04/09/2012
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

4 shtator 2012

S’KA KRIZE PER ZYRTARET, JA EKSTRA RROGAT QE FITOJNE

ZBULOHET VENDIMI/ Shpërblimet nga pjesëmarrja në bordet e kryeministrit dhe ministrave Kryeministri i jep vetes nga 1.2 milionë lekë si kryetar i KRRTRSH-së dhe i Digave të Mëdha Zyrtarët e nivelit të lartë, nga 20 mijë lekë për mbledhje komisionesh dhe këshillash formale Kryeministri i jep vetes nga 1.2 milionë lekë si kryetar i KRRTRSH-së dhe i Digave të Mëdha Zyrtarët e nivelit të lartë, nga 20 mijë lekë për mbledhje komisionesh dhe këshillash formale Lajmi Në kohë krize, ministrat dhe vetë kryeministri vendosin të shtojnë të ardhurat e tyre në bordet e institucioneve shtetërore me honorare që fillojnë nga 50 mijë lekë të vjetra për një seancë, deri në 1.8 milionë lekë në vit, në ato raste kur mbledhjet janë të përmuajshme. Berisha figuron, veç si kryetar bordi i Rregullimit të Territorit të Republikës, edhe i bordit të Digave të Mëdha TIRANE Genc Kondi Ndërsa erdhi në pushtet duke kritikuar ashpër praninë e ish-drejtuesve socialiste të shtetit në borde drejtuese të institucioneve, kundrejt pagesës, edhe qeveritarët aktualë nuk kanë hequr për asnjë moment dorë nga honoraret për pjesëmarrjen ... vijon në faqë 2-3

Editorial

NGA ARBEN RROZHANI Fillimi i mbrapshtë Kuvendi i Shqipërisë nisi dje sesionin e ri parlamentar, në mënyrën më të padenjë dhe me vijimin më të talljes, që mund të pritej. Ndërsa duhej të ishte çelja e siparit të një stine të re politike, të paktën për dy forcat e mëdha politike PD dhe PS, seanca e djeshme plenare dhuroi një zgjatim të seancave të mëparshme. Retorikë luftarake, akuza të ndërsjella, sulme personale dhe kërcënime politike ishin pjesë e fjalimeve të mbajtura nga spikerja e Kuvendit, Topalli dhe kryetarët e grupeve parlamentare të PD dhe PS, respektivisht, Patozi dhe Ruçi. Në një sallë ku mungonte kryeministri i vendit, që po pushon në dy ditë takimesh në resortin slloven të Bledit dhe ku nuk denjuan të vinin shumica e ministrave të kabinetit, nuk u fol asnjë fjalë për krizën ekonomike në vend, për kriminalitetin shokues dhe aksidentet tragjike, për zjarret që kanë shkrumbuar pyjet e vendit. Dhe si për ta mbyllur ditën e parë të shkurtër pas pushimeve të gjata të verës dhe për t’u nisur sërish me pushime, Kuvendi qesharak votoi me vota të djathta dhe të majta, aktin normativ për “ndotjen akustike”. Ishin 112 vota të përziera që të trazojnë stomakun, kur votohet për të bërë një ligj që qeveria e nisi si luftë me “mullinjtë e erës” dhe që e voton tashmë që sezoni turistik ka mbaruar bashkë me zhurmat që shurdhuan të madh e të vogël në këto tre muaj sezoni turistik. Opozita socialiste u bë palë e kësaj maskarade, duke bërë ashtu si qeveria rolin e qorrut dhe të shurdhit, duke mos parë dhe dëgjuar lajmet tronditëse e sot dhe nesër para ndotjes akustike apo ligjit antiduhan, vendi dhe shqiptarët kanë nevojë për bukë, punë dhe rend. Ky ishte fillimi i mbrapshtë, duke lënë shumë pak shpresë për vijimin.

Vizita në Mitrovicë

Majko: U ktheva në shtëpi te familja ime Faqe 6

Media në Kosovë

Vrasësit e Konushevcit ndodhen në Tiranë Faqe 9

Ministri turk

Ahmet Davutoglu: Lidhjet me Shqipërinë Ahmet Davutoglu: Lidhjet me Shqipërinë Faqe 8

MJEKËT

Faqe 11 “Nazime Visha asnjëherë shtatzënë, u dhunua që e vogël” Hetimi: Si trukohen tenderat nga kompanitë private

VENDIMI

Mjekëve, 30 mijë lekë shtesë nëse punojnë në fshat Trageti braktis 2000 udhëtarë në Bari, flenë jashtë Faqe 17 Mjekëve, 30 mijë lekë shtesë nëse punojnë në fshat Trageti braktis 2000 udhëtarë në Bari, flenë jashtë Faqe 10