Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E mërkurë, 18-07-2012

ANTI-PERGJUES NE SELINE E PS

Frika, bllokohen valët e celularëve APARATURA/ Zhduket sinjali telefonik gjatë mbledhjes së grupit parlamentar Alarimi për përgjimin e celularëve, opozita instalon pajisjen që bllokon thirrjet. Rama: Imami po na përgjon. Ish-shefi i SHISH, Fatos Klosi: Përdoret pajisje e bllokimit të valëve, si në provimet e universiteteve Lajmi Gjatë mbledhjes së djeshme të grupit parlamentar të PS në selinë rozë:s'ka pasur valë telefonike, duke bllokuar në këtë mënyrë komunikimin me celular. Ndërkohë që kreu socialist Rama ka akuzuar ministrinë e Mbrojtjes se përmes një aparature të blerë vitin e kaluar po përgjon opozitën e ambasadorët, duke shkelur Kushtetutën. TIRANE JAKIN MARENA Akuzat e forta të kryetarit socialist Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS se Shërbimi Informativ i Ushtrisë po përgjon opozitën dhe ambasadorët, me sa duket janë shoqëruar dhe me kundërmasa nga... vijon në faqe 2-3 Në foto: I kryetari I PS-së Edi Rama Në foto: I kryetari I PS-së Edi Rama
Edi Rama Fatos Klosi Imami Jakin Marena Tiranë

Arvizu me gazetarët: Duhet transparencë për Parkun

TAKIMI Faqe 15 Arvizu me gazetarët: Duhet transparencë për Parkun
Arvizu

Heshtja propagandistike

Koment NGA PREÇ ZOGAJ Heshtja propagandistike Hahaha! Kryeministri i Shqipërisë qenka dërrmuar nga heshtja “frri ti, të flas unë”, me fjalë të tjera paskë leju heshtjen të flasë dhe vetë qenka tërhequr në meditím dhe faqe si në ato ashramet e Indisë, si e kishte zakon Mahatma Gandi apo siç e bënin dhe e bëjnë herëpas here politikanët europianë të erës moderne, Zhak Zhirak, përshembull kur ishte President i Francës. Po ç’qeshim me të madhe sepse askush në Shqipëri nuk e kishte vënë re një gjë të tillë, askush nuk kishte konstatuar se kryeministri po mbante heshtje shtypi. Veç kur e tha vetë në një konferencë me gazetarët. Publiku e ka parë edhe gjatë qershorit e korrikut, si gjithmonë prej shumë vitesh, duke folur live apo në kronika të përsëritura në një dyzinë ekranësh njëherësh, herë gjatë e herë shkurt, sot në mbledhjen e grupit parlamentar, nesër në mbledhjen e qeverisë, pasnesër në seancën e Kuvendit, tjetërpasnesër në konferenca, seminare, takime, pritje, udhëtime, përurime, inspektime, etje etje, në mbledhjen e qeverisë se vogël përsëri, në mbledhjet e komiteteve ndërministrore, duke dhënë vazhdimisht lajme të mira dhe dhënie për vendin që nuk përparon më dhe për popullin që gdhíhet përditë e më hollë nga paraët dhe plenga. Nuk kam mbajtur dhe as kam ndëmend të mbaj shënime për një gjë tashmë të pakuptimtë, po ma merr mendja se nuk ka ditë të vitit që të mos flasë në televizion apo në gazeta ky kryeministër. Ndërkaq e them me siguri se nuk ka kryeministër në... vijon në faqe 8
Preç Zogaj Mahatma Gandi Zhak Zhirak Shqipëri Indisë Francë

Barnat serbe janë të pasigurta në farmacitë tona 15 ilaçe

ALARMI NGA AGJENCIA AMERIKANE Barnat serbe janë të pasigurta në farmacitë tona 15 ilaçe “Hemofarm”, sjell në Shqipëri ilaçe për të moshuar dhe fëmijë TIRANE ESMERALDA KETA Barnat e serbëve të “Hemofarm” nuk janë të sigurta. FDA, agjencia amerikane e merret me monitorimin... Faqe 9
Esmeralda Keta Shqipëri Tiranë

Ekspres Bingo

BINGO SHQIPTARE Rezultati i shorteut të datës 17 Korrik 2012 luajtur në TV Klan Numrat fitues i lexoni në faqen 12

Ekspres Bingo Çmime pafund, mbyllet sezoni i parë

Ekspres Bingo Çmime pafund, mbyllet sezoni i parë Faqe 12

TELEVIZIONI MË I RI INFORMATIV NË SHQIPËRI

A1 REPORT! origjina e lajmit... TELEVIZIONI MË I RI INFORMATIV NË SHQIPËRI A1 REPORT! origjina e lajmit...
Shqipëri

NERANXI

... gjithmonë një hap përpara... Erëza dhe fruta të thata Adresa: Autostrada Tirane- Durres, km. 7, Yzberisht Tirane; Tel: 042 406 500 042 406 501; Fax 042 406 502 e-mail: naranxi@neranxi.com www.neranxi.com
Tiranë Durrës Yzberisht