleshin në korrupsion, atë që sot të huajt e ngrenë me një shqetësim dhe që është kthyer në modën e... vijon në faqen 3
Rasti i ish-prokurorit Xhevat Hana është një ilustrim i pastër i asaj se çfarë nëpunësi kërkon shteti aktual
Hetim Bashës për sheshin ‘Skënderbej’
Pas denoncimit të PS
NGA ESMERALDA KETA
Faqe 10
Prifti: Video të re për Ilirin dhe Monikën
KORRUPSIONI
Ish-ministri i Ekonomisë thotë se ish-zv.kryeministri nuk i shpëton drejtësisë
JAKIN MARENA
Ish-deputeti i LSI, Dritan Prifti, aktualisht i pavarur ka akuzuar Metën për korrupsion, ndërkohë që ka paralajmëruar se do të bëjë publike një ide tjetër për të. Nga ana e tij, kreu i LSI ka mohuar të ketë pasur mbledhje kryesie, duke deklaruar se do të rikandidojë dhe... vijon në faqen 5
NERANXI
... gjithmonë një hap përpara...
Lëndë të para për restorante, piceri, kreperi dhe fast food.
Intervista e Arvizu: Fitorja e opozitës, e mirë për vendin
Faqe 4
Sekretet e qeverisë, Lutaj: Berisha nuk ka besim te ministrat
Faqe 4
Koncesioni, kompania e falimentuar merr HEC-ine Shalës
Faqe 6
Ekonomia në 2012-ën biznesi kundër Berishës: Ka krizë
Faqe 7
Raporti për zgjedhjet vendore nëpër komuna: PD, parti fshatare
Faqe 9
Analiza e “Limes”: Ballkan, Censuset 2011, llogaritë nuk dalin
Faqe 11