21/06/2012
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

21 qershor 2012

SMS PER GJYQTARIN: TE VRASIM GRUAN E VAJZEN

INTERVISTA/ Kreu i togave të Vlorës: Presioni për një çështje që e kisha në shqyrtim Artur Malaj: Mesazhin nuk ia tregova familjes, vetëm policisë. Kërcënuesi Mentor Mustafaraj u dënua në 2011 për kallëzim të rremë, sajoi korrupsionin 30 mijë euro ndaj një gjyqtari Lajmi Mentor Mustafaraj, ka kërcënuar me vrasjen e vajzës dhe të gruas së tij, për shkak se kryegjyqtari Artur Malaj gjykonte një çështje civile të shokut të Mustafarajt, shtetasit Astrit Alushi. Kërcënimi ka ardhur nëpërmjet një SMS-je, ku pas denoncimit në polici brenda një jave është bërë identifikimi dhe arrestimi i Mustafaraj, i cili njihet në Vlorë si person me precedentë penalë. TIRANE ELTON QYNO Kam për tju vrarë vajzën dhe gruan nëse nuk i jepni zgjidhje si i takon çështjes”. Ky është teksti që Mentor Mustafaraj ia ka dërguar kryetarit të Gjykatës së Vlorës, Artur Malaj, i cili kishte në gjykim një çështje civile të regjistruar… Vijon në faqe 3 Në foto: Kryegjyqtari i Vlorës, Artur Malaj (lart) faksimile e vendimit të gjykatës ku tregohet skema e kallëzimit të rremë dhe dënimi me 6 muaj burg të të arrestuarit nga policia e Vlorës Mentor Mustafaraj Në foto: Kryegjyqtari i Vlorës, Artur Malaj (lart) faksimile e vendimit të gjykatës ku tregohet skema e kallëzimit të rremë dhe dënimi me 6 muaj burg të të arrestuarit nga policia e Vlorës Mentor Mustafaraj

Në spiralen e shtetit të dështuar

Koment NGA GENCI KODHELI Dje policia e Beratit prangosi kryeplakun e fshatit Rërëz dhe nisi ndjekjen penale për kryekomunarin e Kutallisë, pasi në territorin e komunës u gjetën 170 rrënjë kanabis. Deri këtu lajm s’ka asgjë nga sa më lart s’duhet të përbëjë lajm. Sipas legjislacionit, kryetarët e njësive vendore kanë përgjegjësi dhe duhet të raportojnë mbjelljen e kanabisit, e nëse s’e bëjnë, mbajnë përgjegjësi penale. Ajo që sigurisht çudit shumkënd në këtë vend është efektiviteti i zellshëm dhe gatishmëria e strukturave policore në Berat për të arrestuar një kryeplak e për të vënë në ndjekje penale një kryetar komune (që si për rastësi rezulton të jetë zgjedhur nën logon e Partisë Socialiste), pasi, policia sigurisht që ka bërë detyrën, por ndërkaq 70 km më në jug të Kutallisë, në komunën e Lazaratit, (që si për rastësi është bastion i Partisë Demokratike), policia as nuk guxon të hyjë në fshatin më të famshëm të Shqipërisë, prej nga dalin tonelata me kanabis, e prej të cilave policia tek tuk ndalon ndonjë ngarkesë të vogël. Në mënyrë pikëlluese sa i përket seriozitetit dhe forcës së shtetit që dorëzohet turpshëm përpara aktivitetit kriminal, dhe jetët amatoreske sa i përket përpjekjes operacionale se si i Vijon në faqe 6

Nano: Humba presidentin, fitoj PS-në

ISH-KRYEMINISTRI FLET PAS GARES Kandidati i vetëshpallur sulm Ramës. Garë në parti ose listë paralele deputetësh TIRANE BLENDI FEVZIU Ish-kryetari i PS, Fatos Nano në intervistën në “Opinion” me Blendi Fevziun është shprehur se nuk do të pranonte në PS, apo nëse nuk rrezon kryetarin e PS... Faqe 6-7

“Almedicus” Suplementi për mjekësinë

Infarkti në zemër, ja shkaqet, si të parandalohet dhe të kurohet Faqe 13-20

OFERTAT

Thellohet skandali i lotarisë, edhe turqit denoncojnë kushtet Faqe 9

DESHMIA

21 janari, Hekuran Deda u vra kur po ndizte cigaren Faqe 10

DREJTORI I IMK

Baçe: Të prishet rrethimi i Pallatit të Brigadave, s’ka vlerë Faqe 12

TAKIMET

Faqe 4 Rama në Bruksel: Mos na penalizoni për hyrjen në BE

INTERVISTA

Faqe 22 Gjergj Bojaxhi: Pas Everestit, sfida do të jetë Argjentina

DOKUMENTET

Faqe 21 Esad Pasha Ismail Qemalit në 1913: Ti je tradhëtari