Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E shtunë, 02-06-2012

MBRETERINE E ZAPTUAN “Kryqi i Kuq e mori Pallatin e Princeshave nga Italia”

PRONAT/ Reagon zëdhënësi i Oborrit Mbretëror Sulejman Gjana Princ Leka II kërkon pronën pranë Kuvendit të Shqipërisë. Oborri: “Familja Mbretërore nuk e ka dhuruar pronën. Në 1997, u rimor në mënyrë të çuditshme” Lajmi Ish-pallati i princeshave nuk i është dhuruar Kryqit të Kuq nga familja mbretërore, por nga pushtuesit italianë të cilët sekuestruan objektin. Nënkryetari i Partisë së Legalitetit tregon se me një vendim të çuditshëm, në kohën e demokracisë kjo pronë i është kthyer sërish Kryqit të Kuq, pronarëve të ligjshëm të saj. TIRANE Elton Qyno Ish-pallati i princeshave që ndodhet përballë godinës së parlamentit është kthyer në një konflikt jo vetëm gjyqësor, por edhe deklaratash publike, ku pas pretendimeve të Kryqit të kuq, se objekti është në pronësi të tyre, reagimi vjen nga një anëtar i oborrit mbretëror që tregon se prona i është dhënë Kryqit të Kuq nga pushtuesit… ► vijon në faqe 8
Sulejman Gjana Princ Leka Ii Elton Qyno Tiranë Shqipëri Itali

Rama-deputetëve: President me SMS

KERKESA PER KANDIDATE SMS-ja që u ka shkruar dje deputetëve të PS për kandidatin për president Rama-deputetëve: President me SMS Kreu i PS-së, mbledh kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve parlamentare. Nesër në mesditë takimi Rama-Berisha TIRANE Jakin Marena Kreu i PS Edi Rama mblodhi kryetarët e nënkryetarët e grupeve parlamentare, përfaqësues të PS, të cilëve u ka kërkuar që t’i dërgojnë nga një “SMS” me tekstin me të cilët deputetëve të PS për t’i sjellë deri sot në mesditë nga një emër kandidati për President… ► Faqe 2
Edi Rama Jakin Marena Berisha Tiranë

Të burgosur nga politika

Koment NGA AFRIM KRASNIQI Të burgosur nga politika Dje ishte 1 qershori, dita zyrtare e fëmijëve, - dita kur shoqëria kthen sytë dhe vëmendjen nga problemet e shumta me të cilat përballen fëmijët, kushtet e jetesës, edukimit, shëndetit dhe përkujdesjes familjare të tyre. Në Tiranë dhe në qytetet tona kryesore u organizuan disa dhjetëra aktivitete “fëmijësh”, me një ndryshim nga praktika evropiane: ato nuk ishin për fëmijët, por shumica e tyre u inskenuan nga politika me përdorimin e fëmijëve si fasadë. Kushdo që kaloi dje paradite përpara Pallatit të Kongreseve pa e dëgjoi prova muzikore, këngë e thirrje të vazhdueshme me megafon që paralajmëronin se pas pak në mesin e tyre do të ishte një Prof. Dr. që është kryeministër, një zyrtare tjetër që drejton parlamentin, një tjetër që ka zënë vend në Ministrinë e Punës, etj. Nuk pati vjersha e këngë për abetaren dhe as për personazhe fëmijësh, nuk pati personazhe cirku as humori femëror, nuk pati lëvdata për fëmijët e talentuar në mësim dhe as krijimtari të tyre, - thjesht e vetëm, një skenar burëror me këngë folklorike, luftime e himn kombëtar në pritje dyorëshe për të parin e partisë së parë në vend. Një reminishencë që na kujton periudhën që patëm menduar se lamë pas në 1990. Kryelajmi e medies dje për 1 qershorin ishin fjalimet e kryetarit të partisë në qeveri, pastaj të atij në opozitë, pastaj të deputetëve të partisë në parlament, pastaj të ministrit të partisë, pastaj të kryetarit të partisë në bashki dhe në fund si zakonisht edhe aktivitetet “humanitare” të bashkëshorteve të shumicës prej tyre. Kaq. Si përherë, si çdo ditë, si për gjithçka. Edhe ditën më parë ku në Himarë na ndodhi tragjedia me helikopterin e parë spitalor nuk shkuan në vendngjarje mjekët, por vetë ministrat dhe kryeparlamentarja. Në spitalin ushtarak nuk shkuan të parët ekipet mjekësore, vullnetarët e dhurimit të gjakut apo donatorët e… ► vijon në faqe 6
Afrim Krasniqi Tiranë Himarë Pallatit Të Kongreseve

MONUMENTET Pastrohet nga plehrat, zbulohen relike në Kalanë e Tepelenës

MONUMENTET ► Faqe 21 Pastrohet nga plehrat, zbulohen relike në Kalanë e Tepelenës
Tepelenë

NERANXI

1991 ... gjithmonë një hap përpara... Shurupe për koktelet dhe likerëra për bare dhe restorante Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km 7, Yzberisht Tiranë; Tel: 042 406 500; 042 406 501; Fax 042 406 502; e-mail: neranxi@neranxi.com: www.neranxi.com
Tiranë Durrës Yzberisht