Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E shtunë, 14-07-2012

DËSHMORËT, ENVER HOXHA FALSIFIKOI HISTORINË

TE RENET NE LUFTE/ Historianë e gazetarë në zbardhjen e të vërtetës së historike Vasfi Baruti: Sipas statistikave ishin 1141 dëshmorë në 1946. Fevziu: Jo, janë 4638 dëshmorë sipas varreve të ministrisë së Punëve Publike. Komunizmi falsifikoi : Janë 28 mijë dëshmorë. Shqiptarja.com zbardh debatet
Enver Hoxha Topalli Blendi Fevziu

Lajmi

Një citim i Blendi Fevziut në “Shqiptarja.com” se janë vetëm 4638 dëshmorë ka provokuar debat me historianët e komunizmit që mbrojnë tezën e 28 mijë dëshmorëve në korrespodencë me një të vërtetë për metër katrorë sipas propagandës së sistemit komunist. Aleksandër Meksi dhe Dashamir Shehi i afrohen shifrës së pohuar nga Fevziu, ndërsa Dr. Vasfi Baruti sjell në “Shqiptarja.com” dokumente origjinale të 1946-s ku shifra e dëshmorëve të shpallur me ligj është 1141.
Afrim Krasniqi Aleksandër Meksi Sali Berisha Topalli

TIRANË

DHURATA HAMZAI Gazetari Blendi Fevziu në intervisten e një dite më parë për “Shqiptarja.com”, “Rishkrimi i historisë, tradhtarë e patriotë”, e çerdhi në valën e debateve dhe replikave për orientimet e... ▸ vijon në faqe 7 Kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e Kuvendit Topalli duke vizituar pavionin e viktimave të komunizmit në Muzeun Historik
Afrim Krasniqi Sali Berisha Ristani Tiranë

Dritëhijet e marrëveshjes

Koment NGA AFRIM KRASNIQI Dritëhijet e marrëveshjes Pas 8 muajsh “negociata” dy partitë kryesore, PD dhe PS, kanë rënë dakord për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Nga marrëveshje fituan dy palët, secila mendon se ka arritur objektivat partiake dhe formalisht ka përmbushur edhe detyrimin ligjor të parlamentit. Marrëveshja u përshëndet nga institucionet, nga OSBE dhe aktorët të tjerë diplomatikë e vendorë. Dhe kështu, duket se ndodhemi, siç u tha në seancën e fundit parlamentare, përpara një ngjarjeje historike. Gotat e shampanjës janë bërë gati, të enjten e ardhshme finalizohen me votim formal në parlament. “Nga të gjitha dashuritë ajo politike e ka jetën më të shkurtër”. E thënë nga Dahrendorf në mesin e viteve ’90, gjetja e tij duket se i përshtatet tërësisht edhe realitetit politik shqiptar. Kjo është marrëveshja e 16 zgjedhore midis PD-PS në 21 vjet, nga të cilat vetëm 1 është zbatuar, ajo e vitit 1992. Atëherë pritej rotacion pushteti, kishim një qeveri teknike, zgjedhjet thuajse organizoheshin nga institucionet ndërkombëtare, qytetarët masivisht mbështesnin ndryshimin dhe diferenca e mbështetjes midis palëve ishte ekstremisht e madhe. Që atëherë çdo marrëveshje ka... ▸ vijon në faqe 6
Fernada Cenko Dahrendorf

Ristani, drejt Gjykatës së Lartë

SHPËRBLIMI PER ZGJEDHJET Qeveria ndryshon ligjin për gjykatën, projektohet kandidatura e kreut të KQZ-së TIRANË FERNADA CENKO Qeveria po shpërblen kreun aktual të KQZ-së, duke e kandiduar për anëtar të Gjykatës së Lartë, pas mbarimit të mandatit në tetor. Sipas ndryshimeve në projektligjin për... ▸ Faqe 2-3
Ristani Fernada Cenko Tiranë

NERANXI

group ...gjithmonë një hap përpara... Patatina Nachos dhe Meksikane shoqëruar me salcat dhe djathin përkatës Adresa: Autostrada Tirane- Durres, km 7, Yrshek Tirane; Tel: 042 406 500. 042 406 501; Fax 042 406 502 ; e-mail: neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com
Tiranë Durrës Yrshek