Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E mërkurë, 20-06-2012

DHUNA E POLICISË, JA FOTOT

ABUZIMI ME DETYRËN / Uniformat blu të komisariatit numër 2 përgjaken të rinjtë DHUNA E POLICISË, JA FOTOT “Pesë efektivët na rrahën në lokal” Prokuroria e Tiranës kërkon pezullim për pesë policët. U denoncuan nga Avokati i Popullit. Viktimat e dhunës përfunduan në spital, njëri rëndë. Dëshmia e operadores së policisë që rrëzoi alibinë e policëve Lajmi Zbardhen fotot ekskluzive të dosjes hetimore të prokurorisë. Pesë policë të komisariatit nr.2 në kryeqytet akuzohen për ushtrim dhune dhe torturë, ndërsa prokurori kërkon pezullim nga detyra. TIRANE HABJON HASANI Prokuroria e Tiranës ka dorëzuar dje në gjykatë materialet hetimore për pesë policë të komisariatit nr. 2 të kryeqytetit dhe kërkon pezullimin e tyre të menjëhershëm nga detyra. Hetimet e prokurorisë kanë nisur pas denoncimit të Avokatit të Popullit të një historie që zë fill me datën 18 shkurt kur katër persona u dërguan me plagë të rënda në mjediset e komisariatit nr. 2 të policisë. Për këtë shoqërim u njoftua Avokati i Popullit dhe inspektorët e këtij... vijon në faqe 11 Në foto: Grand Frroku, njëri prej shtetasve të dhunuar nga policia
Habjon Hasani Grand Frroku Avokati i Popullit Tiranë

Basha për Liqenin

Një kafe me... NGA ANILA BASHA Basha për Liqenin Kur mungon gjatë dhe nuk shkon për një kafe te kryeministri, kujtohet ai. Ndaj më erdhën mesazhe të shumta se pse e kisha bojkotuar. Nga blogu në shqiptarja.com, pashë se kur e kisha takuar më në fund dhe më rezultoi se kisha kaluar një muaj. Unisa. Këtë radhë, do të ngrija shqetësimin për një çështje, jo të qeverisjes a politikës, por të bashkisë së qytetarëve të Tiranës. E sikurse e dimë se Lulzim Basha në të shumtën e kohës këshillohet nga kryeministri, më mirë të flisja me doktorin, sesa me kryetarin e bashkisë. Unë – Mirëdita zoti kryeministër. Ai – Eja Anila. Po tani s’keni ç’shkruani as për presidentin, se gjithëçka mbaroi. Unë – E di zoti kryeministër. Por kam ardhur të të ngre shqetësimin e shumë intelektualëve, në mënyrë të veçantë të Forumit të Trashëgimisë, për masakrën që po bëhet te Parku i Liqenit Artificial. Ju do të më thoni se ç’punë keni ju me Parkun, kur kryetar bashkie është Luli. E institucionalisht, kjo është siç e thoni ju, por praktikisht, është kështu sikurse do t’ua parashtroj unë. Askush në opinionin publik nuk e mori vesh zyrtarisht arsyen e vërtetë pse po shkatërrohet Parku i Liqenit artificial, në rrugën e Elbasanit, dhe që sipas thashethemeve që vazhdojnë në ambientet intelektuale të Tiranës, do të prekë edhe rrethimin e Pallatit të Brigadave. Ndoshta ju do të thoni se zhvillimi i zonave mund të prekë edhe parqe apo vende të... vijon në faqe 7
Anila Basha Lulzim Basha Luli Genc Kondi Tiranë Parku i Liqenit Artificial Rruga E Elbasanit Pallati i Brigadave

Noteria, në fuqi tarifat e reja për shtëpitë apo makinat

SHTRENJTOHEN GATI DY HERË Noteria, në fuqi tarifat e reja për shtëpitë apo makinat Ndryshojnë çmimet për noterizimin e shit-blerjes së pasurive TIRANE GENC KONDI Ndryshojnë tarifat e noterëve, me një urdhër të lëshuar nga ministri i Drejtësisë Eduard Halimi... Faqe 8
Eduard Halimi Tiranë

Ekspres Bingo

TELE BINGO SHQIPTARE Rezultati i shorteut të datës 19 Qershor 2012 luajtur në TV Klan Numrat fitues i lexoni në faqen 12

RAPORTI

KLSH: 2 mln euro dëme për ‘Belle Air’ dhe ‘Albanian Airlines’ KLSH: 2 mln euro dëme për ‘Belle Air’ dhe ‘Albanian Airlines’ Faqe 9

SUPLEMENTI

Dita e refugjatit, në 2011 u shtuan edhe 800 mijë të tjerë Dita e refugjatit, në 2011 u shtuan edhe 800 mijë të tjerë Faqe 13-16