Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E martë, 21-08-2012

VIP-i ITALIAN DHUNOHET PER FLAMURIN SHQIPTAR

Deputeti italian dhe miqtë shqiptarë ndalohen në Korfuz ndërsa lundronin në jahtin me flamur shqiptar. Indinjata e tij për grekët. Erdhi në Tiranë në 2007 për ekstradimin e kriminelëve shqiptarë EKSKLUZIVE/ Aventura e senatorit Alberto Maritati si turist mes ujërave shqiptaro-greke Lajmi Ushtarakët grekë ndaluan Senatorin e Partisë Demokratike Italiane, Alberto Maritati, ndërsa ishte duke lundruar në ujërat greke me një skaf me flamur shqiptar, në shoqërine e një familjeje shqiptare, në drejtim të ishullit Erikousa, ku ka një vilë. Sipas dëshmisë së vetë politikanit italian grekët dyshuan se mjeti shërbente për transport klandestinësh dhe ata reaguan shumë keq pse mjeti lundrues kishte flamur shqiptar. Në foto: Deputeti italian Alberto Maritati (në rreth) pas zbritjes në ishullin e Korfuzit, ku u ndalua nga policia kufitare greke TIRANE Do të ishte vetëm një shëtitje e zakonshme e të dielës me skaf, por për Senatorin e Partisë Demokratike Italiane, Alberto Maritati, përfundoi në... ► vijon në faqe 9
Afrim Krasniqi Korfuz Tiranë Erikousa Ujërave Shqiptaro-Greke

Një sistem korruptiv “meritokracie”

Koment NGA AFRIM KRASNIQI Një sistem korruptiv “meritokracie” Kryefjala e qeverisë aktuale në raport me administratën publike, ashtu si edhe qeverive deri më tani, ka qenë e mbetet premtimi për sjellje ligjore, mbi bazën e meritës dhe aftësisë. Nevoja për një administratë civile efektive, të qëndrueshme dhe të pavarur përbën edhe një nga 12 kriteret e Bashkimit Europian për Shqipërinë. Për shka[k] të kësaj rëndësie pothuajse në çdo fjalim pompoz ministror e parlamentar, në raportet zyrtare të qeverisë në parlament, të qeverisë në takimet me delegacionin e Bashkimit Evropian apo në raport[e] të tjera të sponsorizuara nga buxheti shtetëror dhe donatorët ndërkombëtarë vitet theksi tek arritjet e mëdha në drejtim të forcimit të komponentit të cilësisë dhe meritokracisë në administratën publike. Albia është e thjeshtë: jepen disa shifra kualifikimesh dhe emërimesh, krahasohen me periudhën përpara vitit 2005 dhe kështu krijohet përshtypja se gjithçka është pozitive. Të këtij konteksti propagandistik në jetën reale për çdo qytetar (jo qeveritar) është e qartë se praktikat selektive, fitnesore dhe militante të rekrutimit, promovimit dhe statutit të administratës dhe nëpunësit civil në Shqipëri kanë prodhuar një sistem të mbyllur.... ► vijon në faqe 8
Lisen Bashkurti Shqipëri

Ylli Zyla merr Policinë Ushtarake

DJE PREZANTIMI Ylli Zyla merr Policinë Ushtarake U dorëhoq për tregti armësh, shpërblehet nga Berisha. Do të bëjë sërish përgjime TIRANE HABJON HASANI Ministria e Mbrojtjes ka “ricikluar” me detyrën e Komandantit të Policisë Ushtarake ish kreun e SHIU-t Ylli Zyla, i dorëhequr pas skandalit të implikimit me disa tregtarë armësh.... ► Faqe 2-3
Ylli Zyla Habjon Hasani Niko Peleshi Tiranë

Niko Peleshi: Të gjitha rrugët të sjellin në Korçë

FESTA E BIRRES ► Faqe 17 Niko Peleshi: Të gjitha rrugët të sjellin në Korçë Rrëfimi i kreut të bashkisë për pesë ditët e një feste që i kaloi përmasat lokale
Alberto Maritati Korçë

Arratiset shqiptari nga spitali i burgut grek

RRËMBIMI SPEKTAKOLAR ► Faqe 10 Arratiset shqiptari nga spitali i burgut grek
Grek