GARDA BRAKTIS TOPIN USHTARËT HIQEN NATEN
Largohen 8 efektivë. Pa mbrojtje banesa e ish-presidentit te “Kodra e Priftit”
Tre orë pas largimit nga presidenca, mbetet vetëm një gardist në hyrje të vilës “Etna”. Rrëfimi i fqinjit për largimin e kabinave. Dje dita e parë e Nishanit president. Spastrohet stafi i Topit
Lajmi
Ish-presidentit Bamir Topi i është hequr mbrojtja nga garda, vetëm tre orë pasi kishte lënë selinë e Presidencës, mbrëmjen e 24 korrikut, ndërsa nga net roje në vilën e tij te “Kodra e Priftit” mbeti vetëm një roje te dera kryesore e banesës.
■■■ TIRANE FERNADA CENKO Vetëm pak orë pasi Bamir Topi dorëzonte detyrën e kreut të shtetit, Garda e republikës nxitoi që t’i hiqte masat e sigurisë që kishin shoqëruar vilën e ish-presidentit te “Kodra e Priftit”. Operacioni është kryer rreth orës 22.00 të 24 korrikut, ndërsa ish-presidenti i shoqëruar nga bashkëshortja, po darkonte me miqtë te një restorant pranë Fakultetit Histori-Filologji. Nga nëntë kabina që ishin vënë prej 5 vitesh rrotull vilës presidenciale, dje në mëngjes kishin mbetur vetëm dy të tilla dhe vetëm njëra ishte një punonjës i gardës, që siguronte hyrjen e banesës. Mëngjesi i djeshëm ishte i qetë përreth vilës ETNA, emri i vënë nga bashkimi i emrave të vajzave të tij, Nada dhe Etida. Mbrëmjen e së martës, ishin “korrur” edhe kabinat e tjera ku qëndronte Garda e Republikës,... ► vijon në faqe 2-3
“Mirënjohja” e Durrësit vret dy persona Familjarët e viktimave: Na provokoi
KRIMI NE GOLEM TE PISHAT E BUTA ▶ Faqe 8-9 Ardian Tragaj, i dyshuari për vrasjen e dy personave dhe marrë medalje e mirënjohjes nga kreu i Bashkisë së Durrësit “Mirënjohja” e Durrësit vret dy persona Familjarët e viktimave: Na provokoi Konflikti i pronësisë për resortet turistike dhe zonat e influencës
Nga De Rada te Ali Podrimja
Koment NGA PREÇ ZOGAJ Nga De Rada te Ali Podrimja Midis poetit, poetit arbëresh të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe poetit kosovar të shekullit të njëzet janë rreth dy shekuj distance kohore; dy shekuj histori letërsie me gjithë përparimin dhe evolucionin që ka pësuar edhe në gjuhën shqipe mbretëresha e arteve në pikamje të larmisë tematike, formës, muzikalitet, mjeteve shprehëse... Por ka dy gjëra ku koha duket se ka ngelur në vend për këta dy poetë kombëtarë dhe për të tjerë si ata. ... ► vijon në faqe 6
Basha, Benz luksoz në trotuar
DJE NJE VJETORI SI KRYEBASHKIAK Basha, Benz luksoz në trotuar Automjeti në emër të një ndërtuesi. Opozita: Mashtrimi 12-mujor në bashki ■■■ TIRANE Në këtë 1-vjetor si kreu i bashkisë më të madhe në vend, duket se Lulzim Basha, nuk ka regjistruar vetëm dështime, siç pretendojnë socialistët. Ai ka regjistruar edhe plot arritje. Një e tillë është një makinë e re, superluksoze, vlera e të cilës shkon në... ▶ Faqe 4-5
A jemi apo nuk jemi ilirë?
Koment NGA AURON TARE A jemi apo nuk jemi ilirë? Sa hyn në Doganën Shqiptare të Kakavijës syri të zë në kiosken e policit një poster të madh, ngjitur paksa shtrembër, e shkruar ne anglisht. Në foto e madhe me dy duar që mbajnë një Vazo antike greke shenja e ndalimit më tërheq vëmendjen për ta parë nga afër. Posteri i madh kishte si një Titull shumë domethënës. 'Trashëgimia Kulturore- Identiteti Europian i Shqipërisë' ... ► vijon në faqe 21
“Almedicus” Suplementi për mjekësinë
Kanceri i gjirit, onkologu Shahin Kadare: Vetëkontrolli të nisë që 20 vjeç
▶ Faqe 13-20
PASURIA
▶ Faqe 6 Milionat e Artan Zenelit, votohen sot për në Gjykatë të Lartë
ZGJEDHJET
▶ Faqe 7 Dëshira Subashi: Kreu i KQZ-së sërish në dorën e shumicës
DITA E KATERT
▶ Faqe 9 Korrupsioni këtu ndëshkohet me votë! NGA VALBONA SULÇE
TELEVIZIONI MË I RI INFORMATIV NË SHQIPËRI
A1 REPORT!
origjina e lajmit...
VENDIMI
▶ Faqe 5 Qeveria: Të futen 30 mijë ton plehra plastike dhe metali
PROKURORIA
▶ Faqe 11 Vrasja e Eleni Bashos, pse nuk e fajësojmë Ilian
NERANXI
... gjithmonë një hap përpara... Shurupe për kokteile dhe likerëra për bare dhe restorante Adresa: Autostrada Tirane- Durrës, km 7, Yzberish, Tirane; Tel: 042 406 500; 042 406 001; Fax 042 406 502 e-mail: neranxi@neranxi.com www.neranxi.com